Kerko Mesazhet ketu

Saturday 9 November 2013

Fare pak njerëz në botë sot kanë ndonjë fe apo besim në Zot

E Premte, 25 Tetor 2013, ora 23:55

Bija Ime fort e dashur, kur njerëzit të akuzojnë ty se po përhap frikë, përmes këtyre Mesazheve, atëherë ata duhet ta kuptojnë qëllimin Tim të vërtetë. Frika vjen prej ligësisë së atyre që janë të mbushur me errësirën e shpirtit, të cilët ecin mes jush. Armiqtë tuaj janë armiqtë e Mi. 

Ata do të krijojnë një besim të tillë të rremë në çdo komb dhe ai nuk do të vij prej Meje. Kaq joshës do të jenë ata, sa do të futen mes atyre me profile të larta për të përhapur doktrinën e rreme të epokës së re, me origjinë satanike. Shumë do t’i konsiderojnë këto veprime të tmerrshme si argëtime të padëmshme, por mbrapa asaj paraqitje të pafajshme në dukje shtrihet një plan dinak për t’i hequr botës besimin në Trininë e Shenjtë.

Fare pak njerëz në botë sot kanë ndonjë fe apo besim në Zot dhe prandaj kur shërbëtorët e Satanit t'ju paraqesin atyre vlerat e rreme, besimin e rremë dhe paganizmin, shumë do të joshen. Ata do të tërhiqen pas deklaratave dashamirëse, të rreme për të drejtat e atyre që kërkojnë aprovim për vet
ë jetën e tyre, ku ata i kundërshtojnë Ligjet e vendosura nga Ati Im. Për arsyen se besimi i tyre tek Hyji është i dobët, ata do të jenë të hapur ndaj gënjeshtrave. Në të kundërt, ata do të adhurojnë një zot të rremë, antikrishtin. 

Unë ju tregoj këto gjëra, sepse ato janë e Vërteta. Përse Unë nuk do t’ju paralajmëroja për këto gjëra? Unë Jam Shpëtimtari juaj dhe Unë Jam duke u pregatitur për t’ju shpëtuar, përfundimisht, të gjithëve ju, pas kësaj kohe të gjatë dhe të dhimbshme. 

Njeriu ka pësuar mundime të panumërueshme për shkak të Satanit. Sa shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa shumë ai e shkatërron jetën. Ai i prish lidhjet tuaja me njërëzit e tjerë, ju josh drejt veseve të këqija, të cilat ju shkatërrojnë, ju ndryshon dhe ju ngre kurthe. Pavarësisht se çfarëdo që ai ju jep, ju gjithmonë do të ndjeheni bosh. 

Ju do të vazhdoni të bini poshtë e më poshtë deri sa ju të përfshiheni në vepra të panatyrshme dhe të pamoralshme dhe prapë ju nuk do të gjeni asnjë kënaqësi. Vetëm Unë, Jezu Krishti, mund t’ju sjell juve paqen e vërtetë, dashurinë dhe shpëtimin. Ndërsa jeta juaj në Tokë do të ndryshoj përtej njohjes, prej antikrishtit, Unë duhet t’ju paralajmëroj. Unë e bëj këtë, jo për t’ju sjellë frikë, por për t’ju pregatitur juve për të Vërtetën. Vetëm e Vërteta do t’ju çliroj nga ligësia e atyre që jetojnë, marrin frymë dhe që do të vdesin për shkak të besnikërisë së tyre ndaj Satanit dhe djajve të tij.

Vetëm Unë, Jezusi, Jam Udha juaj për të kërkuar çlirimin nga persekutimi, që këta njerëz të liq, dinakë dhe mashtrues do të shkaktojnë mbi botën.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/25/very-few-people-in-the-world-today-have-any-faith-or-belief-in-god/