Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 30 November 2013

Dashuria lulëzon sepse ajo është një Dhuratë nga Hyji dhe e ka fuqinë ta shkatërroj të ligun

E Shtunë, 23 Nëntor 2013, ora 17:00

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj të shpjegoj rëndësinë e dashurisë dhe se me atë, ju mund ta mposhtni të ligun dhe se, pa atë, i ligu përhapet.

Satani është i paaftë të ketë dashuri, por përkundrazi është i vetë-fiksuar me atë që ai beson të jetë fuqia dhe madhështia e tij. Kur ai i infekton shpirtrat, gjëja e parë që ai bën është të shkatërroj dashurinë brënda shpirtit. Kur e arrin këtë, ai do të fusi një urrejtje të tmerrshme në atë shpirt dhe do të jetë kjo urrejtje që shkakton përçarje. 

Përçarja dhe mosmarrveshjet, e frymëzuara nga urrejtja, mund të çojnë në veprime dëshpëruese të kryera nga një shpirt kundër një tjetri. Këto vepra të mbushura me urrejtje shpesh mund të çojnë në mizori të tmerrshme dhe madje vrasje. Mëkati i krenarisë është i futur tek shpirtrat, që e ekspozojnë veten ndaj të ligut dhe kjo çon në ambicje të pamëshirshme dhe lakmi. Por atje ku ka dashuri, gjendet Prania e Hyjit.

Dashuria lulëzon sepse ajo është një Dhuratë nga Hyji dhe e ka fuqinë të shkatërroj të ligun. Dashuria nuk është egoiste. Dashuria është bujare, të fal dhe e panjollosur nga mëkati i krenarisë. Ju duhet t’i kërkoni Hyjit, çdo ditë, për Dhuratën e Dashurisë dhe kur t’ju jepet kjo, përdoreni atë si mburoja juaj kundër urrejtjes. Dashuria, kur është e pranishme në një shpirt të pastër, tërheq urrejtje prej atyre shpirtrave që e kanë hequr Hyjin nga jeta e tyre. Ata nuk mund ta durojnë Dritën e Hyjit, e cila ndriçon prej shpirtrave t
ë atyre që janë të mbushur me Dashurinë e Hyjit. 

Shkoni tani duke e ditur se Dashuria duhet të përdoret për të ndihmuar shpirtrat e të gjithë atyre që kanë nevojë të madhe për Ndihmën Time. Ju lutem ta recitoni këtë Lutje t
ë Kryqëzatës për Dhuratën e Dashurisë. 

Lutja e Kryqëzatës (129) Për Dhuratën e Dashurisë

O Hyj, të lutem më mbush me Dashurinë Tënde. 
Më ndihmo ta ndaj Dhuratën e Dashurisë me të gjithë ata që kanë nevojë për Mëshirën Tënde. 

Më ndihmo të të dua Ty më shumë. 
Më ndihmo t’i dua të gjithë ata që kanë nevojë për Dashurinë Tënde. 

Më ndihmo t’i dua armiqtë e Tu. 

Lejo që Dashuria me të cilën Ti më Bekon, të përdoret për të pushtuar zemrat e të gjithë atyre që unë takoj. Me Dashurinë, që Ti e depërton në shpirtin tim, më ndihmo t’i mposht të gjitha ligësitë, të kthej shpirtrat dhe ta mposht djallin dhe të gjithë ata ndjekës të tij të ligj, që përpiqen të shkatërrojnë të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë. Amen.

Unë Jam Dashuria. Kur ju me të vërtetë më doni Mua, Unë do ta vërshoj shpirtin tuaj me më shumë dashuri dhe me këtë dashuri, ju do të më ndihmoni Mua të shpëtoj botën.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/23/love-thrives-because-it-is-a-gift-from-god-and-has-the-power-to-destroy-evil/