E
Enjte, 3 Mars 2011, në 23:00
O
bijë e dashur, Unë e mirëpres me kënaqësi vëmendjen tënde këtë mbrëmje. Mungesa
jote më ka shkaktuar Mua dhimbje deri diku, por Unë e dija se ti do të
ktheheshe tek Unë së shpejti.
Të
lutem dëgjo me kujdes. Ndërsa Unë kuptoj se je e zënë me jetën tënde, ti duhet
ta kuptosh urgjencën e plotë të këtij Mesazhi. Fjala Ime po të jepet ty në
epokën më historike që nga fillimi. Sepse është në këtë kohë që bota do të
përjetojë tani ndryshimet e pa dëshmuara ndonjëherë nga njerëzimi deri më sot.
Bëhuni
gati tani, fëmijët e Mi, kudo që të jeni në botë. Sepse shumë shpejt, një nga
Dhuratat më të çmuara, prej Mëshirës Sime, do t’i jepet secilit prej jush.
Paralajmërimi Im, që po ju jepet, do të përhapë konvertimin kudo. Kur kjo të
ndodhë, pas atij momenti në kohë kur Toka do të qëndrojë e palëvizur, Dashuria
përmes pranimit të së Vërtetës, do të përhapet.
Ndjekësit
e Satanit do ta kenë të vështirë ta mbrojnë sjelljen e tyre djallëzore, përpara
dashurisë dhe dritës që do të ndriçojë nëpër ju. Por edhe pse ngjarja e madhe,
e cila do t’ju tronditë, do të sjellë shumë konvertim, ju prapë duhet të jeni
të përgatitur për të.
Pranojeni
se kjo profeci do të ndodhë. Fare pak do ta mohojnë atë gjatë saj dhe më pas.
Prapë shumë do të vazhdojnë akoma të largohen nga Unë. Persekutimi i Madh do të
vijoj më pas.
Priftërinjtë do të
vuajnë
Ushtria
Ime e ndjekësve do të ngrihet me trimëri dhe do ta mbrojë Ekzistencën Time. Por edhe ata që ju më pak i prisni, përfshirë drejtuesit e kishës Sime
të Krishterë, do të mbajnë anën e të ligut dhe parazitëve të tij. Ata do të
joshen për shkak të dobësisë së besimit të tyre. Ju do të shikoni se ata zëdhënës
të Mi të shenjtë, shërbëtorët e Mi të shenjtë besnikë, do të duhet ta mbrojnë
besimin e tyre. Egërsia, që do të tregohet ndaj tyre, do të jetë e ngjashme me
atë që Unë durova nga ekzekutuesit e Mi. Dëgjojeni këtë të gjithë ju që më
ndiqni Mua. Mos u tundoni të ndiqni udhën e tradhtarëve, edhe nëse jeni të
frikësuar. Kurrë mos i besoni premtimet e tyre të rreme. Të jeni trima. Lutuni
për forcë.
Persekutimi nuk do të
zgjasë shumë
Qëndroni
të fortë, besimtarë, sepse edhe ata më pranë jush do të largohen nga Besimi. Ju
mund ta gjeni veten të izoluar, të tallur dhe të përbuzur publikisht.
Shpërfillini ngacmimet e tyre. Unë do t’ju drejtoj të gjithëve ju dhe do t’ju mbroj,
sepse kjo periudhë nuk do të zgjasë shumë. Vuajtja më e dhimbshme që ju do të
përjetoni do të jetë pabesia e tyre ndaj Meje, ndaj të Vërtetës.
Vendet jo të Krishtera
do të ushtrojnë kontroll
Lutja
mund të ndihmojë në dobësimin e disa nga ngjarjeve katastrofike, që do të
shfaqen. Persekutimi, që do të bjerë mbi ata prej jush që besojnë tek Unë dhe
Ati Im i Përjetshëm, do të jetë nga kombet që janë të zbrazur nga dashuria.
Dashuria për Hyjin. E vetmja dashuri që ata mbajnë në zemrat e tyre është për
pushtet mbi kombet me më pak fat. Kontrolli është qëllimi i tyre kryesor.
Lavdia, dhe ndjekja për pasuri dhe zotërime mbi ju, vendin tuaj dhe ata prej
jush, që refuzojnë të më mohojnë Mua. Dorëzohuni, fëmijët e Mi, dhe ju do ta
keni shumë të vështirë të riktheheni dhe t’i ripërshkoni gjurmët tuaja drejt
Meje. Kjo do të kërkojë guxim të jashtëzakonshëm përballë kundërshtimit të
fuqishëm, por ju do të fitoni. Nëse ju vuani për shkak të pasionit që ju ndjeni
në zemrat tuaja për dashurinë ndaj Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm, atëherë ju do
ta pranoni këtë me gëzim në shpirtrat tuaj.
Ngritja e diktatorëve
të rinj
Ndryshime
të papritura në situata globale, që deri tani janë dukur si trazira të vogla,
tani do të dalin në pah si luftëra gjithëpërfshirëse. Luftërat do të çojnë në
mungesën e ushqimit. Demokracia do të zvogëlohet me shpejtësi dhe diktatura të
liga do të ngrihen. Megjithatë, këto diktatura do të jenë shumë të kujdesshme
për mënyrën se si ato do të perceptohen. Ata do të vijnë si negociatorë të
paqshëm dhe si “shpëtimtarë”. Si shpërblim që po i ushqejnë gojët tuaja ata do
të kontrollojnë pronësitë tuaja, të cilat më pas do të bëhen të tyret. Juve do
t’ju duhet të merrni leje për të ushqyer familjet tuaja. Për të udhëtuar do
t’ju duhet një formë e veçantë identifikimi dhe do t’ju kërkohet të pranoni
shenjën – shenjën e bishës. Vraponi, fëmijët e Mi. Fshihuni. Sepse kjo nuk
është e gjitha. Ata do t’ju diktojnë se si të luteni sepse nuk është tek Hyji
që ata kthehen. Këta, fëmijët e Mi, janë ushtritë e Satanit, dhe ata duan të
vjedhin shpirtrat tuaj.
Ata
prej jush që besojnë tek Unë, përgatituni. Kthehuni tek kishat tuaja menjëherë.
Lutuni tek Hyji Ati i Përjetshëm. Mblidhuni në grupe dhe lutuni, lutuni,
lutuni. Kërkoni falje tani, që kur të dëshmoni Paralajmërimin ju ta pranoni, me
përulësi, gjendjen e shpirtit tuaj. Ju nuk do të keni asgjë për t’u frikësuar.
Lutuni, gjithashtu, për familjet dhe miqtë tuaj, fëmijët dhe fqinjët tuaj. Të gjithë
ata duhet të përgatiten. Sa shumë do të kthehen atëherë kur ata të dëshmojnë të
Vërtetën e Ekzistencës Sime. Sa shumë nuk do të jenë në gjendje t’i bëjnë ballë
tronditjes kur ata ta shikojnë se sa më kanë fyer Mua. Të tjerë thjeshtë nuk do
duan t’ia dinë. Orët po trokasin tani.
Më kërkoni Mua t’ju
ndihmoj
Shenjat,
të cilat të gjitha kanë qenë parathënë, janë përreth jush, fëmijë. Shikojini
ato dhe pranojini ato për çfarë janë. Trazira. Tërmete. Përmbytje. Ndryshime
klimatike. Ato tani do të përshkallëzohen. Paraja tani po rrallohet po ashtu
edhe ushqimi juaj. Mos besoni se gjithçka është e humbur, sepse kur të më
kërkoni Mua ndihmë, lutjet tuaja do të marrin përgjigje. Unë do t’ju mbaj të
gjithëve për dore dhe do t’ju ndihmoj përgjatë kësaj trazire. Por ju duhet t’i
hapni zemrat tuaja. Bllokoni çdo përpjekje për t’ju joshur të futeni në planet
e të ligut. Ruajeni pastërtinë e zemrës dhe të mendjes. Të jeni të përulur në
sjelljen tuaj. Por kurrë të mos keni frikë të mbroni të drejtën tuaj për të
besuar tek Unë.
Koha për të përgatitur
shpirtrat tuaj
Koha
është gati. Shkoni tani, fëmijët e Mi, dhe përgatiteni shpirtin tuaj. Kërkoni,
përmes Sakramenteve, hiret që ju duhen për ta shenjtëruar shpirtin tuaj. Pastaj
më kërkoni Mua t’ju marr në Krahët e Mi dhe kërkoni shpëtim. Dashuria dhe
Dhembshuria Ime për secilin prej jush është përtej njohurisë suaj.
Paralajmërimi, një nga Dhuratat më bujare që Unë mund t’ju jap të gjithë juve
përpara se gjykimi final të ndodhë, duhet të mirëpritet nga ju. Të jeni
mirënjohës që po ju jepet kjo Dhuratë e mrekullueshme. Sepse kur konvertimi të
ndodhë në çdo skaj të botës, ju atëherë do të jeni me të vërtetë gati për
Qiellin dhe Tokën e Re, të cilat atëherë do të shkrihen si një – Parajsa Ime
dhe trashëgimia e lavdishme që secilit prej jush i takon ta ndajë – nëse
vendosni të bëni kështu.
Prisni
Paralajmërimin Tim tani, fëmijët e Mi. Sepse koha po afrohet shumë pranë tani.
Shpëtimtari juaj i dashur, Gjykatësi i Drejtë dhe i
Mëshirshëm Jezu Krishti