E
Martë, 11 Janar 2011, në 00:30
Bija
Ime e dashur, më në fund ne bashkohemi. Kanë kaluar disa ditë tani që kur ti ke
vendosur t’i marrësh Mesazhet e Mia. Mos ki frikë sepse do të të duhet kohë
tani për ta dëgjuar Mesazhin Tim më urgjent të dhënë për botën deri tani.
2011-a
është viti për kohën në të cilin ndryshimet – purifikimi – do të fillojë dhe do
të dëshmohet nga miliona në mbarë botën. Megjithëse lutja do të ndihmojë në
shmangien e shkatërrimeve globale, nuk do të jetë e mjaftueshme tani për ta
ndaluar Dorën e Atit Tim të Përjetshëm kur ta përfshijë njerëzimin, së shpejti.
Sjellja
e keqe dhe ndyrësia e mendjes, trupit dhe shpirtit, që është duke u shfaqur në
botë në këtë moment është e qartë për t’u parë tani nga të gjithë ju. Për ata
prej jush kaq të ngarkuar dhe të mbështjellë në jetën e tyre, tani është koha
të ndaloni dhe të shikoni se çfarë po ndodh para syve tuaj.
I
ligu, i cili punon me anë të atyre që janë në errësirë, ka krijuar rrëmujë ku
vrasja e përditshme është tani kaq rutinë sa njerëzimi është bërë i pandjeshëm
ndaj keqbërësve të cilët i kryejnë këto ligësi. Dashuria për vetveten dhe
lakmia e dominojnë shoqërinë tuaj. Udhëheqësit dhe politikanët tuaj janë të
etur për pushtet dhe në shumë raste nuk duan t’ia dinë aspak për mirëqenien
tuaj. Vetëvrasja, në rritje, po shkaktohet nga dëshpërimi i krijuar nga
mashtruesi, i ligu, në shoqërinë tuaj.
Ai,
që kurrë nuk e shfaq veten tek ju, fshihet pas çdo vepre që shfaqet publikisht,
e cila lartëson imoralitetin seksual dhe lëndimin e të tjerëve dhe të vetvetes.
Ndjekja
e vazhdueshme e të mirave luksoze, të cilave ju i jepni përparësi mbi
mirëqenien e familjeve tuaja, është e shfrenuar. Ndërsa ju, fëmijët e Mi,
ndiqni këto ëndrra pa vlerë, me kalimin e kohës do ta shikoni se do të mbeteni
pa ushqim. Këto gjëra boshe dhe pa vlerë nuk do ta ushqejnë barkun tuaj. As
edhe nuk do t’i mbushin shpirtrat tuaj të zbrazët, që klithin për ngushëllim –
një ngushëllim që ju nuk e keni më në dispozicion. Ky ngushëllim mund të
arrihet vetëm përmes lutjes dhe veçanërisht të lutjes së organizuar në grupe.
Purifikimi vjen para
Ardhjes Sime të Dytë
Tërmetet
tani kanë për ta goditur Tokën, ndërsa zemërimi i Atit Tim do të lëshohet. Ju,
fëmijët e Mi mosmirënjohës, që i keni kthyer shpinën Dritës së të Vërtetës,
duhet të keni frikë tani. Fillimi i Mundimit të Madh është gati për t’u
shpalosur, ku spektakli i trazirave ekologjike do të përshkallëzohet. Njeriu do
të jetë i pafuqishëm. Me kalimin e kohës, ai do ta kuptojë dhe pranojë se Ati
Im Ekziston dhe se Unë, Biri i Tij i dashur, tani përgatis udhën që bota të
dëshmojë kthimin Tim në Tokë për herë të dytë. Ajo kohë po afrohet tani.
Megjithatë bota së pari duhet ta kalojë këtë purifikim të rëndësishëm. Ndërsa
numri i fatkeqësive në botë do të vazhdojë të shtohet, po kështu edhe ata
ndjekës të Satanit do të shtohen. Duke kundërshtuar, ata do të vazhdojnë me
jetët e tyre të liga e të neveritshme dhe do të shkaktojnë dhimbje dhe terror
mbi besimtarët e Mi dhe mbi ata që bëjnë jetë të drejtë.
Ndërsa
besimtarët e Mi deklarojnë të Vërtetën tek një botë jobesimtare, prapë, më
tepër njerëz do të ngrihen dhe pranojnë se ndryshimet me të vërtetë po ndodhin
në botë. Ata shpejt, përmes profecive që Unë Jam duke iu treguar fëmijëve të Mi
me anë të lajmëtarëve të Mi të zgjedhur, do ta kuptojnë se çfarë ata në fakt po
dëshmojnë, sepse ndodhitë që do të shpalosen nuk mund të shkaktohen nga njeriu.
Ato mund të ndodhin vetëm nëse dhe kur Ati Im i Përjetshëm të japë lejen e Tij.
Koha ka ardhur që
Vulat të hapen
Koha,
fëmijët e Mi, ka ardhur për shenjat ashtu siç qe parathënë kur Vulat duhet të
hapen dhe trumbetat të paralajmërojnë ndryshimet. I ligu nuk do të tolerohet
nga Hyji Krijuesi i njerëzimit, dhe do të hiqet nga bota një herë e mirë. Asnjë
ndjekës i të ligut, pavarësisht se ç’nivel përfshirjeje ai ka për Satanin dhe
premtimet e tij boshe, nuk do të shpëtohet, nëse nuk pendohet!
Dashuria,
fëmijët e Mi, do t’iu tregohet të gjithë ndjekësve të Mi dhe atyre të Atit të
Përjetshëm kur ju t’i hapni zemrat tuaja. Megjithatë, Satani e ka shfaqur veten
në një nivel të tillë lartësimi, sa fuqia e tij ka infektuar tani kaq shumë nga
fëmijët e Mi sa ata nuk besojnë më në virtyte të tilla si ndershmëria, veprat e
mira, respekti për jetën, si për njëri tjetrin apo për familjet e tyre. Vëllai
është kthyer kundër vëllait, motra kundër motrës, fqinji kundër fqinjit, prifti
kundër eprorëve të tij, Peshkopët kundër Mësimeve të Librit të Shenjtë.
Përse më ndëshkoni Mua
me mungesën tuaj të dashurisë?
Fëmijët
e Mi i kanë kthyer shpinën këtij planeti të bukur – që me kaq dashuri iu dhurua
nga Hyji Atë, Krijuesi dhe Bërësi i të gjitha gjërave. Çfarë keni bërë? Përse
më ndëshkoni Mua me mungesën tuaj të dashurisë për Shpëtimtarin tuaj? Përse e
ktheni shpinën ndaj nevojave tuaja – urgjenca për të ushqyer shpirtrat tuaj,
për të shuar etjen tuaj për njohurinë e Mbretërisë së Atit Tim, Qiellit –
trashëgimisë suaj të premtuar? Ju, fëmijët e Mi, po ia ktheni shpinën vetë
shpëtimit tuaj. A nuk e kuptoni këtë? Ju lutem ta besoni se nëse ju nuk e
ekzaminoni ndërgjegjen tuaj tani dhe nuk luteni për udhëzim, ju nuk mund dhe
nuk do të shpëtoni.
Priftërinjtë që
shpërfillin Mësimet
Shërbëtorët
e Mi të shenjtë, vetë barinjtë e zgjedhur për të udhëzuar grigjën Time, nuk e
kanë shpjeguar ekzistencën e të ligut. Ata, në përpjekjet e tyre për t’u
shfaqur si modernë, me horizont të gjerë dhe mësues praktikë kanë dështuar për
t’i treguar rreziqet e shpërfilljes së Mësimeve të përmbajtura në Librin e Atit
Tim. Libri që e deklaron qartë ekzistencën e të ligut dhe se si ai punon përmes
secilit prej jush, me qëllim që t’ju largojë nga shtëpia që ju takon – Parajsa
e Re, të cilën Unë jua premtova të gjithëve kur Unë vdiqa në Kryq për ju. Unë
nuk vdiqa për një grup njerëzish të panjohur. Unë e dhashë Jetën Time për
secilin dhe çdonjërin prej jush me qëllim që të mund të shpëtoheni.
Mbajeni
mend, edhe pse Dashuria Ime për ju është gjithë-përfshirëse, ajo gjithashtu më
shkakton Mua vuajtje të thellë. Kjo vuajtje vjen sepse ju e shpërfillni
Ekzistencën Time. Ju zgjidhni verbërisht duke vazhduar të besoni me naivitet se
Toka ju siguron gjithçka që ju mund të dëshironi ndonjëherë që të keni. Ju
harroni se jeta, jeta pas kësaj, do të vazhdojë përherë.
Profecitë ju janë
dhënë prej Mëshirës
Shenjat,
mesazhet dhe profecitë ju janë dërguar, fëmijë, nëpër vite, si rezultat i
Mëshirës Sime. Me përjashtim të ndjekësve të Mi, shumë pak nga ju dëgjojnë, i
hapin sytë apo mendojnë madje edhe për një moment t’i bëjnë vetes këtë pyetje.
A mund të jetë ky me të vërtetë një komunikim Hyjnor? Nëse është, atëherë çfarë
më duhet të bëj? Përgjigja është të dëgjoni dhe ta pranoni të Vërtetën e
mundësive tuaja të së ardhmes. Vendosni se çfarë udhe ju dëshironi të merrni.
Lutuni atëherë për shpirtin tuaj dhe për ato të të dashurve tuaj.
Për
ata prej jush që me arrogancë e kthejnë shpinën me përbuzje kur Emri Im
përmendet, apo që tundni kokat tuaja në mungesë respekti kur ndjekësit e Mi
shpallin të Vërtetën Time, atëherë ju jeni të humbur për Mua. Unë, përmes Mëshirës
Sime, mund t’i jap kësaj bote vetëm shenja dhe Mesazhe për t’ju ndihmuar të
udhëzoheni. Për shkak të Dhuratës së vullnetit të lirë, të dhënë njerëzimit nga
Ati i Përjetshëm, Hyji Krijuesi dhe Bërësi i të gjitha gjërave, Unë nuk mund
t’ju detyroj. Ndërsa një Mesazh Dashurie dhe Dhembshurie do të jetë gjithmonë
arsyeja Ime për të komunikuar me ju, po ashtu do të jetë edhe lëndimi dhe
shqetësimi Im.
Vuajtja
dhimbja dhe lëndimi Im po intensifikohen ndërsa fëmijët e Mi kapërcejnë në
krahët e hapur të Satanit. Kjo do të thotë se Unë tani duhet t’ju tregoj qartë
të gjithëve se çfarë fati shtrihet përpara për ata që më refuzojnë Mua dhe Atin
Tim të Përjetshëm.
Realiteti i Ferrit
Zgjidhni
gënjeshtrat e promovuara nga mashtruesi – ku kryesorja është se Hyji Ati i
Përjetshëm nuk ekziston – dhe ju jeni të dënuar. Me të hyrë në portat e Ferrit
ju do ta kuptoni atëherë gabimin e tmerrshëm që keni bërë. Më besoni Mua,
fëmijët e Mi, nëse mund ta dëshmonit tronditjen dhe ndjesinë e tmerrit të atyre
shpirtrave, kur e Vërteta përfundimtare pas vdekjes t’iu tregohet atyre ju nuk
do të ishit në gjendje t’i bënit ballë, madje as edhe një moment të këtij
mundimi. Nëse ju do të dëshmonit vetëm një pamje të shpejtë të këtij vendi
tani, në gjendjen njerëzore, ju do të binit të vdekur të tmerruar për fatin që
bie mbi ata që kanë zgjedhur udhën e mëkatit.
Kjo
udhë, e cila duket e bukur, joshëse, nxitëse, e lavdishme dhe e mrekullueshme,
ndryshon kur ju zbrisni në gjysmë të udhës. Ndryshimet që ju hasni nga mesi i
udhës ju tregojnë se nuk jeni të kënaqur. Kjo ndjenjë e çuditshme, e zbrazët
dhe zhgënjyese vazhdon e pandryshuar gjatë gjithë udhëtimit tuaj. Ju nuk mund
ta kuptoni përse ndjeheni kështu. Përvojat tuaja, të këndshme nga jashtë, janë
plot me ndjenja të papritura shqetësuese dhe të liga të cilat janë të përziera
me zemërim, shqetësim, vetmi dhe frikë. Është vetëm kur ju ta takoni idhullin
tuaj në fund të udhëtimit dhe të vështroni në sytë e tij të lig, që dëfrejnë
nga kënaqësia arrogante, që ju do të ulërini derisa të ngjireni. Vetëm në atë
moment përfundimtar ju do të ulërini për ndihmën Time. Por do të jetë tepër
vonë. Nuk do të ketë më kthim prapa në atë pikë. Ju do ta keni bërë zgjedhjen
tuaj në këtë jetë. Dhe megjithëse Unë do të derdh Lot të hidhur prej
dëshpërimit të thellë për secilin nga shpirtrat e Mi të humbur, Unë nuk mund
t’ju shpëtoj në atë fazë. Vullneti juaj i lirë, ku ju e zgjidhni vetë fatin
tuaj, do të jetë plotësisht i hequr nga Duart e Mia.
Përmes këtij Mesazhi, edhe pse është i ashpër, Unë Jam duke
i dhënë botës Paralajmërimin final, prej Dashurisë së Pastër për secilin prej
jush. Unë ju bëj thirrje përfundimisht, që ta dëgjoni Zërin Tim tani, që ju të
mund t’i shpëtoni shpirtrat tuaj.
Jezu Krishti juaj i
dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit dhe
Gjykatësi i Drejtë