Sunday, 2 November 2014

Disa herë, çfarë mund të duket e padrejtë është e pakuptueshme për ju

E Djelë, 26 Tetor 2014, në 23:10

Bija Ime e dashur, ata që më mohojnë Mua sepse besojnë se po të egzistoja Unë, një Zot I Dashur kurrë nuk do të lejonte vuajtje, apo tragjedi të papritura, sëmundje apo vdekje të parakohshme të ndodhnin.

Zoti e jep jetën dhe Ai e merr atë ashtu si Ai dëshiron dhe, për çdo Vepër të Zotit, e mira gjithmonë do të vij prej saj, si në botën që ju jetoni, apo në Mbretërinë Time Qiellore. Është mungesa e besimit tek Unë, ajo që krijon zemërim tek shpirtrat të cilët më gjykojnë Mua sipas veprave që ata besojnë të jenë mizore dhe të panevojshme. Çfarë ata nuk e dinë është se ka një kohë për gjithçka – një kohë për të gjallët dhe një kohë për ata që vdesin – dhe se Zoti është Autori I Jetës. Vetëm Ai mund të vendosi kur ta marri atë.

Vuajtja nga duart e të tjerëve është diçka e shkaktuar nga mëkati – jo nga Zoti. Kur njeriu zgjedh udhë të ndryshme në jetë, varet plotësisht nga zgjedhja e tij se cilën udhë ai merr. Disa zgjedhin me mënçuri, sipas vetë ndërgjegjes së tyre, dhe e kuptojnë ndryshimin mes të drejtës dhe të gabuarës. Të tjerët do të zgjedhin udhën, që ata besojnë do t’ju sjelli atyre gjërat që ju nevojiten për t’i mbajtur ata në botë. Por, do të jenë ata që zgjedhin të pamatur dhe nisin një udhë të egoizmit, ligësisë dhe lakmisë.

Të gjitha gjërat e mira vijnë nga Zoti. Disa herë, çfarë mund të duket të jetë e padrejtë është e pakuptueshme për ju, por dijeni se Zoti e zgjedh se si Ai e mbledh frytin për të mirën e njeriut. Dhe, vuajtja është pjesë e këtij Plani në Shpëtimin e Tij për shpirtrat. Ai nuk gjen kënaqësi në vuajtje, por ajo është një formë pastrimi. Nëse ju vuani, Zoti do të përpiqet ta përdori këtë vuajtje për të mirën e vetë shpirtit tuaj. Por, Ai kurrë nuk do t’ju detyroj ju të bëni ndonjë gjë sepse Ai ju jep vullnetin e lirë. Abuzimi i vullnetit tuaj të lirë mund të çoj në mëkat të tmerrshëm dhe prapë, Zoti kurrë nuk ja u heq vullnetin tuaj të lirë. Vullenti i lirë është i shenjtë. Ai ju dha njeriut falas nga Zoti , dhe është një Dhuratë që Ai kurrë nuk do t’ja u heqi juve. Megjithatë, është përmes vullnetit të lirë të njeriut, që njeriu rrëzohet nga Hiri dhe bie në mëkat.

I ligu luan me vullnetin e lirë të njeriut përmes tundimeve të shqisave. Vullneti i lirë është një Dhuratë sa, kur përdoret si duhet, mund t’i japë Lavdi të madhe Zotit. Por, kur ai abuzohet për të kryer vrasje të tmerrshme, ai përdoret nga Satanai për ta mallkuar njerëzimin.

Beteja për shpirtrat do të marri fund kur vullneti i lirë i njeriut të bashkohet në një me Vullnetin e Zotit. Vetëm atëherë, njeriu do të jetë i lirë nga të gjitha gjërat, që i sjellin atij hidhërim dhe vuajtje të çdo lloji.

Vullneti I Zotit do të mbretëroj në botën që vjen, e cila nuk ka fund.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: