Wednesday, 3 September 2014

Nëna e Shpëtimit: Anjë njeri nuk e ka autoritetin të lëndoj një njeri tjetër në Emër të Zotit

E Enjte, 21 Gusht 2014, në 16:25

Fëmijët e mi të dashur, kur një njeri e persekuton një tjetër dhe i shkakton atij vuajtje, Fryma e Zotit nuk mund të qëndroj në atë shpirt sepse është i ligu që banon brënda tij. Kur një njeri e persekuton një tjerër, i shkakton atij dëm, si shpirtërisht ashtu dhe fizikisht dhe pastaj i justifikon veprimet e tij, duke thënë se është duke mbrojtur Fjalën e Zotit, dijeni se ky është mëkati më i madh pasi e fyen Hyjninë e Zotit.

Asnjë njeri nuk e ka autoritetin të lëndoj një njeri tjetër në Emër të Zotit pasi kjo kurrë nuk do të ishte falur, apo lejuar, nga Biri im, Jezu Krishti. Ndërsa fatkeqësitë në botë shtohen, po ashtu edhe çdo veprim i shëmtuar do të justifikohet nga ata që janë fajtorë ndaj mëkatit të tmerrshëm kundër Krishtit. Ata do të japin çdo arsye për të justifikuar veprimet e tyre djallëzore dhe asnjë prej tyre nuk do t’i shpëtoj ndëshkimit në Planin e Zotit për Shpengim. Hidhni baltë mbi një tjetër shpirt dhe ai njeri do të duhet të përgjigjet për mëkatet e tij kundër Zotit, Krijimit të Tij dhe çdo fëmije të Tij.

Në këtë kohë të mashtrimit të madh, kur është e vështirë për mëkatarët të dallojnë të drejtën nga e gabuara, është e rëndësishme të kujtoni Fjalët e Birit tim, Jezu Krishtit. Le të hedhi gurin i pari, ai që është pa mëkat. Personi që i shkakton të tjerëve vuajtje të tmerrshme do të gjykohet sipas veprimeve të tij apo të saj.

Ju duhet, në këtë kohë, të luteni për njerëzimin dhe për hiret për të dalluar ndryshimin mes mëkateve, që kryhen kundër njerëzimit, dhe ato kundër Zotit. Mëkati është mëkat, por kur veprat e liga kryhen në Emrin e Shenjtë të Zotit atëherë pasoja të rënda do të ndjekin pas tyre. Ndërsa urrejtja përhapet po ashtu dhe Dashuria e Zotit do të përhapet përmes shpirtrave zemërbutë dhe të përulur, sepse ata mbartin pishtarin e Shpëtimit kundër një hapësire të errët. Vetëm përmes Hirit të Zotit, njeriu mund të shpëtoj nga mëkati dhe do të jetë përmes këtyre shpirtrave, që e duan Zotin pa kushte që shpirtrat e gabuar mund të shpengohen.

Ju duhet të luteni, luteni, luteni për mëkatarët ngado sepse errësira i verbon ata ndaj të Vërtetës. Pa të Vërtetën, bota do të zhytej në errësirë të plotë. Lutuni që ju, bijtë e mi të dashur, të mund t’i bëni ballë ligësisë që mëkati sjell në jetën tuaj. Lutuni për ata që i persekutojnë fëmijët e Zotit, që edhe ata të mund të preken në zemrat e tyre të tregojnë dashuri dhe dhembshuri për të tjerët.

Lutuni për shpëtimin e shpirtrave dhe, në veçanti, ata që e kanë lejuar urrejtjen t’i mjergulloj zemrat e tyre dhe që kanë më shumë nevojë për Mëshirën e Zotit.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht: