Bija Ime fort e dashur, sipas Autoritetit të Atit Tim, Hyjit Më Të Lartit, Unë dëshiroj t’i informoj të gjithë ata që po vuajnë, në Emrin Tim, se koha është afër për Paralajmërimin të ndodhi.
Atyre prej jush, që ju është dhënë njohuria për këtë, Ditën Time të Madhe të Mëshirës, do t’i shikojnë shenjat së shpejti. Ju duhet t’i rrëfeni keqbërjet tuaja para Meje, me qëllim që të jeni të pregatitur mjaftueshëm për këtë ngjarje, e cila do ta trodisi botën.
Unë e bëj këtë së shpejti, me qëllim që Unë të mund të shpëtoj ata njerëz që e kanë këputur fillin, që i lidh ata me Mua, para se të jetë tepër vonë. Ju duhet të keni besim tek Unë dhe të mblidheni në lutje me qëllim që shpirtrat në errësirë të mos humbasin para se Unë t’ju dhuroj atyre imunitet për mëkatet e tyre.
Shikoni tani në zemrat dhe shpirtrat tuaj dhe i shihni ata ashtu si Unë ju shoh ju.
Çfarë shikoni? A do të jeni në gjëndje të qëndroni para Meje dhe të thoni “Jezus, unë bëj gjithçka që Ti dëshiron nga unë për ta jetuar jetën ashtu si Ti e pret nga unë”? A do të thoni “Jezus, unë të fyej Ty, dhe për arsyen se nuk mund të bëj asgjë, të lutem ki Mëshirë për shpirtin tim?” Apo do të thoni “Jezus unë kam mëkatuar, por vetëm sepse më duhej të mbroja veten?”
Ju do të qëndroni para Meje i vetëm – me asnjë njeri pranë jush. Unë do t’ju tregoj juve shpirtin tuaj. Ju do të shikoni çdo njollë mbi të. Ju do ta përjetoni mëkatin dhe pastaj Unë do t’ju jap kohën për të më kërkuar Mua t’ju tregoj Mëshirën Time. Jo sepse ju takon Mëshira Ime – por sepse Unë e vendos për t’ju dhuruar këtë Dhuratë.
Dita Ime do të agoj, papritur, përmes shenjave që do t’ju tregon më përpara.

Unë kam shpenzuar tre vjet duke u përpjekur t’ju hap sytë ndaj të Vërtetës. Disa prej jush e kanë pranuar atë. Të tjerët ma kanë përplasur atë në Fytyrën Time. Tani është koha për Mëshirën Time Hyjnore dhe vetëm ata që i hapin zemrat e tyre ndaj Meje, dhe që më pranojnë Mua, do t’ju jepet mundësia të shpengojnë vetveten.
Të jeni mirënjohës për Dashurinë Time të pakushtëzuar.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/15/you-will-stand-before-me-alone-with-no-one-next-to-you/