Kerko Mesazhet ketu

Saturday 29 November 2014

Nëna e Shpëtimit: Sa më shumë të luteni, aq më e fortë do të jetë marrëdhënia juaj me Hyjin

E Hënë, 17 Nëntor 2014, në 19:20

Bijtë e mi të dashur, për shumicën e njerëzve, lutja nuk është e lehtë. Për ata me besim të pakët, ajo mund të jetë një detyrë e vështirë dhe shumë nuk e kuptojnë kuptimin e lutjes apo përse ajo është e rëndësishme.

Kur ju jeni në një marrëdhënie dashurie më një person tjetër, është e rëndësishme të flisni me njëri tjetrin. Pa komunikim, marrëdhënia do të hasi pengesa, deri kur gradualisht marrëdhënia të marri fund. E njëjta gjë është kur komunikoni me Hyjin. Ju mund të mos e shikoni Atë, ta prekni Atë apo ta ndjeni Atë, por kur ju flisni me Atë, Ai do të përgjigjet. I tillë është Misteri i Hyjnisë së Hyjit. Me kalimin e kohës, ata që i flasin Hyjit, përmes Birit të Tij të dashur, Jezu Krishtit, do të krijojnë një lidhje të fortë.

Fëmijë, kur ju e thërrisni Birin tim, me fjalët tuaja, Ai e dëgjon çdo thirrje dëshpërimi dhe çdo kërkesë e bërë drejt Tij. Ndërsa ju vazhdoni të flisni me Birit tim, sipas mënyrës suaj, pas një farë kohe, ju do ta dini se Ai ju dëgjon. Ata shpirtra që thërrasin për Mëshirë, si për vetë shpirtrat e tyre apo për shpëtimin e të tjerëve, gjithmonë do të marrin Dhurata të veçanta nga Qielli.

Lutja nuk është e komplikuar. Është aq e thjeshtë sa të thërrisni dikë që ju e doni. Dhe kur ju e doni një tjetër, ju duhet të jeni të sigurtë se Hyji është i pranishëm sepse Ai është Dashuri. Kur ju e doni dikë me të vërtetë, ka gjithmonë besim në zemrën tuaj. Nëse ju e doni Birin tim, ju duhet të keni besim tek Ai. Nëse ju besoni tek Ai, atëherë dijeni se Ai gjithmonë do t’ju presi me dashuri dhe butësi. Ai gëzohet kur ju e thërrisni Atë, sepse Ai do të bëj gjithçka për t’ju sjellë Paqen dhe Ngush
ëllimin e Tij.

Ju kurrë nuk duhet të hezitoni të flisni me Birin tim, përmes lutjes. Ai e dëshiron shoqërinë tuaj dhe së shpejti ju nuk do të keni asnjë dyshin për sa i përket Ekzistencës së Tij. Sa më shumë të luteni, aq më e fortë do të jetë marrëdhënia juaj me Hyjin. Ata që janë të bekuar me një dashuri të thellë dhe të qëndrueshme për Birin tim, do të kenë paqe të rrënjosur brënda zemrave të tyre sa asnjë vuajtje mbi këtë tokë nuk mund t’i trazoj.

Lutuni çdo ditë. Flisni me Birit tim gjatë punëve tuaja të përditshme. Më thërrisni mua për t’ju sjell më pranë Birit tim. Dhe, kur ju dëshironi ta doni Atë më shumë, unë do t’i kërkoj Atij t’ju Bekoj. Ta doni Hyjin me një marrëdhënie të thellë është një Dhuratë nga Hyji dhe është vetëm përmes lutjes së rregullt që ju do ta fitoni atë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/17/mother-of-salvation-the-more-you-pray-the-stronger-will-be-your-relationship-with-god/