Monday, 18 November 2013

Nëna e Shpëtimit: Kur një mision, që deklaron të flasi Fjalën e Zotit, është i rremë asnjë urrejtje nuk do të tregohet kundrejt tij

E Premte, 8 Nëntor 2013, ora 12:09

Fëmijët e mi të dashur, si të vegjëlit e dashur të Zotit, ju kurrë nuk duhet të lejoni mosmarrveshjet të kthehen në urrejtje për njëri tjetrin. I ligu krijon vuajtje të tmerrshme mes jush duke përhapur infektimin e tij djallëzor dhe sidomos kundër vizionarëve dhe profetëve të zgjedhur të Zotit.

Kur Zoti është i pranishëm në një Mision, që është i autorizuar prej Tij në Tokë, me qëllim që të shpëtoj shpirtrat, Satani gjithmonë do ta sulmoj atë. Ju do t’i njihni profetët e vërtetë të Zotit prej persekutimit dhe urrejtjes që do të tregohet ndaj tyre. Ju do t’i njihni ata prej refuzimit publik të misioneve të tyre dhe veprat e liga që do të kryen kundër tyre nga të tjerët.

Kur një mision, që deklaron të flasi Fjalën e Zotit, është i rremë asnjë urrejte nuk do të tregohet kundër tij, sepse Satani kurrë nuk t’i sulmonte publikisht ata që ai mashtron. Kur Biri im ta tregoj Veten e Tij, Ai gjithmonë do të sulmohet, sepse mëkati i njeriut e ndan atë nga Zoti. Kur Biri im eci në Tokë, ngado që Ai shkoi ata i bërtisnin Atij. Ata e shanin Atë dhe i hidhnin gurë Atij dhe të gjithë atyre që e ndiqnin Atë. Dhe ndërsa ata e daklaruan Atë të jetë një mashtrues, ata ndiqnin shumë profetë të rremë, që përpiqeshin të konkuronin me Atë. E njëjta gjë do të jetë e vërtetë kur Ai të bëj udhëtimin e Tij përfundimtar për të mbledhur të gjithë ata që mbeten në Atë dhe me Atë. Ai do të bashkoj të gjithë ata që jetojnë sipas Mësimeve të Tij dhe që qëndrojnë shërbëtorë besnikë dhe të përulur. Pastaj, me ndihmën e Ushtrisë së Tij të Mbetur, Ai do të luftoj deri në fund për të shpëtuar sa më shumë shpirtra të jetë e mundur, përfshi shpirtrat e të gjithë armiqve të Tij dhe të gjithë ata që refuzojnë ta pranojnë Atë.

Nëse ju e doni Birin tim, ju kurrë nuk duhet ta lëndoni Atë duke urryer njëri tjetrin. Biri im ju ka thënë se ju nuk mund të qëndroni të bashkuar me Atë kur ka urrejtje në zemrën tuaj.

Lutuni, lutuni, lutuni që të gjithë ju që e deklaroni veten të jeni Kristjanë do të ndiqni shëmbullin e dhënë nga Biri im.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht: