Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 14 November 2013

Persekutimi më i madh do të shkaktohet prej të Krishterëve mbi të Krishterët

E Shtunë, 2 Nëntor 2013, ora 20:30

Bija Ime fort e dashur, Unë duhet t’i bëj thirrje të gjithë fëmijve të Hyjit të bashkohen n
ë unitet dhe të luten për Kishën Time në Tokë.

Zemra Ime rënkon në këtë kohë, sepse një urrejtje e madhe po tregohet ndaj atyre që janë t
ë Krishterë të dedikuar. Persekutimi i të Krishterëve do të vazhdoj në të gjitha vëndet dhe kjo përfshin të gjithë ata që, në këtë kohë, e kanë lirinë të praktikojnë nderimin e tyre ndaj Meje. Persekutimi më i madh do të shkaktohet prej të Krishterëve mbi të Krishterët. Fshikullimi i Trupit Tim në Tokë do të jetë më i keq nga përbrenda, kur vëllai do të kthehet kundër vëllait dhe motra kundër motrës. Ju së shpejti do të shikoni deklaratën e lutjeve të reja, të cilat do të futen prej liturgjisë së re.

Ndryshimet kryesore do t’i referohen Kungimit të Shenjtë, ku ai do të paraqitet si diçka, që do të ketë fare pak ngjajshmëri me vdekjen Time në Kryq, kur Unë e dhurova Trupin Tim për të gjithë mëkatarët. Duke deklaruar se Kungimi i Shenjtë do të thotë bashkimin e p
ërbashkët e gjithë njerëzimit, si një i vetëm përpara Hyjit, ju do të më fyeni Mua, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me të Vërtetën. E Vërteta nuk ka më kuptimin e të Vërtetës, sepse kaq shumë përhapin gënjeshtra, ekzagjerojnë dhe nuk e kuptojnë sa sa lehtë e Vërteta mund të shtrëmbërohet. Kur është e përpunuar, në një mënyrë delikate, shumë nuk do ta vënë re ndryshimin, kur ata nuk i përmbahen të Vërtetës. Gënjeshtrat do të zënë vëndin e të Vërtetës, do të përçajnë racën njerëzore dhe do të krijojnë shkëputjen prej Hyjit, e cila do të çoj drejt shkatërrimit.

Gjithmonë ta mbroni t
ë Vërtetën, sepse pa atë dielli do të errësohet, hëna nuk do të japi më dritë kur të bier nata dhe yjet nuk do të ndriçojnë më në ato ditë që do të sinjalizojnë errësirën përfundimtare, përpara se Unë të vij për të deklaruar Mbretërinë Time.

Deri atëherë, vetëm e Vërteta do t’ju shpëtoj juve.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/02/the-greatest-persecution-will-be-inflicted-by-christians-upon-christians/