Bija Ime fort e dashur, koha nuk është në anën tonë tani. Shtyji. Shtyji këto Mesazhe sa më larg të mundesh. Koha për Paralajmërimin është shumë afër. Tregoju ndjekësve të Mi, prej besimit të tyre për Mua, që të ndihmojnë në kthimin e jobesimtarëve për t’i përgatitur për Paralajmërimin.
Bija Ime, ndërsa ti akoma mund të jesh duke i vënë në pyetje këto Mesazhe, ti po humbet kohë të vlefshme. Koha nuk është e mjaftueshme për shpirtrat e Mi të dashur që kanë etje për shpengim. Mëkati, bija Ime, është jashtë kontrolli dhe po përhapet si një virus në çdo skaj të botës. Satani po shkakton dëm tek njerëzimi. Ai është kudo. Ai po torturon shpirtra të mirë si dhe ata që janë të humbur për Mua. Ai duhet ndaluar.
Lutja dhe përhapja e Fjalës Sime do të ndihmojnë. Tregoju ndjekësve të Mi se si Satani po e infekton njerëzimin. Jo vetëm që ai është i pranishëm përmes trazirave globale, ai po infekton ata që besojnë se po veprojnë prej ndjenjës për drejtësi. Ai madje është i pranishëm në shoqërinë e të rinjve të shkujdesur, në kulturën e tyre të muzikës dhe famës.
Shpëtoni shpirtra tani duke lutur Mëshirën Time Hyjnore. Shpërndajeni këtë lutje si një çështje urgjence. Ndjenja e panikut, tmerrit, trazirave dhe urrejtja e hidhur që tani po përjetohet në botë po ndjehet thellë nga Unë, Shpëtimtari Hyjnor i njeriut, i Cili derdh lot pa mbarim për këta shpirtra të humbur.
Sigurisht që njerëzimi nuk mund të mbesë pa e parë vetë këtë urrejtje në çdo cep? A nuk e dinë ata se ky është Satani, mashtruesi, në veprim? Ndërsa urrejtja e ligë dhe vrasjet e neveritshme përhapen si flaka e zjarrit, po ashtu edhe Dora e Atit Tim të Përjetshëm tani do të bjerë mbi këtë botë të verbër, mosmirënjohëse. Ndërsa vrasjet njerëzore vazhdojnë, ku njeriu shkakton terror dhe vdekje mbi njëri tjetrin, po ashtu edhe katastrofat ekologjike do të shtohen si ndëshkim, për mëkatin e njeriut kundër njeriut. Ky ndëshkim tani do të bjerë mbi botën.
Beteja për të shpëtuar shpirtrat ka filluar. Lutuni fort për veten tuaj dhe për familjet tuaja. Sepse shumë shpirtra të pafajshëm do të kapen në këtë fatkeqësi. Mos kini frikë sepse ata që janë besnikë ndaj Meje dhe Atit Tim të Përjetshëm do të shpëtohen. Nëse Ati Im i Përjetshëm nuk ndërhyn tani atëherë njeriu do të shkaktojë gjenocid në një shkallë të tillë sa popullsia e botës do të pakësohet në përmasa të mëdha.
Mëshira Hyjnore
Mbahuni pas besimit tuaj, të gjithë ju, sepse pa besimin tuaj vuajtja juaj do të jetë e vështirë për t’u duruar. Jepini lavdi Atit Tim që më dhuroi Mua Dhuratën e Mëshirës Hyjnore. Mëshira Ime nuk njeh kufi dhe kjo tani do të vërtetohet tek të gjithë ju. Ky oqean i Dashurisë së pastër, të patrazuar do të derdhet mbi të gjithë fëmijët e Mi për t’ju ndihmuar të shpëtoni nga urrejtja dhe ligësia, që po përhapet nga i ligu. Lajini shpirtrat tuaj tani, në Dashurinë Time, përmes lutjes, sepse koha është afër.
Mbajeni mend, Unë ju dua të gjithëve. Dhurata Ime e Mëshirës është për të gjithë, madje edhe për ata mëkatarë në mëkat mortor. Atyre do t’iu jepet një mundësi që të pendohen, ta mundin Satanin, të bashkohen në Mbretërinë Time Përherë të Mëshirshme që do të vijë.
Shikoni drejt Qiellit. Më lini Mua t’ju mbaj të gjithëve dhe t’ju përqafoj.
Shpëtimtari juaj i dashur
Gjykatësi Përherë i Mëshirshëm
Jezu Krishti