E
Hënë, 7 Shkurt 2011, në 22:00
Bija
Ime, ti u arrakate pak dhe tani ti kërkon forcën për të të dhënë konfidencën
dhe kurajon për të zbatuar udhëzimet e Mia. Kjo është mirë. Më jep Mua kohën
tënde ashtu si kërkoi Nëna Ime e dashur sepse shpirti yt duhet të mbetet i
pastër kur e komunikon Fjalën Time.
Mua
më duhet të të kërkoj tani që të fillosh planifikimin e shpalljes së
Paralajmërimit Tim të çmuar, një Dhuratë për çdo person të vetëm në botë. Atyre
duhen t’iu jepen detaje të saj nga fundi i Shkurtit, në Internet dhe nëpër
botë.
Nxito, bijë, bëj çfarë duhet bërë me qëllim që sa më shumë njerëzve të
jetë e mundur t’iu jepet një mundësi për ta dëgjuar atë. Dhuroje këtë kohë,
bija Ime e dashur, sepse është urgjente tani. Kjo kërkesë nuk ka për qëllim të
të frikësojë. Ajo është për të theksuar urgjencën, me qëllim që sa më shumë
njerëz të jetë e mundur nëpër botë të jenë të përgatitur. Pastaj ata mund të
kërkojnë falje kur mëkatet e tyre t’iu zbulohen para syve.
Duke
u përgatitur, ata do të përfitojnë shumë. Është për shkak të kësaj pjese të
Shkrimit që ata do të shpëtojnë gjatë Paralajmërimit. Pastaj ata do të jenë të
pastër dhe me bekimet që ata do të marrin, do të jenë atëherë gati për të
përballuar sfidat që do të vijojnë.
Përqafoje
këtë Dhuratë, bija Ime. Mos u ndje e frikësuar apo e zhgënjyer. Kjo është një
Dhuratë për njerëzimin. Pranimi yt ndaj kësaj thirrjeje do të thotë që ti ke
vuajtur, por jo ashtu si ti e prisje. Vuajtja jote erdhi për shkak të tundimit.
Dyshimet e tua të ndaluan të pranoje paqen dhe gëzimin në shpirtin tënd, të
cilat janë të tuat nëse do të më lejoje Mua lirinë që të të marr dhe të
udhëzoj.
Është koha tani, bija Ime, që të m’i dorëzosh të gjitha Mua. Ma ofro Mua vullnetin tënd të lirë si një Dhuratë dhe Unë do të jap Dhuratën më të madhe dhe më të shtrenjtë nga të gjitha. Paqe, gëzim dhe një dashuri madhështore për Mua, në çdo pjesë të qenies tënde. Eja tani, bija Ime. Bëhu e Imja. Përfundimisht bashkohu me Mua. Më dhuro Mua gjithë dashurinë tënde, vuajtjen, shqetësimet dhe merakun tënd. Thjesht lëshoji ato tani. Atëherë, dhe vetëm atëherë, ti do të jesh me të vërtetë e lirë dhe me zemër të lehtë.
Kjo
Punë do të kërkojë forcë, bija Ime. Ti nuk je thjesht ajo që ti quan një
vizionare. Unë Jam duke të dhënë ty Dhuratën e profecisë. Përse? Sepse ti,
profetja Ime e shtrenjtë, do të jesh instrumenti në përhapjen e Lajmit të Mirë
në mbarë botën për Ardhjen Time të Dytë, kur Unë të kthehem në Tokë.
Unë
e kuptoj se ky lajm mund të vijë si një tronditje, por ti je përgatitur për
këtë rol për një kohë shumë, shumë të gjatë, vetëm se ti nuk e dije. Për të të
ndihmuar ty me këtë detyrë, Unë kam caktuar një numër shenjtorësh për të të
ndihmuar. Ata përfshijnë Shën Benediktin, Shën Agustinin, Papa Gjon Palin II,
Shën Faustinën, Shën Malakian dhe Shën Terezën e Avilas. Unë do t’i zbuloj të
tjerët me kalimin e kohës. Të gjithë janë duke punuar tani për të mbështetur
detyrën tënde, e cila është një nga më të rëndësishmet e dhëna njerëzimit
ndonjëherë në këtë kohë vendimtare në histori.
Mos
ki frikë, bija Ime. Ti je më shumë se e aftë për këtë detyrë. Përse mendon se
Unë e kërkoj një disiplinë të tillë nga ti? Ti akoma ke shumë për të arritur në
zhvillimin tënd shpirtëror, por kjo do të vijë në kohë. Unë do të vazhdoj të
komunikoj privatisht me ty ndërsa Volumi i Parë të bëhet publik.
Unë të dua,
bija Ime. Unë e di se ti më do Mua. Unë e di se mund të jetë shumë e vështirë
për ty me gjithë shtrëngimet e tua. Por, ti do të këmbëngulësh, do të bëhesh më
e fortë dhe më e fortë. Energjia dhe ritmi yt i shpejtë mendor do të sigurojnë
që ky varg i rëndësishëm Mesazhesh të arrijë tek të gjithë fëmijët e Mi kudo.
Në të gjitha vendet.
Kjo
është e gjitha për tani. Faleminderit që more kohën për të medituar dhe për të
m’u përgjigjur Mua këtë mbrëmje.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Jezu Krishti