Kerko Mesazhet ketu

Thursday 20 November 2014

Jeta juaj në tokë është një provë e dashurisë suaj për Mua

E Mërkurë, 12 Nëntor 2014, në 23:45

Bija Ime fort e dashur, është vet
ë e natyrshme për njerëzit të kenë frikë nga e panjohura dhe prandaj ata e kanë frikë vdekjen. Vdekja është një nga gjërat më të frikshme në mëndjen e njeriut sepse shumë janë të verbër ndaj Premtimit Tim për Jetën e Përjetshme. Po të shikonin ata Mbretërinë Time të Lavdishme atëherë vdekja nuk do të kishte më fuqi mbi ata.

Unë i mirëpres të gjithë shpirtrat në Mbretërinë Time. Unë nuk rezervoj një vënd vetëm për të shenjtët dhe të zgjedhurit, edhe pse ka një vënd të veçantë në Mbretërinë Time për ata. Unë i mirëpres të gjithë mëkatarët, përfshi ata që kanë kryer mëkate të tmerrshme, sepse Unë Jam së pari një Zot i Dashurisë së Madhe. Unë do të mirëpres këdo që më thërret Mua në pajtim dhe pendesë. Kur kjo të ndodhi, p
ërpara momentit të vdekjes, çdo shpirt do të përshëndetet nga Unë dhe Unë do t’i pushtoj ata.

Pengesa e vetme mes shpirtit të një njeriu dhe Mbretërisë Sime është mëkati i krenarisë. Njeriu krenar, edhe pse mund t’i vij turp për mëkatin e tij, gjithmonë do të përpiqet ta justifikoj atë deri diku. Unë i them atij tani. Dy të këqija nuk e bëjnë të drejtë një veprim të lig. Njeriu krenar do të harxhoj shumë kohë duke menduar nëse është e nevojshme për atë të shpengohet nga Unë apo jo. Por vdekja mund të vij vetëm në një çast dhe kur nuk pritet. Njeriu që është i çliruar nga krenaria do të bjer para Meje dhe do të më lutet ta fal atë dhe ai do të lartësohet.

Mos kini frikë nga vdekja, sepse ajo është një derë që ju çon tek Mbretëria Ime. Gjithçka që Unë ju kërkoj është që të pregatiteni për atë ditë duke e jetuar jetën ashtu si ju mësova Unë. 

Unë nuk ju kërkoj të ndaloni çdo përgjegjësi tuajën ditore. Ju keni një detyrë ndaj të tjerëve; ju kurrë nuk duhet të ndjeheni se ju duhet ta izoloni veten nga të dashurit tuaj kur më ndiqni Mua. 

Unë dëshiroj që ju t’i doni familjet dhe miqtë tuaj dhe t’ju jepni atyre kohën që ju duhet për të bërë të sigurtë që dashuria shprehet hapur ndaj njëri tjetrit. Ta doni gjithsecilin ashtu si ju dua Unë. Ju e bëni këtë në mënyrën se si i trajtoni të tjerët; kohën që ju kaloni duke jetuar në harmoni me të tjerët; çfarë ju thoni rreth atyre tek të tjerët dhe se si i ndihmoni ata që nuk mund të ndihmojnë veten. Jeta juaj në tokë është një provë e dashurisë suaj për Mua. Ju e tregoni dashurinë tuaj për Mua sipas dashurisë që ju tregoni për të tjerët, përfshi ata që ju shajnë.

Është e rëndësishme, të flisni me Mua gjithmonë 
çdo ditë, madje edhe për vetëm pak minuta. Është gjatë kësaj kohe që Unë ju Bekoj. Ju lutem, të mos e lejoni kurrë frikën e botës së re që do vij t’ju inkurajoj t’i braktisni ata që janë pranë jush. Ju duhet të përqëndroheni tek Unë, dhe kur ju e bëni këtë do të gjeni paqe. 

Pastaj ju duhet ta çoni këtë Dhuratë të paqes tek të dashurit tuaj. Megjithatë, ta dini se ju do të vuani për shkak të dashurisë suaj për Mua dhe do të përjetoni urrejtje nga të tjerët. Për t’u ngritur mbi këtë urrejtje, ju duhet të përgjigjeni vetëm me dashuri. Gjithmonë. 

Unë ju sjell lirinë nga prangat e vdekjes dhe ajo nuk do të ketë më kontroll mbi ju. Për arsye të Ringjalljes Sime ju do të bëheni përsëri të plotë, në trup dhe shpirt të përkryer, në Mbretërinë Time të Re. 

Çfarë ka këtu për t’u patur frikë nëse Unë ju sjell këtë Dhuratë të Jetës së Përjetshme?

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/12/your-life-on-earth-is-a-test-of-your-love-for-me-2/