Kerko Mesazhet ketu

Friday 22 November 2013

Kurrë më parë besimi i tyre nuk do të jetë vënë në një provë të tillë

E Enjte, 14 Nëntor 2013, ora 12:00

Bija Ime fort e dashur, Drita e Hyjit ndriçon mbi të gjithë fëmijët e Tij, që janë të bashkuar me Mua, Jezu Krishtin, në këtë kohë. Të gjithë ata t
ë Krishterë në botë që jetojnë sipas Fjalës Sime, që marrin Trupin Tim dhe pijnë Gjakun Tim, do të përjetojnë një vuajtje shpirtërore si asnjë tjetër, për shkak të besimit të tyre tek Unë. 

Unë i referohem të gjithë të Krishterëve që jetojnë sipas të Vërtetës, që sillen ashtu si Unë i kam mësuar ata dhe që i ndjekin Mësimet e Mia Fjalë për Fjalë. Të gjithë ata, përfshi ata që nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për këto, Mesazhet e Mia për botën, së shpejti do ta kuptojnë se si është të jetosh në Mua dhe me Mua. 

Kurrë më parë besimi i tyre nuk do të jetë vënë në një provë të tillë dhe për fat të keq, shumë nuk do të jenë në gjëndje t’i bëjnë ballë presioneve me të cilat do t’ju duhet të ndeshen, për shkak të urrejtjes që do të tregohet ndaj tyre. Ata do të bëjnë gjithçka të munden për të qëndruar besnikë ndaj Ungjillit të Shenjtë, por duke bërë kështu ata do të tërheqin urrejtje të madhe dhe do të quhen gënjeshtarë. Nuk do të jetë shumë larg kur të gjithë të Krishterët, që do ta shpallin me forcë Fjalën Time, do të akuzohen se janë kundërshtarë të krahut të djathtë, kur në fakt fajtorët e vërtetë do të jenë ata që hedhin abuzim mbi ta. 

Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju të qëndroni të heshtur dhe kurrë të mos ju përgjigjeni ngacmuesve që përpiqen ta shkatërrojnë besimin dhe dashurinë tuaj për Mua. Ata që do të vjellin vrer dhe do t’ju bërtasin kanë nevojë për lutjet dhe faljen tuaj. Duke u lutur për shpirtra të tillë, ju do ta shkatërroni influencën e Satanit dhe ai do ta ketë të vështirë ta drejtoj zemërimin e tij drejt jush.

Lutuni, lutuni, lutuni për të gjithë ata që do të përdoren si karrem në betejën e ashpër për të copëtuar Kishën Time në Tokë. Ju lutem ta recitoni këtë Lutje t
ë Kryqëzatës për t’i rezistuar persekutimit fetar. 

Lutja e Kryqëzatës (126) Për t’i rezistuar persekutimit fetar

I dashur Jezus, më ndihmo t’i rezistoj çdo lloj persekutimi në Emrin Tënd të Shenjtë. Ndihmoji ata që bien në gabim duke menduar se po dëshmojnë Punën Tënde. Hapi sytë e të gjithë atyre që mund të tundohen për të shkatërruar të tjerët përmes veprave, punëve apo gjesteve të liga. 

Më mbro kundër armiqve të Hyjit që do të ngrihen për të vënë në provë dhe për të heshtur Fjalën Tënde dhe që mundohen të të heqin Ty. Më ndihmo t’i fal ata që të tradhtojnë Ty dhe më dhuro Hirin për të qëndruar i vendosur në dashurinë time për Ty. Më ndihmo ta jetoj të Vërtetën të cilën Ti na e mësove dhe të qëndroj nën Mbrojtjen Tënde përgjithmonë. Amen.

Shkoni, të gjithë ju që me të vërtetë më doni Mua dhe ndiqni gjithçka që Unë ju mësova. Ta doni njëri tjetrin ashtu si ju kam treguar Unë. Kurrë mos tregoni urrejtje për të tjerët. Përkundrazi, lutuni për ata që ju persekutojnë. Tregoni dashuri kur urrejte të tregohet ndaj jush, sepse kjo do të jetë arma juaj kundër fuqisë së të ligut.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/14/never-before-will-their-faith-be-put-to-such-a-test/