Monday, 25 November 2013

Unë Jam duke ardhur për ta rinovuar Tokën, për ta çliruar njeriun nga trishtimi, dëshpërimi dhe mëkati i tij

E Djelë, 17 Nëntor 2013, ora 14:00

Bija Ime e dashur, Unë dua që bota të më shikoj Mua, Shpëtimtarin e tyre të dashur, Birin e njeriut, në gjithë Lavdinë Time, me qëllim që të tërhiqen drejt Mëshirës Sime Hyjnore.

Unë dua të gjithë ata, në veçanti ata që nuk besojnë në Zot, të më shikojnë Mua dhe të vrapojnë drejt Meje. Ata janë shqetësimi Im i parë dhe Unë ju them atyre këtë. Ju nuk më njihni Mua. Ju nuk më shihni Mua. Ju nuk doni të besoni tek Unë, por Unë ju dua. Unë dua që ju të bëheni pjesë e Mbretërisë Sime, me qëllim që Unë të hedh mbi ju të gjitha Dhuratat e Parajsës Sime të Re, Botës Sime të Re, Fillimi Im i Ri. Unë dua që ju, familja juaj, të afërmit dhe miqtë tuaj të jeni të bashkuar në një, me Mua dhe mbarë njerëzimin. Ju duhet të prisni deri në ngjarjen e madhe, ditën kur bota do të ndriçoj me Rrezet e Mia dhe kur ajo do të qëndroj për 15 minuta. Kur ta shikoni këtë dhe ta dëshmoni, ju nuk duhet të keni frikë. Atëherë dijeni se Dashuria Ime është Hyjnore dhe se bota, që nga ajo ditë, do të ndryshoj përtej njohjes.

Mos u përpiqni të vraponi nga Unë, sepse Unë Jam duke ardhur me lajme të mira. Unë Jam duke ardhur për ta rinovuar Tokën, për ta çliruar njeriun nga trishtimi, dëshpërimi dhe mëkati i tij. Unë Jam duke ardhur për të shkatërruar gjithë ligësinë në botë duke i dhënë gjithsecilit provën e Egzistencës Sime. Kur kjo t’ju jepet, ju duhet të më lejoni Mua t’ju pregatis për Jetën e Përjetshme që Unë premtova. Jeta e Përjetshme është një jetë ku ju do të jetoni në trup dhe në shpirt me Mua përgjithmonë. Unë do t’ju nxjerr nga dëshpërimi juaj dhe do ta eleminoj dhimbjen, që ju duhet të duroni për shkak të egzistencës së Satanit dhe ai do të zhduket përjetësisht.

Mos më refuzoni Mua, sepse Unë nuk dua t’ju humbas. Unë Jam Shpëtimi juaj. Unë Jam e Vërteta. Unë Jam Jezu Krishti juaj i dashur dhe Unë, më në fund, do ta bëj Veten Time të njohur në botë dhe në veçanti tek ata që nuk besojnë tek Unë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: