Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 11 November 2014

Unë do të vij në një kohë kur ju pak e prisni

E Dielë, 2 Nëntor 2014, në 17:20

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj që të gjithë ju, ndjekësit e Mi të shtrenjtë, të besoni në gjithçka që Unë ju mësova dhe në gjithçka që Unë ju them tani, sepse të gjitha Planet e Mia janë sipas Vullnetit të Atit Tim të Përjetshëm. Ju kurrë nuk duhet t’i trëmbeni të ardhmes sepse gjithçka është në Duart e Tij të Shenjta.

Besoni dhe ju do të gjeni paqe. Plani Im do të kryhet më në fund dhe çdo vuajtje do të mposhtet dhe çdo ligësi do të shkat
ërrohet. Është koha të pranoni të Vërtetën, edhe pse mund të jetë e frikshme. Kur ju e vendosni gjithë besimin tuaj tek Unë, Unë do t’ja u lehtësoj barrën dhe Hiret e Mia do t’ju mbushin me Dashurinë Time, e cila do t’ju sjelli ngushëllim të madh në këto kohë dëshpërimi.

Unë do të vij në një kohë kur ju pak e prisni dhe deri atëherë ju duhet të luteni, të luteni, të luteni për ata që nuk më njohin Mua si dhe p
ër ata që më njohin, por që refuzojnë ta pranojnë se Kush Jam Unë.

Unë vazhdoj të hedh mbi ju Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë për të siguruar që ju nuk largoheni prej Meje. Çdo Dhuratë do të jepet mbi ata që më duan Mua me një zemër të përulët dhe penduar. Por, Dashuria Ime nuk do t’i arrij ata shpirtra që zgjedhin të më nderojnë Mua sipas termave të tyre të gabuara. As edhe nuk do t'i preki zemrat e shpirtrave kokfortë që besojnë se më njohin Mua, por krenaria e të cilëve i verbon ata ndaj të Vërtetës, e dhënë atyre që nga fillimi.

E Vërteta vjen prej Hyjit. E Vërteta do të jetoj deri në fund të kohëve. E Vërteta do të zbulohet në tërësinë e vet, së shpejti, dhe pastaj ajo do t’i përshkoj zemrat e atyre që e refuzuan Dorën Time të ndërhyrjes. M
ë pas, Ushtria Ime do të ngrihet e bashkuar në Lavdinë e Hyjit për të shpallur Fjalën e Vërtetë të Hyjit deri në ditën e fundit. Ata do të sjellin me vete shpirtrat e paganëve të cilët do ta kuptojnë se ka vetëm një Zot. Nuk do të jenë paganët ata që nuk do të më pranojnë Mua. Përkundrazi, do të jenë shpirtrat e të Krishterëve të cilëve ju ishte dhënë e Vërteta por që do të bien në gabim të rëndë. Është për këta shpirtra të Krishterë që Unë vuaj më tepër dhe është për ata që Unë ju kërkoj të luteni, në çdo orë të ditës.

Jezusi juaj i Dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/02/i-will-come-at-a-time-when-you-least-expect-2/