Bija Ime fort e dashur, shumë do të fillojnë së shpejti të përdorin njohuritë e tyre të shkencës për të vlerësuar Ungjillin Më Të Shenjtë. Në vënd që të deklarojnë të Vërtetën e Fjalës Sime, e cila vjen prej Mënçurisë së Hyjit, ata do të fillojnë ta shtrembërojnë atë për t’i dhënë asaj një pamje sa më moderne.
Të gjitha Fjalët e Mia, të përmbajtura në Ungjillin e Shenjtë, do të interpretohen ndryshe. Ata do të thonë se Fjala Ime do të thotë diçka të re, e cila do të jetë më e përshtatshme në botë sot. Ata do të përpiqen të japin shëmbuj se si Unë do t’ju mësoja ju, po të ecja në Tokë në këtë kohë.
E harruar do të jetë thjeshtësia e Fjalës së Hyjit, e cila është për këdo. Ata që janë inteligjentë, të ditur dhe që janë krenar për përparësinë e njeriut në botën e shkencës, do të fillojnë të bëjnë deklarata fyese.
Kisha do të mbështesi të ashtu-quajtura zbulime të reja shkencore, të cilat do të nënvlerësojnë atë që përmbahet në Biblën e Shenjtë. Ata do të zbulojnë çfarë ata thonë të jetë evidencë e re, që hedh dyshime se si u krijua bota. Pastaj ata do të thonë se shumë prej asaj që përmbahet në Bibël janë metafora të formuara për të krijuar paqe mes njerëzve. Ata do të përdorin mesazhin e humanizmit, dashurisë për njëri tjetrin, për sa i përket mundësive tuaja për t’u kujdesur për të varfërin, të pa-shkolluarin dhe nevojtarin, në vënd të së Vërtetës që ju ishte dhënë në Ungjill. Pastaj, doktrinat e reja të rreme që do të duken të ngjajshme me të Vërtetën, do të mbështeten nga priftërinjtë, dhe vetëm ata që qëndrojnë të vendosur ndaj Fjalës Sime do ta mbajnë të gjallë të Vërtetën.
Ndjekësit e Mi të dashur, kur të shikoni se fare pak do ta dëgjojnë akoma të Vërtetën – Fjalën e Hyjit – atëherë ju duhet ta ngushëlloni njëri tjetrin. Ju duhet të vazhdoni t’i kujtoni ata në Kishën Time, të cilët do t’i duartrokasin herezitë, që do të futen, për të Vërtetën sepse shumë prej tyre nuk do të jenë më të zgjuar. Kaq të larguar do të jenë ata nga Unë, sa do t’i pranojnë lehtë ndryshime të tilla. Do të jetë shumë më e lehtë për ata me besim të pakët të pranojnë fjalën e atyre që kërkojnë ndryshim, sesa të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Hyjit.
Thirrja për ndryshimet e para do të bëhet së shpejti. Me një ëmbëlsi që do të zbusi dhe fjalime me pasion mbi nevojën për t’u ngritur si një botë e bashkuar – për të treguar dashuri dhe tolerancë për të gjithë – ju do të çoheni drejt gabimit më të madh. Shumë do të habiten se sa shpejtë Kisha Ime do të duket të përqafoj botën jobesimtare. Shumë do të magjepsen prej mënyrës në të cilën fetë e ndryshme, paganët dhe heretikët, do të mblidhen për t’u bashkuar në këtë kishë të re bamirëse mbarë botërore.
Ata do të thonë: “Më në fund një kishë që është tolerante i ka përfshirë të gjithë.” Ata nuk do të kenë më turp të tregojnë mosbindje ndaj Hyjit. Përkundrazi, ata do ta shpallin me krenari se mëkatet e tyre të liga jo vetëm që janë të pranueshme në Sytë e Hyjit, por ato nuk do të konsiderohen më të jenë aspak mëkate. Kjo do të krijoj gëzim të madh ngado.
Për herë të parë në histori, ata që e drejtojnë Kishën Time në udhë të gabuar do të admirohen, adhurohen dhe pothuajse asnjë lloj kritike nuk do të hidhet mbi ata.
Herezia më e madhe, e paparë që nga vdekja Ime në Kryq, tani do ta pushtoj Kishën Time në Tokë. Ata do t’i mbushin Kishat e Mia me simbole fyese pagane dhe Unë nuk do të dukem asgjëkundi. Dhe ndërsa ata i mbushin godinat, që krijuan për të më adhuruar Mua, Kisha Ime e Vërtetë, e përbërë nga ata që qëndrojnë besnikë ndaj të Vërtetës, do të bëhet Tempulli i vetëm i Vërtetë i Hyjit, sepse ata kurrë nuk do ta pranojnë dhunimin e Trupit Tim. Besimi i tyre do t’i bëj ata ta përhapin Ungjillin dhe ta mbajnë të ndezur Flakën e Shpirtit të Shenjtë.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/09/many-will-soon-begin-to-use-their-knowledge-of-science-to-evaluate-the-most-holy-gospels/