Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 14 November 2013

Unë nuk i jap asnjë njeriu të drejtën të gjykoj një tjetër, të flasi keq për një tjetër apo të hedhi fjalë të këqija mbi besimin e një shpirti tjetër

E Dielë, 3 Nëntor 2013, ora 19:07

Bija Ime fort e dashur, mënyra për të identifikuar një sulm satanik është të shikoni mënyrën se si sillen shpirtrat, që janë të infektuar nga i ligu. Ata kurrë nuk do të jenë të qetë. Përkundrazi, me një nervozizëm të egër, ata do të bërtasin fëlliq
ësira, gënjeshtra dhe do të ulërijnë me zemërim tek shenjestrat e tyre. Satani dhe djajtë e tij janë në një zemërim të tmerrshëm tani dhe ata do të sulmojnë këdo që ju del përpara, që e shpallin  Fjalën e Hyjit, gjatë këtyre kohëve.

Shpirtrat që janë të mbushur me tiparet, e shoqëruara me djallin, të tilla si krenaria, arroganca dhe një respekt i tepruar për inteligjencën e tyre njerëzore të gabuar, do të jenë të parët në radhë për të sulmuar ata që e drejtojnë Ushtrinë Time të Mbetur. Çdo taktikë, çdo veprim, dhe çdo abuzim gojor do të jetë e lidhur me një urrejtje të thellë dhe të përhershme për shpirtrat që ata do të sulmojnë. Sulmet e tyre gjithmonë do të japin efektin sikur ju, si viktimë, jeni goditur me shkelm në bark – një sulm ky klasik satanik.

Kur ju të dëshmoni shpifje, akuza të rreme dhe fyerje kundër jush, ndjekësit e Mi të dashur, atëherë ju do ta dini se kjo kurrë nuk mund të vinte nga Unë, Jezusi juaj. Unë nuk i jap asnjë njeriu të drejtën të gjykoj një tjetër, të flasi keq për një tjetër apo të hedhi fjalë të këqija mbi besimin e një shpirti tjetër, në Sytë e Hyjit. Vetëm Unë, Jezu Krishti, mund ta Gjykoj njeriun për mëkatet e tij. Askujt tjetër nuk i është dhënë kjo e drejtë, sepse kjo më përket vetëm Mua.

Kur ju e gjykoni një tjetër në Emrin Tim të Shenjtë, me urrejtje në zemrën tuaj, edhe ju gjithashtu do të gjykoheni prej Meje sipas pun
ëve tuaja. Kur ju lëndoni një fëmij tjetër të Hyjit dhe i deklaroni ata të jenë djallëzor, atëherë edhe ju gjithashtu do të gjykoheni të jeni djallëzor në Sytë e Mi. Një kokë për një kokë – ky do të jetë ndëshkimi i juaj. Ju mund të mendoni se jeni të justifikuar, kur ju e poshtëroni një shpirt tjetër në Emrin Tim, por përkundrazi ju jeni një armik në Sytë e Mi. Ata që e lartësojnë veten para Meje, duke pohuar se njohuria e tyre njerëzore mbi çështjet shpirtërore i bën ata superiorë, atëherë ata duhet ta dinë se ata do të bëhen askushi. Kur ju më mohoni Mua dhe deklaroni se Fjala Ime e Shenjtë del prej gojës së të ligut, atëherë ju e keni shënuar vetë fatin tuaj dhe ju kurrë nuk do ta shikoni Fytyrën Time. Asnjë mëshirë nuk do të ketë për ju, sepse ju keni blasfemuar kundër Meje.

Paralajmërimi Im, ndaj atyre që më tradhëtojnë Mua, është ky. Më luftoni Mua dhe ju kurrë nuk do të fitoni. Fuqia Ime është e Gjithpushtetshme. Asnjë njeri kurrë nuk do të më mposhti Mua. Por shumë do ta thyejnë Zemrën Time pasi ata përpiqen të konkurojnë me Mua, e deklarojnë veten e tyre të jenë më të mëdhenj se Unë dhe thonë se njohuritë e tyre janë më superiore se të Mijat. Largohuni prej Meje, ju burra dhe gra mosmirnjohëse – mëkatet tuaja të blasfemisë kurrë nuk do të harrohen.

Jezu Krishti
Shpëtimtari i Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/03/i-give-no-man-the-authority-to-judge-another-to-speak-evil-of-another-or-to-cast-aspersions-on-the-spirituality-of-another-soul/