Bija Ime fort e dashur, shpirti djallëzor po përhapet dhe po ndikon tek të gjithë ata që i kundërshtojnë me egërsi këto Mesazhe. Kjo do të çoj në më shumë ligësi, gënjeshtra dhe prapaskena intriguese të sajuara për të ndaluar këtë Mision. Ju duhet t’i shpërfillni ata me gjuhë të liga dhe ata që janë të konsumuar me xhelozi shpirtërore, të cilët do të bëjnë gjithçka për t’u përpjekur dhe për ta shkatërruar këtë, Misionin Tim, për të sjellë shpëtimin tek të gjithë.
Unë ju them të gjithëve ju, që më ndiqni Mua, se këto Mesazhe janë tepër të rëndësishme për ju që t’i kushtoni ndonjë vëmëndje atyre që ju urrejnë në Emrin Tim. Sepse jam Unë, Jezu Krishti, që ata kanë në shënjestër. Kujtojeni këtë.
Megjithatë, krenaria e tyre do t’i bëj ata të besojnë se po veprojnë kështu sepse më duan Mua. Ata duhet ta dinë se Unë kurrë nuk do ta lejoja dikë të fliste gënjeshtra të tilla apo të përhapte fjalë të këqija për një shpirt tjetër, në Emrin Tim.
Vetëm Unë, Jezu Krishti, Qengji i Hyjit, e kam Autoritetin t’ju zbuloj juve të Vërtetën në këto kohë. E Vërteta do të shqetësoj shumë dhe e Vërteta do të jetë e hidhur për t’u gëlltitur, sepse ajo është e një madhësie të tillë sa vetëm ata që janë të fortë në dashurinë e tyre për Mua do të jenë të aftë ta pranojnë atë. E Vërteta, pavarësisht se sa e vështirë është për t’u përtypur, do t’ju çliroj. Ajo do t’ju hapi sytë ndaj të ligut, kur ai paraqitet si i mirë; ndaj njerëzve të liq që përhapin blasfemi kur ata thonë se flasin Fjalën Time dhe ndaj armiqve të Mi që duan të shkatërrojnë fëmijët e Hyjit.

Shumë profetë të rremë, të përhapur në çdo shtet, do të ngrihen të deklarojnë se gënjeshtrat e derdhura prej gojës së antikrishtit, janë të vërteta. Ata gjithashtu do të thonë se antikrishti jam Unë. Ata do të thonë gjithçka rreth Ungjillit, të cilat do të duken të jenë të sakta dhe do të përdorin pjesë nga Bibla e Shenjtë, përfshi thënie nga Unë, për të justifikuar misionet e tyre djallëzore. Por ju që më njihni Mua, gjithmonë do t’i gjeni gënjeshtrat dhe herezitë të fshehura brënda fjalëve të tyre të ashtu-quajtura profetike. Ata do t’i kundërshtojnë këto Mesazhe dhe do ta deklarojnë Fjalën Time të jetë herezi. Tani është koha t’i heshtni të gjithë këto zëra, që ju kërkojnë t’i dëgjoni ata, në vëndin Tim.
Ju duhet të vazhdoni ta kujtoni veten për të Vërtetën e përmbajtur në Ungjillin e Shenjtë. Ju duhet të më dëgjoni Mua, ndërsa Unë ju udhëzoj.
Së shpejti, të gjithë ata që e kanë udhëhequr Kishën Time në të kaluarën, të gjithë ata që i japin fëmijve të Hyjit Fjalën e Vërtetë të Hyjit, nga brënda Kishës Sime, dhe të gjithë ata që do të mbeten besnikë ndaj të Vërtetës, do të shtyhen nga njëra anë. Kisha Katolike do të bëj një numër deklaratash alarmuese, për atë përse duhet të ndryshoj dhe të përmirësoj çdo pjesë të strukturës së saj. Ajo do të përdori mëkatet e atyre në Kishën Time dhe të atyre që më tradhëtuan Mua, si justifikimin për ta kthyer Kishën Time përmbys.

Shumë prej shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të përjashtohen dhe do të bëhen shkaku. Shumë do të ndiqen dhe mashtrime, si dhe deklarata të tjera, do të bëhen kundër emrit të tyre të mirë përpara se të jenë hequr. Në këtë mënyrë shumë shërbëtorë të shenjtë do të hiqen nga Kisha Ime me qëllim që të lejojnë armiqtë e Hyjit të marrin kontrollin e plotë nga brënda saj. Çdo shpifje e kryer prej armiqve të Hyjit kundër shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të duartrokitet publikisht dhe do të paraqitet si një gjë e mirë, me qëllim që emri i mirë i Kishës të mbetet i pacënuar.
Oh sa do të mashtroheni të gjithë juve dhe si e Vërteta do të mbulohet, do të fshihet dhe pastaj do të shpërfillet. Të gjitha këto ndryshime do të vijnë shpejt, në të ardhmen, dhe përhapja e këtyre gjërave do të çudisi shumë veta. Mes gjithë këtyre, do të ketë çoroditje, frikë, trishtim dhe dëshpërim të madh. Kisha Ime do të bëhet kaq e copëtuar sa i gjithë besimi brënda mureve të saj do të thyhet. Kjo do të krijoj një frikë të madhe dhe pastaj, në një mënyrë që si fillim nuk do të duket e qartë, Kisha Katolike do të bëhet një forcë udhëheqëse në fenë e re mbarë botërore.
Kjo paturpësi e re do të deklaroj një dashuri të madhe për të varfërit dhe të uriturit e botës. Por ajo nuk do të predikoj Fjalën Time, dhe as nuk do të qëndroj besnike ndaj Kishës Sime. Megjithatë, Kisha Ime do të vazhdoj të jetoj.
Dishepujt e Mi besnikë, përfshi priftërinjtë dhe shërbëtorët e shenjtë të gjitha besimeve të Krishtere, do të mbajnë Krahun Tim. Kisha Ime e mbetur do t’i rezistoj testit të kohës dhe ajo kurrë nuk mund të vdesi, sepse Unë Jam Kisha. Unë nuk mund të shkatërrohem kurrë.