Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 10 December 2013

Mjerë të gjithë ju mashtruesa, sepse ju nuk vini nga Unë

E Mërkurë, 4 Dhjetor 2013, ora 10:30

Bija Ime fort e dashur, dije se çdo Fjalë që del prej Goj
ës Sime del prej Gojës së Atij I Cili më dërgoi Mua. Çdo paralajmërim i dhënë botës, përmes këtyre Mesazheve, vjen prej Atij I Cili është I Gjithpushtetshëm. Unë vij në Emër të Atit Tim dhe Ai më dërgon Mua të pregatis udhën për ta bekuar Tokën, para Ditës së madhe të Ardhjes Sime të Dytë.

Vetëm Zëri Im ju sjell lajmet se çfarë 
Ati Im dëshiron që fëmijët e Tij të dinë. Këto janë Mesazhet e vetme, që deklarojnë publikisht të Vërtetën e dy mëkatarëve, të cilët do ta përçajnë botën në dysh përmes braktisjes së madhe. Ju nuk do ta dëgjoni të Vërtetën diku tjetër, në lidhje me Ardhjen Time të Dytë, sepse asnjërit mes jush nuk i është dhënë Autoriteti t’i flasi mbarë botës në emër të të Vetmit I Cili ju krijoi ju. 

Ndërsa profetja e vërtetë e ditëve të fundit ju zbulon juve të Vërtetën, po ashtu edhe mashtruesi do ta ngre zërin e tij, si një qengj që do të flasi sikur do të thotë Fjalën e Vërtetë të Hyjit. Pastaj, ndërsa mbreti i Tokës – i ligu – lufton kundër ndërhyrjes Qiellore, me qindra profetë të rremë do të ngrihen mes jush dhe ata kurrë nuk do t’ju tregojnë të Vërtetën. Vizionet dhe fjalët e tyre, që dalin prej imagjinat
ës së tyre – dhe në shumë rastë, nga shpirti i lig – do t’ju tregojnë gjërat e mira që ju doni t’i dëgjoni. Ata do t’ju qetësojnë kur do të keni nevojë për qetësi, por ata do t’ju gënjejnë. Ata do të flasin për paqe, ku nuk do të ketë aspak paqe – për të Vërtetën, ku do të ketë herezi – për të mbjellat e bollëkshme, ku do të ketë krizë urie. Ju kurrë nuk do ta dëgjoni të Vërtetën, sepse këta gënjeshtarë nuk do të duan ta nxisin zemërimin tuaj. 

E Vërteta ju pregatit të përballeni me realitetin e kohëve të vështira, të parath
ëna në Librin e Atit Tim. Ajo ju jepet për t’ju bërë të fortë. Por profetët e rremë, që enden mes jush, do t’ju ngatërrojnë dhe do t’ju thonë se të gjitha gjërat janë të mira – kur ato janë të liga, dhe të shenjta – kur ato nuk janë. Ata do të mbulojnë ujqërit që kërkojnë të gllabërojnë shpirtrat e fëmijve të Hyjit. Fjalët e tyre për dashurinë dhe citatet e tyre nga Shkrimi i Shenjtë do të shërbejnë vetëm për t’ju mashtruar ju. Prapë, shumë prej jush do t’i mbështesin genjeshtrat në vënd që të përballen me të Vërtetën. 

Mjerë të gjithë ju mashtruesa, sepse ju nuk vini nga Unë. Kur ju të vini tek Unë dhe të thoni: “Por, Jezus e gjitha që ne donim të bënim ishte të përhapnim Lajmin e Mirë.” Unë do t’ju flak jashtë dhe ju do të dëboheni. Ju më keni tradhëtuar Mua duke gënjyer për misionet, të cilat kurrë nuk ju dhanë juve. Ju po më mohoni Mua duke më kundërshtuar Mua dhe kur ju publikisht e deklaroni Fjalën Time të jetë një gënjeshtër.

Kurrë mos u mundoni të bëheni pengesë në udhën e Ministrisë së Hyjit, sepse Qielli do të hapet dhe ju do të jeni të parët të goditeni me profetin e rremë dhe me bishën, në ditën e fundit. Ndëshkimi do të bier mbi të gjithë ata që deklarojnë se vijnë në Emrin Tim dhe që kanë vetëm një qëllim. Ai është për të shtrembëruar dhe p
ër të ndërhyrë me Fjalën e Hyjit. 

Ndërsa Beteja e Armagedonit afrohet dhe ndërsa kjo luftë e ashpër të kryhet nga ushtria e Satanit kundër fëmijve të Hyjit, ju duhet të qëndroni mënjanë, që tani, sepse nëse nuk bëni kështu, do t’ju duhet të përballeni me Zemërimin e Hyjit dhe asnjë Mëshirë nuk do të tregohet ndaj jush apo atyre që i gëlltisin gënjeshtrat që pështyhen nga gojët tuaja, me qëllim që të mohoni të Vërtetën.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti