Kerko Mesazhet ketu

Saturday 15 November 2014

Kur çrregullsia të futet në Kishë ajo shkakton grindje. Dijeni se kjo nuk vjen nga Hyji

E Martë, 4 Nëntor 2014, në 16:33

Bija Ime fort e dashur, Libri i Zbulesës është hapur dhe çdo fletë është duke ju shfaqur botës. Çdo kishë në tokë, që e nderon Hyjin, e ka të vështirë ta ruaj besimin e vet tek Hyji nga brënda radhëve të saj. Çdo kishë është sulmuar dhe është bërë me turp prej atyre që kryejnë mëkate të tmerrshme, nga brënda saj, dhe që më pas i justifikojnë veprimet e tyre, duke i deklaruar ato të jenë Vullneti Hyjit. Asnjë kishë, që mbron Vullnetin e Hyjit, nuk është lënë pa u prekur ku ligësia e ka mbërthyer dhe ku e Vërteta do të zëvendësohet me çdo justifikim për ta mohuar Hyjin në gjithë Lavdinë e Tij. 

Kur çrregullsia të futet në Kishë ajo shkakton grindje. Dijeni se kjo nuk vjen nga Hyji. Kur të futen interpretimet e ndryshme të së Vërtetës, udha që çon tek Ati Im i Përjetshëm është e shtruar me barëra të këqija që shumohen me t
ë shpejt. Kur kjo të ndodhi, këto do të çojnë në një udhë me baltë, që është e pakalueshme. 

Udha drejt Mbretërisë Sime të Përjetshme është bërë e njohur për njerëzimin. Ajo është një udhë e thjeshtë dhe e pastër nga çdo pengesë, kur kaloni përgjatë saj me konfidencë në zemrat tuaja. Armiqtë e Mi gjithmonë do të përpiqen ta bllokojnë udhën tuaj, dhe nëse ju i dëgjoni ngacmimet e tyre, merreni me gënjeshtrat e tyre dhe i lejoni dyshimet ta mjergullojnë gjykimin tuaj, atëherë ju do ta keni këtë udhëtim një torturë. 

Fjala e Hyjit qëndron tani ashtu si gjithmonë ka qënë, dhe 10 Urdhërimet janë të qarta – ato kurrë nuk do të ndryshojnë.
Udha tek Hyji është q
ë të qëndroni të palëkundur në çfarë Ai ju mësoi. Hyji nuk bën kompromis, as edhe nuk e pranon ndonjë përpjekje nga njeriu për ta ndryshuar të Vërtetën. Nëse ju besoni tek Hyji, ju do t’i ndiqni Urdhërimet e Tij, ta pranoni Fjalën ashtu si është e përmbajtur në Biblën e Shenjtë dhe të qëndroni në një udhë të vërtetë drejt Mbretërisë së Tij. I bekuar është njeriu që është i drejtë sepse, përmes përuljes së tij ndaj Hyjit, do të marri Çelësat e Parajsës. 

Kushdo që përpiqet t’ju bindi të pranoni gjithçka përveç të Vërtetës nuk 
është për t'u besuar. Besoni vetëm tek Hyji dhe kurrë mos u tundoni të devijoni nga Fjala e Tij, sepse nëse ju dorëzoheni ndaj këtij presioni, ju do të bëheni të humbur për Mua.