Tuesday, 12 November 2013

Kur Shpirti I Shenjtë e pushton një shpirt, ai do të ngrihet, do të tërhiqet menjëherë drejt Vullnetit të Atit Tim dhe do të përgjigjet duke u dorëzuar plotësisht

E Mërkurë, 30 Tetor 2013, ora 18:00

Bija Ime e dashur, kur Shpirti Im I Shenjtë zbret mbi një person, një seri gjërash ndodhin. E para është një ndjenjë e hutimit dhe e mosbesimit. E dyta është ndjesia e të qënurit i pushtuar nga diçka kaq e fuqishme sa e bën personin plotësisht të varur mbi Vullnetin e Shenjtë të Zotit. Të shkuara do të jenë besimi mbi inteleligjencën e vet njerëzore, pasi inteligjenca nuk do të luaj më ndonjë rol të rëndësishëm. Në të kundërt, shpirti do të jetë i mbushur me njohuri, mprehtësi dhe një arsyetim që është përtej interpretimit të tyre të dobët njerëzor.

Kur Shpirti I Shenjtë e pushton një shpirt, ai do të ngrihet, do të tërhiqet drejt Vullnetit të Atit Tim dhe do të përgjigjet duke u dorëzuar plotësisht. Kur frika fillestare të ketë rënë, një paqe e thellë do të ndjehet dhe frika e personit se po shihet të shpalli Fjalën e Zotit do të zhduket. Ata nuk do t’ja dinë se cilat janë mendimet e të tjerëve sepse prej gojëve të tyre do të dali e Vërteta. Personaliteti i vetë personit, nëse është i shkathët, i ndrojtur apo i turpshëm, do të zënë një vënd të dytë dhe do të bëhen dytësore ndaj mënyrës në të cilën ata do të shpallin Fjalën e Zotit.

Të gjithë shpirtrat, që e marrin Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë – pa asnjë përjashtim – do ta dorëzojnë vullnetin e tyre të lirë tek Vullneti I Atit Tim. Për shpirtrat që me të vërtetë janë të bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, roli i tyre do të jetë të përhapin Fjalën e Zotit dhe për këtë, ata do të vuajnë. Megjithatë, Mburoja e Dashurisë së Zotit, i mbulon shpirtra të tillë që marshojnë përpara, pa frikë dhe me guxim për të shpallur të Vërtetën. Atyre që e shpallin të Vërtetën e Mësimeve të Mia, në këto kohë të paganizmit dhe kur Kisha Ime do të largohet nga Besimi i Vërtetë, do t’ju jepet më shumë forcë për të siguruar që Zëri Im dëgjohet. Ajo forcë do të vij prej Hyjit, Atit Tim të dashur. Do të jetë prej Fuqisë së Forcës së Hyjit që shumë nga ushtria e Satanit do të konvertohet, ndërsa pjesa e mbetur do të shkatërrohet.

Shpirti I Shenjtë, si shpatat e flakëve të ndezura, do të përshkoj zemrat e të gjithë atyre që e dëgjojnë dhe e pranojnë të Vërtetën.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: