Sunday, 28 September 2014

Zoti e ruan Dashurinë e Tij per njeriun përmes familjes

E Djelë, 21 Shtator 2014, në 17:45

Bija Ime e dashur, Zemra Ime i përket të gjitha familjeve dhe është Dëshira Ime ta bekoj çdo familje, të vogël, të mesme apo të madhe në këtë kohë. Kur dashuria është e pranishme brënda familjeve, kjo do të thotë se Fuqia e Zotit është ruajtur, sepse të gjithë fëmijët e Tij i përkasin Atij. Ishte Ai I Cili e krijoi secilin prej tyre.

Zoti e ruan Dashurinë e Tij për njeriun përmes familjes, sepse është brënda rrethanave të tilla që Dashuria e Tij lulëzon natyrshëm. Dashuria e përmbajtur brënda familjeve që janë të bashkuara jep Hire të mëdha sepse, dashuria e pjestarëve të familjes për njëri tjëtrin është një nga Dhuratat më të mëdha nga Zoti. Zoti e përdor dashurinë në familje t’i përhapi krahët e saj, me qëllim që çdo pjesëtar i një familje të dashur do të ndihmoj për ta përhapur këtë dashuri, ngado që ata shkojnë. Po ashtu, kur një familje prishet, kjo do të ketë një efekt të drejtpërdrejt në komunitetin tuaj, shoqërinë tuaj dhe mbi kombet tuaja.

Kur Zoti krijoi Adamin dhe Evën, Ai dëshironte një familje të Vetën, mbi të cilën Ai të hidhte gjithçka. Ai gjithmonë do të përpiqet t’i mbrojë familjet sepse ky është vëndi kur dashuria u zbulua së pari nga njeriu mortor. Kur dashuria lulëzon në familje, po ashtu ajo do të lulëzoj në ato kombe. Për arsyen se dashuria krijohet nga familja, është pikërisht për këtë arsye, që ajo sulmohet nga Satanai. Satanai do të përdori çdo influencë të mundet për t’i infektuar njerëzit që ata të justifikojnë çdo arsye për ta thyer familjen. Ai do të pengoj formimin e familjeve dhe ai do të përpiqet ta ndaloj atë të ribashkohet nëse do të jetë Vullneti I Zotit.

Familja, e lindur prej Dashurisë së Zotit, gjithmonë do të sulmohet nga i ligu. Për të mbrojtur familjen tuaj nga i ligu ju lutem të recitoni këtë Fushatë Lutje.

Fushata e Lutjes (167) Mbroje familjen time

O Hyj, Ati im I Përjetshëm, përmes Hirit të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, të lutem ta mbrosh familjen time, gjatë gjithë kohës, nga i ligu.

Na jep forcën për t’u ngritur mbi qëllimin e të ligut dhe të qëndrojmë të bashkuar në dashurinë tonë për Ty dhe për njëri tjetrin.

Na ruaj përmes çdo sprove dhe vuajtje që mund të durojmë dhe mbaje të gjallë dashurinë që ne kemi për njëri tjetrin me qëllim që të jemi të bashkuar me Jezusin.

Bekoji familjet tona dhe na jep Dhuratën e Dashurisë, madje edhe në kohë vështirësie.

Forcoje dashurinë tonë, që të mund të ndajmë gëzimin e familjes sonë me të tjerët me qëllim që Dashuria Jote të mund të ndahet me mbarë botën. Amin.

Dijeni se Zoti e krijoi secilin prej jush në Ngjajshmërinë e Tij që kështu Ai të mund të krijonte familjen e përkryer. Të jeni mirënjohës për familjet tuaja sepse është një nga Dhuratat më të mëdha që Ai i ka dhuruar rracës njerëzore. Kur vuajtja mbi këtë tokë të marri fund, dhe kur urrejtja të jetë zhdukur, Zoti do ta bashkoj njerëzimin në një në Atë. Ju do të bëheni të plotë përsëri dhe Familja e Tij do të ketë Jetën e Përjetshme.

Jezusi juaj


Mesazhi origjinal në anglisht: