Bija Ime fort e dashur, kur Unë të vij për t’i sjellë njerëzimit lehtësimin nga dhimbja që ata kanë duruar, për shkak të ndarjes së tyre prej Hyjit, ata të gjithë duhet të jenë mirënjohës për këtë Mëshirë të Madhe. Për këtë arsye, miliarda njerëz do të shijojnë një jetë të lavdisë të përjetshme në Praninë e Hyjit.
Përmes kësaj Vepre të madhe të Mëshirës, Unë sjell lajme të mëdha për Premtimin e lavdishëm, kur Ardhja Ime e Dytë – që do të vijoj menjëherë pas Paralajmërimit – do të kompletoj Planin e Hyjit për fëmijët e Tij. Të gjithë shpirtrave do t’ju jepet Dhurata e Mëshirës Sime, por jo të gjithë do ta pranojnë atë. Ata që nuk e pranojnë atë do t’ju jepet vetëm një kohë e shkurtër në të cilën duhet të vendosin se çfarë lloj jete ata duan.
Ata mund të zgjedhin njërën ku do të bëjnë një jetë të plotë dhe të përkryer në trup dhe në shpirt në Parajsën Time të Re, ose një (jetë) pa Hyjin. Ata që e kuptojnë çfarë Unë Jam duke ju ofruar kurrë nuk duhet ta refuzojnë një Dhuratë të tillë. Por, ata që do të më refuzojnë Mua, do të jenë të kënaqur të zhyten në errësirë, me besimin se nuk ka rëndësi. Çfarë ata nuk dinë është se do të ndjejnë një dhimbje të tmerrshme kur përfundimisht të ndahen nga Unë. Ata do ta gjejnë veten në një humnerë të errët, ku nuk do të shikojnë asgjë. Ata nuk do të kenë asgjë. Gjithçka që ata do të ndjejnë do të jetë një zjarr i tërbuar që do t’i përshkoj ata si një shpatë, të cilën do t’ju duhet ta durojnë përjetësisht.
Ndarja nga Hyji ndodhi kur Luciferri e tundoi Adamin dhe Evën përmes mëkatit të krenarisë. Mëkati i krenarisë është shkaku themelor i të gjitha mëkateve dhe një, që e lidh njeriun me Satanin. Kur unë të vij të deklaroj Fronin Tim, kjo ndarje nuk do të jetë më. Ata që janë për Mua, me Mua dhe në Mua do të bashkohen në një. Por në ditën kur Unë përfundimisht të vij dhe kur Unë do ta gjykoj botën, ata që janë ndarë nga Unë dhe që do të vazhdojnë të më refuzojnë Mua, do të përjetojnë fundin final ku Unë nuk do të jem më i Pranishëm. Kur Unë nuk do të jem në gjëndje t’ju ofroj atyre ngushëllim. T’i kthej ata. Pastaj ata do të përjetojnë dhimbje dhe vuajtje të përjetshme me bishën dhe të gjithë djajtë e tij në zjarret e Ferrit.
Unë nuk dua t’ju frikësoj, t’ju trondis apo t’ju shkaktoj dhimbje, por me qëllim që ju t’i kuptoni pasojat, Unë duhet t’ju tregoj të Vërtetën. Sa shumë prej jush nuk besojnë në Ferr. Ju nuk besoni në të, sepse jeni gënjyer për kaq kohë. Parajsa, Ferri dhe Purgatori egzistojnë. Në ditën finale, do të egzistojnë vetëm dy pjesë – Parajsa e Re kur Qielli dhe Toka të bashkohen në një dhe humnera që është Ferri.
E Vërteta është e vështirë për t’u pranuar, por pa e ditur të Vërtetën ju nuk mund të zgjedhni fatin tuaj.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/24/billions-of-people-will-enjoy-a-life-of-eternal-glory-in-the-presence-of-god/