Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 5 November 2014

Nëna e Shpëtimit: Besimi është themeli i Kishës

E Mërkurë, 29 Tetor 2014, në 14:25

Bijtë e mi të dashur, kur ndjeheni të dëshpëruar, të dekurajuar dhe të frikësuar për shkak të padrejtësive të tmerrshme që dëshmoni, ju lutem të kërkoni mbrojtjen time të fuqishme. Unë do të ndërhyj, në emrin tuaj, dhe do t’i kërkoj Birit tim t’i dëgjoj thirrjet tuaja për paqe dhe qetësi. Ai do t’ju mbushi me Hiret e nevojshme për t'ju ruajtur dhe për ta mbajtur të gjallë, brënda shpirtit tuaj, flakën e Shpirtit të Shenjtë.

Nëse ju kërkoni Dhuratat e Shpirtit të Shenjtë dhe Biri im i përgjigjet thirrjes suaj, besimi juaj tek Ai do të forcohet së tepërmi. Kur kjo të ndodhi, besimi juaj do t’ju bëj të mundur të besoni më tepër në Mëshirën e Tij të Madhe. Besimi është themeli i Kishës, me anë të së cilës ajo mund të qëndroj e fortë. Besimi ju heq frikën dhe dëshpërimin. Ai ju sjell ngushëllim, paqe dhe qetësi në kohë trazirash. Ai ju lejon t’i shikoni gjërat kthjellët ashtu si ju duhet, me qëllim që ta mbroni veten tuaj nga persekutimi që do t’ju duhet të hasni çdo ditë.

Ata që janë të përkushtuar ndaj Jezu Krishtit do t'ju duhet të durojnë gjithmonë dhimbjen e Vuajtjes së Tij. Kjo është diçka që ju duhet ta pranoni kur ndiqni Hapat e Tij. Kur ju e pranoni këtë Kryq atëherë ju duhet ta dorëzoni vuajtjen tuaj tek Biri im, për shpëtimin e shpirtrave të atyre që, përndryshe, kurrë nuk do të ishin në gjëndje të hynin në Mbretërinë e Birit tim. Sakrifica juaj, edhe pse mund të jetë e vështirë, sjell gëzim të madh tek Biri im i cili loton në dëshpërim të madh për ata që Ai do t’i humbasi tek i ligu në ditën e fundit.

Feja, shpresa dhe besimi në Birin tim do ta lehtësojnë vuajtjen tuaj dhe do t’ju sjellin paqe dhe gëzim. Është kur ju i merrni këto Bekime që ju do ta dini se e keni kapërcyer çdo pengesë, që ju ndan nga Hyji. Dhe, për këtë, ju duhet të jeni mirënjohës – jo të dëshpëruar – sepse Mbretëria e Hyjit do të jetë e juaja.

Shkoni, bijtë e mi, ta doni dhe t’i shërbeni Birit tim.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/29/mother-of-salvation-faith-is-the-foundation-of-the-church/