Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 24 December 2013

Gjatë gjithë fëmijërisë Sime Unë e dija se Kush isha Unë

E Enjte, 12 Dhjetor 2013, ora 23:15

Bija Ime fort 
e dashur, ndërsa koha për Ditëlindjen Time afrohet, Unë dëshiroj që të gjithë të Krishterët kudo të meditojnë mbi arsyen për Lindjen Time.

Lindja Ime ishte e planifikuar nga Ati Im prej Mëshirës së Tij të Madhe dhe Dashurisë së Tij të jashtëzakonshme për fëmijët e Tij. Sakrifica e Tij më e madhe ishte që të dërgonte Birin e Tij të vetëm, në një botë mosmirnjohëse, e mbushur me mëkatarë, të cilët nuk donin ta njihnin Atë sipas Kushteve të Tij. Çdo ndërhyrje, përmes profetëve, u bë për t’u përpjekur për t’i kthyer zemrat e tyre të ngurta të kërkojnë Lavdinë e Tij. Por ata u kthyen kundër Atij dhe i vranë profetët, të cilët i ushqenin ata me Ushqimin për shpirtrat e tyre. 

Duke e dërguar një fëmij të pafajshëm, Birin e Tij të vetëm, në botë, Ai e vendosi Veten si një shërbëtor i ulët në trup njeriu, para atyre që ju takonte t’i shërbenin Zotërisë së tyre. Megjithatë, Zotëria u bë Shërbëtori në atë që ishte forma më e madhe e Përulësisë. Por, Ai i donte fëmijët e Tij kaq shumë, sa Ai ishte pregatitur të bënte gjithçka që t’i fitonte ata përsëri nga mashtrimi dhe tundimi i Satanit.

Gjatë gjithë fëmijërisë Sime Unë e dija se Kush isha Unë dhe se çfarë pritej nga Unë. Unë isha gjithashtu shumë i frikësuar dhe i tronditur duke e ditur se Kush isha Unë dhe se çfarë pritej nga Unë. Për shkak se Unë isha njeri, Unë vuajta prej frikës. Unë lëndohesha lehtë. Unë i doja të gjithë ata që vinin në kontakt me Mua dhe Unë i besoja të gjithë sepse Unë i doja ata. Unë nuk e dija se ata do të më vrisnin Mua, sepse Unë mendova se Mbretëria Ime kishte ardhur. Kishte disa gjëra që nuk m’u treguan Mua nga Ati Im, I Cili nuk i komunikoi me Mua ashtu si ju do të besonit. Përkundrazi, Unë mbushesha me njohuri, sipas dëshirës së Atit Tim, për detyrën që më ishte caktuar Mua, me qëllim që të sillja shpëtimin tek të gjithë.

Çdo lloj Ndërhyrje Hyjnore u bë për të fituar shpirtrat e atyre që mendonin se i dinin Ligjet e Atit Tim, por që i shtrëmbëronin ato për t’ju përshtatur dëshirave dhe egoizmit të tyre.

Unë kalova shumë vjet duke jetuar me Nënën dhe babin Tim të dashur, Shën Josefin, ashtu si çdo familje. Unë i doja ata kaq shumë dhe Unë isha i lumtur. Ne ishim shumë të afërt dhe Nëna Ime ishte e bekuar me Hire të veçanta të dhëna asaj sipas Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Kjo do të thoshte se ajo e dinte me saktësi se me çfarë kishte të bënte Misioni Im. Ajo i dinte vështirësitë me të cilat Unë duhej të përballesha. Refuzimi. Tallja. Por as ajo nuk e dinte se Unë do të vritesha.

Ishte pas dy viteve të para në Misionin Tim, pasi kisha kaluar 20 orë në ditë duke predikuar të Vërtetën, që Unë e kuptova se kundërshtimi po shtohej. Të gjithë ata që e dëgjonin Fjalën Time ishin të vëmëndshëm ndaj saj, madje edhe kur nuk mund ta kuptonin me saktësi se çfarë Unë isha duke u përpjekur t’ju tregoja atyre. Shumë, që e pranonin se ajo që Unë ju tregoja atyre ishte e Vërteta, e kishin të vështirë të më ndiqnin Mua për shkak të talljeve që ju duhet të pësonin. Sido që të ishte, armiqtë e Mi nuk mund të më shpërfillnin Mua. Unë isha tema e shumë debateve, shumë argumentave dhe shumë mosmarrveshjeve.

Ata përhapën gënjeshtra të tmerrshme për Mua, në lidhje me Moralitetin Tim, Gjykimin Tim dhe Qëllimet e Mia – dhe prapë, ata nuk mund ta shpërfillnin çfarë Unë bëja, çfarë Unë thosha dhe çfarë Unë ju tregoja atyre për Mbretërinë e Atit Tim. 

Unë u tradhëtova prej atyre që më donin Mua, por që ju mungonte guximi të më ndiqnin Mua.


Përmes Hirit të Atit Tim, Unë durova gjithë këtë Dhimbje, deri kur më në fund u bë e qartë për Mua. Unë e dija, atëherë, se ata nuk do të më pranonin Mua. Unë e dija të Vërtetën, nga fundi, por Unë gjithashtu e dija se nuk mund të dorëzohesha. Dhe prandaj, përmes veprës më të madhe të Përulësisë, Hyji, me anë të Birit të Tij të vetëm, u bë një Viktimë dhe kështu e lejoi njeriun të shkaktoj mbi Atë nj
ë vuajtje të tmerrshme, duke e goditur me kamzhik dhe me vdekje të dhunshme. Kjo, në dukje një veprim prej frikacaku nga ana Ime, ashtu si shihej përmes syve të Satanit, do të thoshte se ai e dyshoi se Unë isha, në fakt, Biri i njeriut. Dhe prandaj ai u mashtrua. Satani, prandaj dhe nuk mund t’i kundërvihej kësaj Vepre të Madhe të Përulësisë, sepse nuk kishte mbetur njeri që ai ta tundonte. Kur Unë shkova drejt vdekjes Sime, një viktimë e vullnetshme dhe e heshtur, i mbushur me dashuri për njerëzimin, ai, Satani, nuk mund të konkuronte me këtë veprim, sepse ai nuk ka asnjë formë përulësie. Kështu Unë shkova vullnetarisht dhe me një dëshirë të zjarrtë për të shpëtuar shpirtrat dhe për t’i lënë botës trashëgiminë e Jetës së Përjetshme. Megjithatë, Mbretëria ime qëndroi në pjesën më të madhe nën sundimin e Satanit. Megjithatë, shpirtrat e dinin të Vërtetën. 

Tani për të siguruar q
ë njerëzimi e kupton të Vërtetën, Unë vij tani për të deklaruar Mbretërinë Time. Duke e bërë këtë, Unë kam nxitur zemërimin e Satanit. Planet e tij për të fshehur të Vërtetën janë të qëllimshme dhe të komplikuara. Me dinakëri, ai ka infiltruar në Kishën Time në përpjekjen e tij të fundit për të më mohuar Mua shpirtrat për të cilët Unë kam ardhur. Shpirtrat të cilët e kanë të drejtën e tyre të natyrshme ndaj Mbretërisë së Lavdishme që Unë ju kam premtuar atyre. Këtë herë ai nuk do të fitoj. Por shumë shpirtra do të mashtrohen dhe prandaj, atyre do t’ju hiqet me mashtrim Dhurata më e Madhe e dhënë njerëzimit nga Ati Im i dashur. 

Për të bërë një jetë në Lavdinë e Hyjit me trup dhe shpirt të përkryer përjetësisht është e juaja. Të gjithëve ju. Mos e hidhni këtë tutje duke e lejuar veten të verboheni ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit.

Jezusi juaj