Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 18 December 2013

Ju nuk mund ta komunikoni të Vërtetën kur egoja juaj kërkon popullaritet

E Martë, 10 Dhjetor 2013, ora 23:00

Bija Ime fort e dashur, sa l
ëndohem Unë kur shikoj se sa shumë njerëz e pranojnë përulësinë e rreme, që shtrihet pas humanizmit, e cila është kaq e favorizuar prej atyre në Kishën Time.

Roli Im si Shpëtimtari dhe Shpenguesi i racës njerëzore tani është harruar. Përulësia e rreme, brënda Kishës Sime, do të vazhdoj të dëshmohet dhe të gjithë do të duartrokasin ata që e reklamojnë domosdoshmërinë për t’u kujdesur për mirëqënien materiale të atyre në nevojë. E gjithë kjo do të çoj në një fe të rreme.

Kur ju, që e quani veten shërbëtorë të Hyjit, vendosët ta zëvendësoni Fjalën e Vërtetë të Hyjit me interpretimin tuaj të gabuar të saj? Kur vendosët ju ta zëvendësoni Krishtërimin me humanizmin, ku Unë nuk përmëndem? A nuk e dini se asgjë nuk vjen prej asaj që nuk vjen nga Hyji? Sa pak keni mësuar dhe sa të pam
ënd jeni nëse besoni se të ashtu-quajturat veprat tuaja të mira - duke u përqëndruar në mirëqënien materiale – mund ta zëvendësojnë ndonjëherë të Vërtetën.

Kur ju e shpërfillni rolin tuaj kryesor – doktrinën më të rëndësishme të shpëtimit të shpirtrave të fëmijve të Hyjit – atëherë ju kurrë nuk mund të thoni se jeni një shërbëtor i Imi. Sa e lehtë është për ju të bëni thirrje për të shpëtuar të varfërit, të dëshpëruarit dhe pjestarët e shoqërisë të privuar nga gjëndja ekonomike. Duke e ndjekur këtë vijë të gabuar, ku ju kërkoni admirimin e botës për të ashtu-quajturat vepra tuaja të mira, atëherë ju e harroni rolin më kryesor, për të cilin jeni thirrur. Ai është për të më shërbyer Mua, Jezusin tuaj. Ai nuk është për të kërkuar popullaritet personal në Emrin Tim të Shenjtë. Çfarë është e mirë për dikë që t’i ketë kënaqësitë njerëzore në jetë kur ata nuk mund ta shpëtojnë shpirtin e tyre? Nëse ju kërkoni admirim nga bota jobesimtare, përmes akteve publike, të krijuara për t’ju bërë ju të famshëm, atëherë ju nuk e mbani Kryqin Tim. Nëse ju nuk më imitoni Mua, atëherë ju nuk flisni për Mua. Ju nuk mund ta komunikoni të Vërtetën kur egoja juaj kërkon popullaritet.

Kur ju e harroni Sakrificën që Unë bëra për t’i shpëtuar shpirtrat tuaj, atëherë ju nuk mund të më shërbeni Mua. Kur një prift e harron arsyen se përse ai u bë një shërbëtori i Imi, rënia e tij prej hirit është 10 herë më e rëndë se e një shpirti të zakonshëm. Sepse kur ai e largon veten nga Unë ai merr me vete shpirtrat që ai influencon dhe që besojnë në gjykimin e tij. 

Dëgjoni tani, shërbëtorët e Mi, këtë, Thirrjen Time për të shpëtuar shpirtrat e të gjithë atyre mbi të cilët ju jeni emëruar përmes Sakramentit të Urdhërit të Shenjtë. Kur ju dështoni të përsërisni çfarë ju është mësuar, ju nuk mësoni të Vërtetën. Kur ju reklamoni humanizëm dhe ju kërkoni atyre shpirtrave brënda dioqezave tuaja të bëjnë të njëjtën gjë, ju më refuzoni Mua. Ju më zëvendësoni Mua, Jezu Krishtin, me dëshirën jo vetëm që të reklamoni drejtësi sociale, por të kërkoni admirim për veprat tuaja të mira në sytë e të tjerëve. Admirimi i tyre dhe dëshira juaj për të qënë të populluar do të thotë se ju nuk më shërbeni më Mua. Kur ju nuk më shërbeni më Mua, ju e lejoni veten të bini në gabim dhe shpejt ju nuk do të më njihni më Mua ashtu si kërkohet nga ju.

Vetëm pak, të zgjedhur, do të më shërbejnë Mua deri në Ditën finale. Në atë Ditë, shumë prej atyre që e quajnë veten shërbëtorë në Kishën Time në Tokë do të qajnë dhe ulërijnë duke më lypur Mua t’ju tregoj atyre Mëshirë. Por atëherë, ata do të më kenë humbur Mua miliarda shpirtra dhe shumë prej tyre do të jenë të dhënë pas paturpësisë, sa nuk do të arrijnë të kuptojnë të vërtetën e fatit të tyre, deri kur të jetë tepër vonë.

Zgjohuni ju që jeni të trazuar me ndjenjën e dëshpërimit dhe ngatërresës, që ju rrethon si shërbëtorët e Mi në këtë kohë. Qëndroni të rrënjosur thellë në të Vërtetën gjatë gjithë kohës. Kujtojeni rolin tuaj si shërbëtorët e Mi të shenjtë dhe ai është për të ushqyer Grigj
ën Time me të Vërtetën për të bërë të mundur që ata e marrin Ushqimin e nevojshëm për të shpëtuar shpirtrat e tyre. 

Puna juaj është të më sillni Mua shpirtrat.

Jezusi juaj