Kerko Mesazhet ketu

Thursday 6 November 2014

Nëna e Shpëtimit: Pranojeni Kryqin me dinjitet. Mos u ankoni

E Enjte, 30 Tetor 2014, në 17:30

Bijtë e mi të dashur, kur ju i shërbeni Birit tim në këtë jetë, ajo është e mbushur me vështirësi. Është një detyrë e thjeshtë ta ndiqni Atë nga njëra anë, por kur ju mbani Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë brënda shpirtit tuaj, ajo do të sjelli, mbi ju, zemërimin e të ligut dhe çdo armiku të Birit tim. Kjo e bën udhëtimin tuaj përgjatë Udhës të së Vërtetës jashtëzakonisht të rëndë. Pas çdo kthese, ju do të kundërshtoheni madje edhe nëse qëndroni të heshtur në adhurimin tuaj të Birit tim.

Shumë që me të vërtetë e duan Birin tim nuk mund ta kuptojnë kur ata ngacmohen nga të tjerët, për asnjë arsye të dukshme. Apo, kur ata akuzohen gabimisht për keqbërje. Kjo është sepse Shpirti i Shenjtë është Prania e vërtetë e Hyjit dhe, prandaj, kjo nuk do të kaloj pa u vënë re nga i ligu, i cili nuk do të ndaloj së shkaktuari pikëllim dhe dëshpërim. Ai, i ligu, do t’ju mundoj papushim dhe do ta bëj këtë drejtpërdrejt, ose përmes shpirtrave të atyre që ai arrin t’i infektoj.

E gjithë kjo dhimbje, që ju nuk do ta kuptoni, është për arsye të përkushtimit tuaj ndaj Jezu Krishtit. Ashtu si Ai duroi tallje, përçmim dhe urrejtje po, ashtu, do të durojnë edhe ata që i shërbejnë Atij. Kur ju vuani në Emrin e Tij në këtë tokë, ju, gradualisht, do të gjeni paqe t
ë përhershme, dashuri dhe gëzim në Mbretërinë e Tij. Pranojeni Kryqin me dinjitet. Mos u ankoni. Mos reagoni ndaj atyre që tregojnë urrejtje ndaj jush, se përndryshe zemrat tuaja do të mbushen me të njëjtin vrer.

Urrejtja mbjell urrejtje nëse ju i përgjigjeni asaj. Dashuria, që vjen nga Hyji, mbjell dashuri. Tregoni dashuri ndaj armiqve tuaj; lutuni për ata; tregoni keqardhje për ata. Kur ju bëni kështu, Satani është i pafuqishëm kundrejt jush.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/30/mother-of-salvation-accept-the-cross-with-dignity-do-not-complain/