Kerko Mesazhet ketu

Sunday 9 November 2014

Ata që e kundërshtuan Ardhjen Time të Parë refuzuan ta pranonin Vullnetin e Hyjit

E Premte, 31 Tetor 2014, në 18:25

Bija Ime fort e dashur, Vullneti Im është i gdhendur në gur dhe të gjithë ata që me të vërtetë më duan Mua, do të ndërthuren me Vullnetin Hyjnor të Zotit. Mohojeni Vullnetin Tim dhe ju nuk mund të bëheni të Mitë. Ngrihuni kundër Meje dhe Unë nuk do t’ju lejoj të hyni në Mbretërinë Time, sepse vetëm ata që vijnë tek Unë, në dorëzim të plotë të vullnetit të tyre të lirë me
 të vërtetë mund të thonë se janë të Mitë. Nëse ju nuk jeni prej Meje, si mundem Unë t’i fitoj zemrat tuaja mosmirënjohëse? Ata prej jush që më mallkojnë Mua; që hedhin përçmim mbi ata që e mbajnë Fjalën Time; apo përpiqen të ndërhyjnë me Vullnetin e Shenjtë të Hyjit do të flaken në humnerë; pasi çdo përpjekje për t’ju shpëtuar juve është shteruar.

Kur 
Unë u linda, shumë prej armiqve të Mi shpirtrat e të cilëve ishin të infektuar prej shpirtrave djallëzor, e bënë jetën e Nënës Sime shumë të vështirë. Ata që e persekutuan atë gjatë Kohës Sime në tokë ishin të pavetëdijshëm, në shumë raste, se përse ata ndjenin urrejtje të tillë kundrejt asaj. Por ajo vuajti, në Emrin Tim. Ata që e kundërshtuan Ardhjen Time të Parë, refuzuan ta pranonin Vullnetin e Hyjit, i cili ishte për t’ju dhënë atyre lirinë prej prangave, që ju ishin lidhur rreth kyçeve dhe të vendosura atje prej djajve.

Unë kalova shumë nga Misioni Im në tokë duke larguar shpirtrat djall
ëzor tek të prekurit, si dhe gjithashtu duke mësuar ata që ishin të paditur për Vullnetin e Hyjit. Tani ndërsa Unë pregatitem të vij përsëri, Misioni Im do të jetë madje dhe më i vështirë këtë herë. Të gjithë juve me zemrat e ngurta, që refuzoni të më dëgjoni Mua, Unë ju them këtë. Nëse ju nuk më përkushtoheni me të vërtetë Mua, përmes një jete me lutje dhe përkushtim, ju nuk do ta kryeni këtë udhëtim drejt Jetës së Përjetshme vetëm me besimin tuaj. Ju nuk jeni të bekuar me dije apo njohuri të mjaftueshme për Fjalën Time, për ta shpërfillur Paralajmërimin Tim në këtë kohë. Përse më përçmoni Mua tani? Çfarë besoni se do t’ju bëj të denjë të qëndroni para Meje, kur të më kërkoni Mua jetën e përjetshme? Unë ju them se kokëfortësia juaj ju verbon ndaj të vërtetës së Zbulesës Hyjnore, që jeni duke e dëshmuar përmes këtyre, Mesazheve të Mia Hyjnore për botën.

Shpirtra mosmirnjohës, juve ju mungon njohuria, që me kujdes ju ishte dh
ënë në Biblën më të Shenjtë. Për çdo mësim që ju ishte dhënë, ju nuk keni mësuar asgjë. Krenaria juaj dhe përpjekja juaj për vetë-kënaqësi, më shqetëson Mua. Sytë tuaj nuk mund të shohin dhe, prandaj dhe ju do të jeni të papregatitur për Mua. Për çdo fyerje që ju hidhni mbi ata që flasin të Vërtetën, dhe që e mbështesin Fjalën Time të Shenjtë – pavarësisht nga kundërshtimet prej jush – do t’ju duhet të përballeni me Mua. Pastaj Unë do t’ju kërkoj t’i justifikoni fjalët, punët dhe veprimet tuaja kundër Meje. Ju kurrë nuk mund të thoni se jeni për Mua kur ju më luftoni Mua, përmes Fjalës Sime, e dhënë tek ju prej Mëshirës së Hyjit, I Cili kurrë nuk do të pushoj në Përpjekjen e Tij për t’i shpëtuar shpirtrat tuaj.

Kur ju 
është dhënë Dhurata e shfaqjes private ju e keni të drejtën ta dalloni. Por, ju nuk e keni autoritetin të gjykoni të tjerët apo t’i lëndoni ata, madje edhe kur nuk vijnë nga Unë. Unë, Jezu Krishti, e kam bërë të ditur se njeriu nuk e ka të drejtën të gjykoj ndonjë shpirt. Nëse ju më kundërshtoni Mua, madje edhe nëse ndjeni fyerje drejt profetëve të rremë, Unë do t’ju gjykoj dhe do t’ju ndëshkoj, ashtu si ju i ndëshkuat ata që ju i urrenit. Ju nuk mund ta urreni një person tjetër në Emrin Tim. Nëse ju e urreni një person tjetër atëherë ju e bëni këtë në emër të Satanit. Unë do ta pastroj ligësinë tuaj vetëm kur ju vini dhe më luteni Mua t’ju shpengoj nga një mëkat i tillë. Por shumë prej jush kurrë nuk do ta bëjnë këtë sepse ju e keni vendosur veten tuaj përmbi Mua, dhe për këtë ju do të vuani.

Asnjë mes jush të mos e deklaroj një tjetër shpirt të jetë djallëzor sepse ai, Satani, kënaqet me ata që janë fajtorë, për kryerjen e këtij gabimi. Asnjë prej jush nuk është aq i pastër nga mëkati sa të mund të bëni një gjykim të tillë.

Ai që është prej Meje dhe që me të vërtetë më njeh Mua, kurrë nuk do ta lëndoj një tjetër shpirt në Emrin Tim.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/31/those-who-opposed-my-first-coming-refused-to-accept-the-will-of-god-2/