E Hënë, 24 Janar 2011,
në 22:00
Sot,
bija Ime e dashur, ti përfundimisht i ke kuptuar rreziqet që krijon mashtruesi,
kur ti e ul mbrojtjen. Lutja tek Ati Im i Përjetshëm, përmes Kurorëzës së Mëshirës Hyjnore, është e rëndësishme në shenjtërimin e shpirtit tënd.
Mëkati,
bija Ime e dashur, është vështirë për t’u shmangur. Është më e vështirë për të
arritur hiret e Mia të veçanta sesa është për të shmangur mëkatin në çdo formë.
Kur ju jeni të thirrur për ta bërë këtë Punë të shenjtë, ju gjithmonë do të
jeni një shënjestër e të ligut, i cili në çdo mundësi fillon të krijojë
negativitet në jetën tuaj. Ai do t’i përdorë ata rreth jush si mjet sulmi,
prandaj dhe ju duhet të jeni gjithmonë vigjilentë kundër tij.
Kurrë mos e lini
atë të fitojë, sepse kur ai fiton, ai arrin të infektojë shpirtra dhe shkakton
dhimbje të tmerrshme, ankth dhe vuajtje. Ai bën që miqësitë të prishen,
shkakton rrëmujë dhe dëshpërim dhe fut mendime false në mendjet e atyre që janë
shënjestër e tij. Atëherë, kur fëmijët e Mi ndjehen fajtorë për dobësinë e
tyre, për dorëzimin ndaj tundimit, ata përjetojnë një formë gjendjeje të
pashpresë që sjell dëshpërim, varfëri dhe shpërqendrim në jetët e tyre.
Fëmijët
e Mi, ju gjithmonë do të tundoheni në mëkat. Përsosmëria e shpirtrave tuaj
është jashtëzakonisht e vështirë për t’u arritur dhe kërkon një disiplinë të
pamasë dhe vendosmëri nga ana juaj. Nëse dhe kur ju bini pre e joshjes së të
ligut dhe kryeni mëkat, ju duhet menjëherë të luteni nga zemra juaj dhe të
kërkoni falje.
Rrëfimi
i rregullt është një Sakrament shumë i keqkuptuar. Është vetëm me frekuentimin
javor në rrëfim që shpirti juaj mund të qëndrojë në një gjendje të hirit të
Zotit. Kur shpirti juaj shenjtërohet në këtë mënyrë dhe përmes lutjes ditore,
vetëm atëherë ju mund ta mbani larg mashtruesin.
Faji i mëkatit
Nëse
ju ndjeni faj si rezultat i një veprimi mëkatar, pavarësisht se sa e rëndë
është fyerja në Sytë e Atit Tim, mos u shqetësoni. Kthehuni, hapini zemrat
tuaja dhe kërkoni falje. Faji është një ndjenjë negative. Dhe ndërsa shërben si
një formë e udhëzimit të ndërgjegjes suaj, nuk është e shëndetshme të qëndroni
në këtë gjendje. Kërkoni hiret, përmes lutjes, për të arritur pastërtinë e
shpirtit që kërkohet për të më shërbyer Mua. Durimi është i rëndësishëm. Kurrë
mos e lini mëkatin t’ju largojë nga Unë. Faji kurrë nuk duhet t’ju pengojë në
udhën e kërkimit të shpengimit.
Kujtoni,
fëmijë, se për shkak të mëkatit origjinal, ju gjithmonë do të bini viktimë ndaj
tundimit të të ligut. Është përmes lutjes, agjërimit dhe përkushtimit ndaj
Eukaristisë së Shenjtë që ju do të jeni më pranë Meje. Kjo kërkon kohë, e cila
duhet vënë mënjanë.
Shkoni
tani, fëmijët e Mi, dhe kujtoni një gjë – kurrë mos kini frikë që të ktheheni
tek Unë kur keni mëkatuar. Kurrë mos t’ju vijë turp të kërkoni falje kur jeni
penduar me të vërtetë. Por gjithashtu kujtoni se kur ju nuk e bëni këtë, ju do
ta tërhiqni mashtruesin akoma më shumë dhe shpirti juaj do të zhytet në
errësirë. Errësira tërheq errësirë. Drita tërheq dritë. Unë Jam Drita.
Kthehuni
tek Unë tani dhe lejojeni Dashurinë Time të ndriçojë përmes shpirtrave tuaj të
gjorë të humbur. Unë ju dua kaq shumë, fëmijët e Mi, sa kur ju t’i ktheni
zemrat tuaja drejt Meje, pavarësisht se sa shumë izolim të ndjeni, ju kurrë nuk
do të ktheheni tutje.
Shkoni
në paqe dhe dashuri.
Shpëtimtari juaj
Hyjnor
Jezu Krishti