Saturday, 29 November 2014

Së shpejti Kristjanët do të bëhen si paganët

E Martë, 18 Nëntor 2014, në 12:18

Bija Ime e dashur, Zëri Im është i vetmi Zë që ju do të dëgjoni, në të katër cepat e tokës, ndërsa Unë e pregatis njerëzimin për sulmin e madh. Ju mund të dëgjoni shumë zëra nga gojët e vizionarëve dhe profetëve të rremë por asnjë nuk do ta përshkoj shpirtin tuaj si Flaka e Shpirtit të Shenjtë.

Ju duhet të jeni vigjëlentë, për zërat e spiritualizmit të rremë, që nuk vijnë nga Zoti, por që do të ndjehen në pjesë të ndryshme të botës. Influenca e shpirtrave të liq do të shihet në luftrat e terrorizmit, ku zërat e ëmbël që deklarojnë ideologjitë e gabuara do të përpiqen t’i justifikojnë vrasjet e tmerrshme që ata kryejnë në Emrin e Zotit.

Së shpejti, zërat, të cilat do të reklamojnë paganizmin, do të dëgjohen në Shtëpitë, që më nderojnë Mua, dhe ata do t’i poshtërojnë Altarët e Mi. Zërat, që vijnë nga shpirti i keq, do të shihen si interpretime entuziaste të aspiratave të njerëzve të cilët kërkojnë arritje në jetë e tyre. Ata do të bërtasin, do të adhurojnë zota të rremë, do të shkatërrojnë shpirtrat e të pambrojturve dhe do të blasfemojnë kundër Meje. Këta janë shpirtrat që më zemërojnë Mua më tepër, sepse ata janë shumë bindës dhe shkaktojnë çoroditje të madhe. Ata do të jenë si magnetë ndërsa i largojnë shumë Kristjanë nga Unë.

Armiqtë e Mi do t’i verbojnë njerëzit e Mi ndaj të Vërtetës dhe së shpejti Kristjanët do  të bëhen si paganët. Unë do të flakem në hendek si një i vobektë dhe dyert e Kishës Sime do të përplasen në Fytyrën Time. Dhe kur Unë të trokas në derë ajo do të jetë e mbyllur nga brënda nga ata që deklarojnë se vijnë nga Unë.

Unë ju kam paralajmëruar për këto ditë dhe ato së shpejti do të vijnë. Përsëri Unë ju them, Fjala Ime është e Shenjtë. Këto janë mesazhet finale nga Qielli dhe i janë dhënë një bote që është indiferente ndaj Meje ashtu si dhe mosmirnjohëse.

Zgjohuni dhe përballuni me të Vërtetën. Ka vetëm një Zotëri. Ju nuk mund të qëndroni besnik ndaj Meje nëse i shërbeni më shumë se një zotërie.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: