E
Shtunë, 19 Shkurt 2011, në 15:00
Bija
Ime fort e dashur, ti po përpiqesh shumë për t’ju bindur udhëzimeve të Mia për ta
shenjtëruar shpirtin tënd dhe kjo më kënaq Mua shumë. Të lutem më jep Mua një
orë të plotë të ditës tënde në qetësi me Mua dhe më lejo Mua të të sjell më
pranë Zemrës Sime të Shenjtë. Ti
do të ndjehesh shumë më e fortë kur ta bësh këtë. Fillo që sot që ta kalosh
këtë kohë në Shoqërinë Time me qëllim që Unë të mund ta ndriçoj zemrën tënde
dhe ta lehtësoj barrën.
Sot
Unë dëshiroj ta zbuloj ty, dëshirën Time për njerëzimin që të fillojnë t’i
analizojnë jetët e tyre në përgatitje për Paralajmërimin. Bija Ime ata prej
jush që nuk arrijnë të përgatiten, kanë nevojë për lutje dhe shumë prej saj.
Paralajmërimi,
Dhurata Madhështore, do t’i paraqitet tani botës. Të gjithëve do t’iu jepet
mundësia që ta shijojnë gëzimin kur ata përfundimisht do ta kuptojnë të
Vërtetën, të Vërtetën e Ekzistencës Sime. Lutu për çdo njeri, bija Ime, që ata
të marrin guximin për të kërkuar Faljen Time.
Më
në fund, bija Ime, fëmijët e Mi ngado po fillojnë t’i hapin sytë e tyre. Ata
tani po e kuptojnë se bota po ndryshon. Bota ashtu si ata e njihnin dikur ka
kaluar në një fazë të re. Kjo fazë e re do të çojë në një numër stadesh përpara
se ata, fëmijët e Mi, do të jenë përfundimisht gati për Parajsën e Re.
Për
fat të keq, parazitët e mashtruesit do të luftojnë me kokëfortësi deri në
fundin e hidhur. Lutuni për ata shpirtra, të gjorë të mashtruar tani, që një
shkëndijë drite t’i vërshojë zemrat e tyre kur ata të vijnë në kontakt me
ndjekësit e Mi të devotshëm. Juve, ndjekësve të Mi, po ju jepen hiret për të
ndihmuar në kthimin e të gjithë atyre shpirtrave, të humbur në shkretëtirë dhe
në një gjendje të ngatërruar, të shkaktuar në shpirtrat e tyre nga Satani.
Profecitë – La Salete,
Fatima dhe Garabandal, tani zbulohen
Të gjitha profecitë e
dhëna vizionareve të bekuara në La Salete, Fatima dhe Garabandal, tani do të
zbulohen për t’u parë nga të gjithë. Për të gjithë ata mijëra besimtarë që i
dinë dhe i pranojnë këto profeci, dijeni se tani, Unë Shpëtimtari juaj, ju bëj
thirrje të gjithë juve që të luteni për shpirtrat e gjithë njerëzimit. Hapini
zemrat tuaja edhe një herë ndaj këtyre Mesazheve të reja – profecitë e fundit
të llojit të tyre për t’iu dhënë të gjithë fëmijëve të Mi, përpara se Unë të vij
për të Gjykuar.
Thirrje ndaj të gjithë
Shërbyesve të Kishave
Unë iu bëj thirrje
shërbëtorëve të Mi të shenjtë prej të gjitha emërtimeve që nderojnë Atin Tim të
Përjetshëm, që të dëgjojnë tani. Mos e lejoni mashtruesin, përmes profetit të
tij të rremë, t’ju mashtrojë të besoni gënjeshtrën që do të kryhet në emër të
tij, së shpejti. Kjo do të jetë një kohë shumë e vështirë për ata prej jush që më
duan Mua, sepse ju do të jeni shumë të çorientuar.
Profeti i rremë dhe
antikrishti
Vetëm shikojeni me sy
të qartë, profetin e rremë, i cili do të përpiqet ta udhëheqë Kishën Time,
sepse ai nuk vjen nga Shtëpia e Atit Tim të Përjetshëm. Ai do të duket sikur
vjen. Por kjo do të jetë e rreme. Shikoni gjithashtu, miqësinë që ai do të
shfaqë me antikrishtin, sepse ata do të jenë dy nga ndjekësit më mashtrues të
Satanit – të veshur në lëkurën e deles. Ata do të kenë fuqi, që do të duket si
mrekullitë e vjetra, por këto fuqi do të jenë satanike.
Ju duhet të qëndroni në
hirin e Zotit gjatë gjithë kohës me qëllim që të mbroni Besimin tuaj. Lutuni
për shërbëtorët e Mi të shenjtë, të cilët, të vakët në besimin e tyre, do të
bien në krahët e mashtruesit. Ai do t’i joshë ata sepse ai do të ofrojë
argëtim, pasion dhe të ashtu-quajturën dashuri, që do të jetë e nxitur nga
egoizmi, dhe paraqitja e tij joshëse do të jetë e vështirë për t’i rezistuar.
Shkoni drejt kësaj udhe, shërbëtorët e Mi të shenjtë, dhe ju do të jeni të humbur
për Mua përgjithmonë.
Ju
mund të pyesni: Përse këto ngjarje duhet të paraqesin vështirësi të tilla?
Pastaj ju do të pyesni veten se përse Unë i lejoj këto gjëra të ndodhin. Sigurisht Jezusi, në Mëshirën e Tij, nuk
do të paraqiste pengesa të tilla? Mirë
atëherë, Mua më duhet t’i lejoj ato, sepse do të jetë përmes këtyre sfidave që
beteja finale midis Atit Tim të Përjetshëm dhe të ligut mund të kryhet. Pa një
konfrontim final, ai, Satani, nuk mund të hidhet, përfundimisht, në humnerën e
Ferrit të Përjetshëm.
Të
jeni vigjilentë ndaj këtij mashtrimi. Mos i lejoni shpirtrat tuaj të humbasin
në këtë mënyrë. Lutuni, lutuni, lutuni, për hiret e dijes me qëllim që të mund
ta shihni këtë profet të rremë për çfarë ai me të vërtetë është.
Një demon i
dërguar nga thellësitë e Ferrit, për t’ju çorientuar. Të jeni mirënjohës që ju
jeni shënjestrat e tij. Për arsye të aleancës suaj me Mua, ju do të viheni në
provën vendimtare, provën e besimit tuaj. Kurrë më nuk do t’ju duhet ta
përballoni një provë të tillë.
Prandaj të jeni të përgatitur. Kthehuni tek Unë
të gjithë ju, shërbëtorët e Mi të shenjtë, tani, përpara se të jetë tepër vonë.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Jezu Krishti