Sonte, bija Ime e dashur, ti ndjen një paqe, që nuk e ke ndjerë për një kohë kaq të gjatë. Ti, bija Ime, ke qenë torturuar nga mashtruesi dhe tani, përmes hireve që Unë të kam hedhur ti nuk i ndjen më efektet e të tilla sulmeve.
Unë të kam dërguar një shpirt të pastër, të mbushur me dashuri, për të udhëzuar ty. Ai do ta mbajë dorën tënde dhe do të të sjellë drejt Meje dhe të Vërtetës. Ti, bija Ime e dashur, tani e kupton se si është të vuash në Emrin Tim. Ti e di se si është të jesh e tallur publikisht, të përbuzesh pas shpine, të akuzohesh për keqbërje, për të cilën ti nuk je fajtore, dhe gjithçka, në Emrin Tim.
Gëzohu, bija Ime, sepse kjo do të thotë se ti tani je bërë më e afërt në bashkim me Mua. Lutja, ashtu si tani e kupton plotësisht, do të mbajë ty në një gjendje hiri dhe paqeje.
Bija Ime, mos i gjyko ata që të shkaktojnë ty dhimbje. Lutu për ta. Fali ata. Por ti tashmë e ke bërë këtë, apo jo? Tani ti e kupton të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Unë do të bëj ty më të fortë, e më të fortë, bija Ime. Kurrë mos ki frikë. Ashtu siç të kam thënë më parë, mashtruesi nuk do ta vjedhë kurrë shpirtin tënd. Unë të mbaj ty fort në Krahët e Mi dhe të premtoj se nëse ti devijon Unë gjithmonë do të të kthej tek Unë.
Ti tani duhet të mbledhësh forcën dhe guximin për të komunikuar Mesazhet e Mia Hyjnore tek njerëzimi. Ato janë urgjente. Ti e di se çfarë të bësh. Më thirr Mua në zemrën tënde në çdo minutë të ditës.
Unë të dua ty, bija Ime trime dhe e çmuar. Unë Jam krenar me ty me mënyrën se si ti me qetësi e mbrojte të Vërtetën dhe nuk i mohove këto Mesazhe të Shenjta, sepse ti tani e njeh të Vërtetën.
Shpëtimtari juaj i dashur, Jezu Krishti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/03/21/pray-for-those-who-cause-you-pain/