Kerko Mesazhet ketu

Monday, 23 December 2013

Sepse kur ju vuani në këtë mënyrë, ju më sillni Mua shpirtra dhe ata që më sjellin Mua shpirtra më përkasin Mua

E Mërkurë, 11 Dhjetor 2013, ora 22:30

Bija Ime fort e dashur, ndërsa mashtrimi brënda Kishës Sime në Tokë rritet, shumë më tepër shpirtra do të joshen prej përulësisë së rreme dhe të ashtu-quajtur akte publike të bamirësisë së madhe për nevojat e të varfërve.

Kaq e vështirë dhe e rëndë do të jetë të kuptoni të vërtetën, sa shumë njerëz thjeshtë do ta lejojnë veten të përfshihen në një doktrinë të re e cila nuk vjen nga Unë. Kur ju, ndjekësit e Mi të dashur, filloni të vini re se si njerëzit do t’ju qortojnë publikisht, t’ju kritikojnë padrejtësisht, të sillen me një agresivitet të pazakontë kundrejt jush dhe t’ju torturojnë, ju duhet ta dini se Satani po bën gjithçka të mundet për të krijuar dyshime branda zemrave tuaja rreth këtij Misioni. 

Ai dhe ndjekësit e tij e sulmojnë secilin prej jush që është i bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, çdo sekondë. As edhe një prej jush, që përpiqet të më ndihmoj Mua të shpëtoj shpirtrat, nuk do të lihet i qetë. Ju do të hasni shumë pengesa, me qëllim që të largoheni nga ky Mision dhe të mohoni Fjalën Time. Sa herë që kjo ndodh, dijeni se Unë do t’ju pushtoj me Mbrojtjen Time dhe ju do të jeni të vetëdijshëm për Praninë Time brënda jush, sepse nuk do të jeni ju që ata sulmojnë, por do të jem Unë.

Kur ju lëndoheni, për shkak të dashurisë suaj për Mua, është Dhimbja Ime që ju ndjeni. Kur ju derdhni lotë hidhërimi, sepse më ndiqni Mua dhe pastaj torturoheni për këtë arsye, janë Lotët e Mi që dalin nga ju. Kur ata ju qortojnë dhe më tallin Mua, jam Unë dhe gjithçka që shoqërohet me Mua, që ata fyejnë – jo juve. Dhe kur ata e refuzojnë dashurinë tuaj dhe ju kthejnë shpinën, jam Unë nga i cili ata largohen. 

Dijeni atëherë, se kur ju vuani në sprova të tilla të vështira dhe tmerrësisht shqetësuese në Emrin Tim, Prania Ime është më e fortë. Kur Unë Jam i pranishëm në këtë mënyrë, ju do ta dini, me siguri të plotë, se vetëm Puna Ime do të tërheqi këtë lloj vuajtje. 

Pastaj dijeni se Unë kurrë nuk do t’ju braktis, sepse dashuria juaj për Mua do t’ju fitoj shpërblimin më të madh në Mbretërinë Time. Sepse kur ju vuani në këtë mënyrë, ju më sillni Mua shpirtra dhe ata që më sjellin Mua shpirtra më përkasin Mua në trup dhe shpirt. Ju jeni në Mua, me Mua dhe Unë jetoj brënda jush.

Unë ju dua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/12/11/for-when-you-suffer-in-this-way-you-bring-me-souls-and-those-who-bring-me-souls-belong-to-me/