Bija Ime fort e dashur, Koha Ime është afër. Sa më pranë të afrohet Dita e Madhe, aq më shumë shenja do të dëshmohen në botë.
Njeriu që ata do t'ia zbulojnë botës si ‘njeriu i paqes’ është duke u pregatitur për të më imituar Mua në çdo mënyrë të përfytyrueshme. Ai e njeh Shkrimin e Shenjtë mbarë e prapë dhe, për arsye të atësisë së tij, ai do t’i shqiptoj Fjalët mbrapsh, kështu që kuptimi i tyre do të jetë i anasjelltas.
Prej gojës së tij do të derdhen blasfemitë, herezitë, gënjeshtrat dhe përdhosja e Fjalës Sime. Ai do të lër përshtypje tek gjithkush për njohuritë e tij mbi të gjitha gjërat e Shenjta. Ai do të recitoj pjesë nga Mësimet e Mia, të cilat ai me pasion do t’i deklaroj nga çdo skenë jofetare në botë, deri sa njerëzit të ngrihen dhe t’i kushtojnë vëmëndje.
Shumë do të thonë: “Kush është ky njeri që flet me kaq mënçuri? Kush është ai që i bën thirrje botës me dashuri në zemrën e tij për masat? A është ai Zoti, Jezu Krishti?” ata do të pyesin, kur shumë mbrekulli do të shoqërohen me atë. Dhe kur ai të eci mbi altarët me armiqtë e Mi të tjerë, që do të jenë të veshur si shërbëtorë të shenjtë të Hyjit, ai do të pranohet plotësisht nga dy grupet në botë – besimtarët e vërtetë dhe paganët.

Ai, antikrishti, do ta shtrëmbëroj të Vërtetën dhe do ta deklaroj gënjeshtrën se ai jam Unë dhe se ai vjen për t’ju sjellë shpëtimin. Gënjeshtra do të deklarohet se ai vjen me trup. Ai kurrë nuk do ta përmëndi Jezu Krishtin - i Cili u mishërua - me anë të vdekjes së Tij në Kryq, sepse kjo është e pamundur. Jo, ai do ta deklaroj faktin anasjelltas. Ai do të thotë se ai ka ardhur, më në fund, me trup. Shumë do ta besojnë atë të jetë Krishti. Ai, antikrishti, do të flasi shumë gjuhë, por as edhe një fjalë në Latinisht nuk do të dali nga buzët e tij.
Bisha do të adhurohet, ndërsa Unë, Shpëtimtari i Vërtetë i botës, do të harrohem dhe Fjala Ime do të shkelet. Ju kurrë nuk duhet t’i besoni gënjeshtrat, që do të shqiptohen nga bisha, kur ai të ulet me krenari në tempullin e ngritur për ta nderuar atë.
Jezusi juaj