Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 21 November 2013

Shenja e parë do të jetë që Toka do të rrotullohet më shpejt. Shenja e dytë ka lidhje me diellin, i cili do të shfaqet më i madh, më i ndritshëm dhe do të filloj të rrotullohet

E Martë, 12 Nëntor 2013, ora 20:30

Bija Ime fort e dashur, ndërsa Koha Ime po afron, shumë do të jenë në gjumë, por ata që janë të bekuar me sytë e hapur ndaj Dritës Sime, do t’i njohin shenjat. Atyre do t’ju jepen gjithashtu bekimet për t’u pregatitur dhe vetëm ata që kapen pas Meje do të jenë në gjëndje të durojnë ndryshimet.

Sa më pranë të afrohet Dita e Ardhjes Sime të Madhe, aq më shumë njerëz, që thonë se e duan Hyjin, do të largohen prej Meje. Madje edhe ata që thonë se janë të shenjtë dhe e lartësojnë veten brënda hierarkisë së Kishës Sime në Tokë, nuk do të jenë në gjëndje të shikojnë të Vërtetën. Ata nuk do ta shikojnë të Vërtetën sepse do të jenë kaq të zënë duke ndjekur çështjet dhe ceremonitë, të cilat do të jenë fyese ndaj Meje.

Shenja e parë do të jetë që Toka do të rrotullohet më shpejt. Shenja e dytë ka lidhje me diellin, i cili do të shfaqet më i madh, më i ndritshëm dhe do të filloj të rrotullohet.
 

Në krah të tij do të shikoni një diell të dytë. Pastaj moti do ta bëj botën të tundet dhe ndryshimet do të thonë se shumë pjesë të Tokës do të jenë shkatërruar

Këto ndëshkime – dhe do të ketë shumë – do ta zhveshin njerëzimin nga arroganca e vet, me qëllim që shpirtrat të lypin Mëshirën e Hyjit. Asgjë tjetër nuk do t’i trazoj zemrat e ngurta të atyre që e kanë hequr Dashurinë e Hyjit prej jetës së tyre.

Mëkati i njerëzimit do të rritet shpejt dhe mëkati i idhujtarisë do të mbështillet trefish rreth Tokës. Paganizmi, i zbukuruar si monarki mbretërore, do të futet në Kishën Time në Tokë. Kur paganët të përqafojnë Kishën Time, nuk do të jetë për të adhuruar Hyjin. Kur paganët, ateistët dhe jo-besimtarët e tjerë, të cilët nga jashtë e refuzojnë Ekzistencën e Hyjit, e përqafojnë Kishën Time, nuk do të jem Unë, Jezu Krishti, tek i cili ata gjunjëzohen.

Kur Kisha Ime të deklaroj se ajo i mirëpret të gjithë, mos u mashtroni. Ajo nuk do të thotë se ata i mirëpresin paganët në Kishën Time, që ata të mund të përkulen para Tabernakullës Sime. Jo, ajo do të jetë për të ekspozuar idhujtarinë, e shkaktuar prej mëkatit të krenarisë, para Meje, për t’i poshtëruar Tabernakullat e Mia të Shenjta dhe të Bekuara. Ata do të vendosin simbole pagane mbi Altarët e Mi dhe do të kërkojnë që besimtarët e pavetëdijshëm të përkulen dhe t’i pranojnë vëllezërit dhe motrat e tyre, me hir dhe me bujari. 

Të gjithëve do t’ju kërkohet ta mohojnë të Vërtetën, që të mirëpresin adhuruesit e rremë, të cilët do të shkelin mbi Altarët e Mi. Pastaj, Dora e Hyjit do të bjer

Luftrat do të përhapen; tërmetet do ti shkundin të katër skajet e Tokës dhe kriza e urisë do ta mbërthej njerëzimin dhe çdo veprim i lig dhe fyerje e bërë p
ërpara Hyjit do të çoj në një ndëshkim të tmerrshëm. Kur ata që e pranojnë Mëshirën Time e drejtojnë Kishën Time – çdo djall do t’i mallkoj këta fëmij të Hyjit. Për t’i mbrojtur ata, Hyji do të ndërhyj dhe mjerë ata që pështyjnë në Fytyrën e Krijuesit të tyre. 

Koha ka ardhur. Ata që më fyejnë Mua do të vuajnë. Ata që më ndjekin Mua do të jetojnë përmes këtij persekutimi, deri në Ditën kur Unë të vij për t’i përfshirë ata në Krahët e Mi të Mëshirshëm. Dhe pastaj, vetëm ata që mbeten, për arsye se ata e refuzuan Dorën Time të Mëshirës, do t’i dorëzohen bishës që ata e adhuruan dhe prej të cilit ata kërkuan kënaqësitë e tyre.

Sa shumë njerëz do të më refuzojnë Mua, deri në fund. Dy të tretat do të pështyjnë tek Un
ë, do ta luftojnë Ndërhyrjen Time dhe do të ulërijnë me çdo lloj turpi ndaj Meje. Ndërsa Dita sa vjen e afrohet më tepër, urrejtja kundër Meje, do të dëshmohet për t’u parë nga të gjithë. Madje edhe ata që i japin botës përshtypjen se e nderojnë Zotin do të më mallkojnë Mua në heshtje. 

Dita kur mashtrimi i bishës të ekspozohet për t’u parë nga të gjithë do të jetë një ditë që askush nuk do ta harroj. Sepse ata ditë, kur bota ta shikoj mashtruesin, antikrishtin, të ngrihet me Kurorën Time mbi kokën e tij – i veshur me rroba të kuqe – do të jetë dita kur zjarr do të dali prej gojës së tij. Kur tmerri më në fund të kuptohet, zjarri do ta mbështjelli atë dhe ai dhe të gjithë ata që i premtuan atij besnikëri do të hidhen në humnerë. Dhe pastaj Unë do të vij ashtu si ju kam treguar. Unë do ta ngre Kishën Time dhe do ta bashkoj botën s
ë bashku me Vullnetin e Shenjtë të Atit Tim dhe paqja, më në fund, do të mbretëroj.

Gjithçka që Unë ju kam thënë është e vërtetë. Gjithçka që ka për të ndodhur do të ndodhi ashtu si ju kam treguar Unë. Do të ndodhi shpejt, sepse pavarësisht nga Zemërimi Im, që është shkaktuar nga hipokrizia dhe mosmirnjohja e njeriut, Unë vij vetëm për t’i dhënë fund kësaj vuajtje përfundimisht. 

Unë vij për të shpëtuar të gjithë mëkatarët, por shumë nuk do të duan të shpëtojnë.

Qëndroni të fortë, ndjekësit e Mi të dashur, sepse Unë do t’i mbroj të gjithë mëkatarët, që e pranojnë Dorën Time të Mëshirës gjatë Paralajmërimit. Prandaj çdo fëmij i Hyjit, besimtar dhe jo-besimtar do të përfshihet në këtë Ndërhyrje të Madhe nga Qielli. Por pas kësaj kohe, ëngjëlli i Hyjit do t’i veçoj të mirët nga të këqinjtë. Koha është e shkurtër.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/12/the-first-sign-will-be-that-the-earth-will-spin-faster-the-second-sign-concerns-the-sun-which-will-loom-larger-brighter-and-begin-to-spin/