E
Diel, 6 Mars 2011, në 15:00
Bija
Ime, qëndro e fortë. Ti nuk duhet ta torturosh veten duke lexuar komentet në
Internet, të cilat vërtetojnë urrejtjen që shumë, shumë nga fëmijët e Mi
ndjejnë kundrejt Meje. Refuzimi Im nuk filloi dhe nuk mbaroi me Kryqëzimin Tim. Ai
vazhdon sot si rezultat i drejtpërdrejtë i urrejtjes së përhapur nga Satani
përmes fëmijëve të Mi.
Ti do të vuash në Emrin Tim, po ashtu edhe ndjekësit e
Mi të dashur që guxojnë të më mbrojnë Mua. Kjo, bija Ime e dashur, nuk është e
re. Thjeshtë është tronditëse për ty për ta parë.
Madje
edhe ata prej ndjekësve të Mi që pohojnë se besojnë tek Unë do ta kenë të
vështirë t’i përtypin këto Mesazhe. Me kalimin e kohës, kur prova të jetë
zbuluar, të gjithë ata që deklarojnë se më urrejnë Mua do t’i ri-vlerësojnë
pikëpamjet e tyre. Disa do të qajnë kur ëmbëlsia e së Vërtetës t’ju tregohet
atyre. Të tjerë akoma do të pyesin dhe do të pyesin, sepse ata bëjnë gabimin se
përpiqen të arrijnë në vendimin e tyre përmes arsyetimit njerëzor.
Shkoni
tani, lutuni për të gjithë ata që i vënë në pyetje këto Mesazhe. Është e drejtë
që ata ta bëjnë. Sepse ata që vijnë në Emrin Tim, duhet ta pranojnë se ata do
të sfidohen, dhe me të drejtë. Prandaj, të gjitha mesazhet duhet të shikohen me
kujdes.
Shko
tani në paqe dhe me dashuri. Dhe dije se Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi,
përfshirë ata që pohojnë se më urrejnë Mua.
Shpëtimtari juaj i
dashur, Jezu Krishti.
Gjykatës i gjithë njerëzimit