Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 15 July 2015

Mbajtja e Kryqit tim

E Diel, 16 Janar 2011, në 15:00

Po, bija Ime e dashur, jam Unë. Ka qenë një kthesë mësimi afatgjatë për ty dhe do të vazhdosh të ushqehesh me njohurinë e të Vërtetës përmes Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, i cili e mbush shpirtin tënd.

Bija Ime, të lutem të sigurosh që këto Mesazhe, të cilat janë një përzierje e paralajmërimeve, profecive dhe një përmbledhje e Mësimeve të Mia; të përhapen në çdo cep të botës. Është jetësore që fëmijët e Mi t’i kuptojnë mënyrat me të cilat ata mund t’i përgatisin shpirtrat e tyre me qëllim që ta shpengojnë veten në Sytë e Atit Tim.

Ripërtëritja Shpirtërore është duke ndodhur në botë tani

Ka një përkushtim dhe nderim në rritje për Mua, Atin Tim të Përjetshëm, Shpirtin e Shenjtë dhe Nënën Time të dashur, që po ndodh në botë pikërisht tani. Edhe pse nuk është qartësisht e dukshme akoma, kjo ripërtëritje e fuqishme shpirtërore do të ndihmojë për të mbrojtur fëmijët e Mi, madje edhe ata që më kthejnë Mua shpinën, kudo. Ungjilli tani do të rivizitohet, ndërsa njerëzit do të fillojnë të përjetojnë brejtjen e urisë për të Vërtetën. Ndërsa Purifikimi rritet gradualisht dhe bëhet më i përhapur nëpër botë, po ashtu edhe këta shpirtra, të zbrazët me dashurinë për Mua, do t’i hapin përsëri zemrat e tyre.

Ndërsa dashuria shpaloset përmes dritës së ndjekësve të Mi, pasojat e të ligut dhe sjellja e atyre që ai infekton do të dobësohet. I ligu do të kundërpërgjigjet.

Ditët e Satanit janë të numëruara

Ndërsa ditët e tij mbi këtë Tokë dobësohen çdo orë, ai do të përpiqet të shkaktojë sa më shumë dëm të mundet. Ndjekësit e tij do t’i shpejtojnë aktivitetet e tyre dhe do të ngrihen menjëherë për të përhapur ligësi ngado. Veprimet e tyre, që do të jenë të tmerrshme për t’u parë, ndërsa ata e shfaqin veten e tyre para syve tuaj të shtangur, do të jenë jetë-shkurtra.

Besimi, fëmijët e Mi, i forcuar përmes lutjes së rregullt ditore, do t’i shfarosë këto mizori. Kthehuni, fëmijët e Mi, dhe ri-zbuloni Mësimet e Mia. Më ktheni Mua në jetën tuaj. Më merrni Mua në zemrat tuaja edhe njëherë, me qëllim që t’ju mbaj në Krahët e Mi. Më lejoni Mua t’ju udhëheq drejt përsosmërisë shpirtërore, me qëllim që të jeni të përgatitur për jetën e përjetshme, kur Toka dhe Qielli të shkrihen në një.

Më imitoni Mua, fëmijët e Mi, në jetën tuaj të përditshme. Merreni Kryqin Tim, madje edhe kur barra për ta bërë këtë mund të duket e tepërt. Kurrë mos kini frikë ta pranoni Kryqin Tim, sepse Unë do t’ju lejoj të mbani vetëm aq sa jeni në gjendje.

Kuptimi i vuajtjes në këtë jetë

Kur ju vuani në këtë jetë, ju jeni duke mbajtur Kryqin Tim. Ju keni dy zgjedhje. Nëse ju e refuzoni Kryqin Tim, ankoheni dhe jeni të hidhëruar prej saj, atëherë vuajtja shtohet pa pushim. Nga ana tjetër nëse e pranoni Kryqin dhe ofroni sakrificën tuaj për të shpëtuar shpirtra, atëherë kjo është një dhuratë e mrekullueshme për Mua. Nëse ju e pranoni këtë vuajtje, sprovat dhe mundimet, me gëzim, atëherë barra juaj do të bëhet më e lehtë. Unë do t’ju ndihmoj ta mbani atë. Dhimbja atëherë do të lehtësohet dhe paqja, dashuria, gëzimi dhe lumturia e pastër do të mbretërojnë në ju.

Bëni jetë të thjeshtë

Jetoni jetë të thjeshta, fëmijë, dhe bëni gjithçka me vetëpërmbajtje. Kur ju hani, pini, flini, pushoni dhe relaksoheni sigurohuni që të jetë bërë me vetëkontroll. Kur nevojat tuaja janë përmbushur, ju nuk duhet të vazhdoni të kërkoni më tepër, pasi jua gërryen shpirtin. Pendesa, fëmijët e Mi, është jetike për t’u afruar më pranë Meje. Me këtë, Unë dua të them sakrificë personale. Mbajtja e agjërimit është vetëm një shembull i pendesës. Unë e predikova rëndësinë e pendesës gjatë kohës Sime në Tokë. Po ashtu bëri edhe profeti Im i çmuar, Shën Gjon Pagëzuesi.

Unë, duke mbajtur agjërim për 40 ditë, e bëra këtë për t’ju treguar një shembull. Është vetëm përmes agjërimit, fëmijë, që ju mund të ndihmoni në shkuljen e të ligut.

Fëmijët e Mi të dashur, ju keni aq shumë përpara jush. Ju akoma nuk e kuptoni se çfarë do të kërkohet prej jush në vitet që vijojnë. Është e rëndësishme, ndërkohë, që të afroheni më pranë Meje, me qëllim që të jeni të përgatitur për sprovat përpara që hasin të Krishterët nëpër botë.

Shkoni në Paqe.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti