Saturday, 7 December 2013

Nëna e Shpëtimit: unë kërkoj që ju tani të filloni Novenan (Lutjen) e Shpëtimit

E Djelë, 1 Dhjetor 2013, ora 16:12

Bija ime, unë jam gruaja e veshur me djell dhe është djelli, ai që përfaqëson Dritën e Zotit në botë. Pa djell, nuk ka Dritë. Pa Dritë, nuk ka Jetë. Pa Zotin, ka vetëm vdekje. 

Roli im si Nëna e Shpëtimit, kur unë do të ndihmoj Birin tim në këtë Mision të Tij të fundit, Planin e Tij përfundimtar për të kryer Besëlidhjen e Atit të Tij për t’i sjellë shpëtimin çdo shpirti, do të thotë se unë do të bëj gjithçka të mundem për t’i sjellë Atij shpirtrat që Ai kaq shumë i dëshiron. Unë dëshiroj të bëhet e ditur se unë jam emëruar, jo vetëm Mbretëreshë e Qiellit, por edhe Mbretëreshë mbi të 12 fiset e Izraelit. 12 kombe do të mbretërojnë në Jeruzalemin e Ri. 12 yjet, në kurorën time, e cila u vendos mbi kokën time nga Biri im i dashur, Jezu Krishti, gjatë Kurorëzimit tim, tregon këtë profeci. Secili prej këtyre yjeve përfaqëson 12 kombet, që do të shfaqen në Ditën e Gjykimit.

Të gjithë shpirtrat, përfshi ata që do të ngrihen së vdekuri, si dhe ata që janë të gjallë në botë sot dhe që mbeten në Dritën e Zotit, do ta bëjnë tranzicionin në Parajsën e Re dhe Tokën e Re. Ata do të bashkohen në një, të bashkuar me Birin tim, dhe ata do të ngrihen në trup dhe shpirt të përkyer, ashtu si ishte kur Biri im u ngrit së vdekuri. Kjo gjëndje e përkryer është Dhurata Më e Madhe nga Zoti dhe kjo provon se sa i mëshirshëm është Ai. Ky është shpëtimi, që Biri im premtoi, kur ai duroi Agoninë e Tij në Kryq. Dhe për arsye të Dashurisë së Tij të madhe për njerëzimin, Ai dëshiron të shpëtoj çdo shpirt të vetëm dhe, sidomos, ata që janë të humbur për Atë.

Unë tani ju jap të gjithëve ju një Dhuratë të veçantë, e bukuar nga Biri im, që të gjithë shpirtrave t’ju jepet imunitet nga flakët e Ferrit dhe t’ju dhurohet shpëtimi. Biri im dëshiron që çdo shpirt të shpëtoj, pavarësisht se sa i rëndë është mëkati i tyre. Unë kërkoj që ju tani të filloni Novenan e Shpëtimit. Ju duhet ta filloni këtë menjëherë dhe ta vazhdoni atë, ashtu si unë ju udhëzoj, deri në fund të kohës.

§       Ju duhet ta recitoni këtë Lutje për 7 ditë rresht gjatë një muaji kalendarik duke filluar të Hënave, në kohën e mëngjezit.

§       Ju duhet ta recitoni atë tre herë gjatë secilës prej 7 ditëve dhe në një nga këto ditë ju duhet të argjëroni.

§       Duke argjëruar ju kërkohet të hani vetëm një vakt kryesor gjatë ditës dhe pastaj vetëm bukë dhe ujë në dy vaktet e tjera.

Kjo është lutja që ju duhet të thoni për secilën nga shtatë ditët.

Fushata e Lutjes (130) Fushata e Lutjes për Novenan (Lutjen) e Shpëtimit

Nëna ime e dashur e Shpëtimit, të lutem fitoje për të gjithë shpirtrat, Dhuratën e shpëtimit të përjetshëm përmes Mëshirës së Birit tënd, Jezu Krishtit.

Përmes ndërhyrjes tënde unë të lutem që ti të lutesh për çlirimin e të gjithë shpirtrave nga skllavëria e Satanit.

Të lutem kërkoi Birit tënd të tregoj Mëshirë dhe falje për ata shpirtra, që e refuzojnë Atë, e lëndojnë Atë me indiferencën e tyre dhe që adhurojnë doktrinën e rreme dhe zotat e rremë.

Ne të kërkojmë ty Nënë e dashur, të lutesh për hiret për t’i hapur zemrat e atyre shpirtrave që kanë më shumë nevojë për ndihmën tëndet. Amin.

Premtimi im për të ndihmuar Birin tim, Jezu Krishtin, në Planin e Tij për njerëzimin është për t’ju bashkuar të gjithëve ju, që e njihni rolin tim si Ndërmjetëse e të Gjitha Hireve dhe Bashkë-Ndërmjetëse, që e gjithë bota të bashkohet në një me Jezu Krishtin, Shpëtimtarin tuaj dhe Shpenguesin.

Shkoni në paqe. Unë gjithmonë do të lutem për ju fëmijë të dashur dhe unë gjithmonë do t’i përgjigjem thirrjes suaj për të shpenguar njerëzimin në Sytë e Zotit.

Nëna juaj
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht: