Bija ime e dashur, Qielli i gjithë bashkohet, në unitet me Birin tim, për t’ju ardhur në ndihmë atyre priftërinjve të shenjtë, të cilët do ta gjejnë veten në mesin e një beteje të madhe. Sa shumë prej këtyre shpirtrave të shtrenjtë do t’ju duhet të durojnë dhimbje dhe vuajtje të tmerrshme kur do t’ju duhet të dëshmojnë herezitë, që do të dalin nga brënda Kishës. Ata do të jenë të çoroditur, të frikësuar dhe shumë do të ndjehen se nuk kanë nga të kthehen.
Kjo është kur ata duhet të kthehen tek unë, të më kërkojnë mua t’i Përkushtoj ata tek Biri im, që Ai të mund të hedhi mbi ata çdo pikë të Gjakut të Tij të Çmuar. Kur të mbulohen me këtë Dhuratë, ata do ta dinë se çfarë të bëjnë. Ata duhet ta dinë se unë i kam paralajmëruar fëmijët e mi, përgjatë shekujve, për këtë braktisje mëkatare, që është duke u planifikuar nga i ligu.
Kisha e Birit tim do të bëhet froni i antikrishtit dhe tani që e Vërteta është zbuluar, shumë do të ndjehen të frikësuar dhe do të pësojnë dhimbjen e Fshikullimit të Birit tim. Kisha e Birit tim do të persekutohet, shkatërrohet, poshtërohet – deri kur përfundimisht, ajo do të mbaj fronin mbi të cilin do të ulet antikrishti. Do të jetë prej këtej që ai, antikrishti, do të deklaroj se ai është Krishti dhe se bota do të shpëtoj përmes tij.
Duke pranuar gënjeshtrat, ju e mohoni të Vërtetën. Duke e shpërfillur të Vërtetën, ju do të besoni në një rrjet të sajuar mashtrimi, e thurur nga i ligu dhe kjo do t’ju zërë në kurth. Me t'u zënë në kurth, ju do të tundoheni të ndiqni turmat, në çdo komb, që do t’i tregojnë respekt të madh antikrishtit.
Ju lutem, fëmijë, recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës për të luftuar herezinë, që do të mbuloj Kishën e Birit tim në Tokë.
O Nëna e Shpëtimit, më ndihmo mua, një shërbëtor i përulët i Hyjit, ta mbroj Fjalën e Tij Më të Shenjtë në kohë mundimesh.
Më përkushto mua, Nënë e dashur, tek Biri yt, që Ai të më mbulojë me Gjakun e Tij të Çmuar. Më dhuro, përmes ndërmjetësimit të Birit tënd, Jezu Krishtit, Hirin, forcën dhe vullnetin për të qëndruar i vërtetë ndaj Mësimeve të Krishtit në kohët e Mundimit, që do të gllabërojë Kishën e Tij Më të Shenjtë në Tokë. Amen.
Shkoni tek Biri im, shërbëtorët e dashur të Krishtit. Ju i përkisni Atij. Ai do t’ju ndihmoj gjatë persekutimit. Ai kurrë nuk nuk do t’ju braktisi në kohën e nevojshme.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/29/mother-of-salvation-my-sons-church-will-become-the-seat-of-the-antichrist/
Shkoni tek Biri im, shërbëtorët e dashur të Krishtit. Ju i përkisni Atij. Ai do t’ju ndihmoj gjatë persekutimit. Ai kurrë nuk nuk do t’ju braktisi në kohën e nevojshme.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/29/mother-of-salvation-my-sons-church-will-become-the-seat-of-the-antichrist/