Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 7 December 2013

Strategjia e Satanit është që t’i gënjej dhe t’i mashtroj besimtarët në fillim, para se ai t’i shkatërroj ata

E Shtunë, 30 Nëntor 2013, ora 15:50

Bija Ime e dashur, sa e dua Unë botën. Sa trishtohem për çdo shpirt të vetëm që është i humbur për Mua në këtë kohë. Unë premtoj se do të kërkoj çdo person të vetëm dhe do të përpiqem t’i tërheq ata drejt Mëshirës Sime Hyjnore. Unë dëshiroj ta bëj të njohur Praninë Time, Dashurinë Time dhe Dhembshurinë Time tek secili prej tyre. Lotët e Mi, në këtë kohë, që Unë t’i tregoj ty bija Ime, po derdhen për ata që do ta refuzojnë Ndërhyrjen Time Hyjnore dhe që, si rezultat i kësaj do të zhyten kokë e këmbë në kotësinë e mashtrimit të lig.

Mundimet e Mia tani do të përsëriten, kur Trupit Tim do t’i duhet të përballet me një fshikullim të ri me kamzhik kur paganët – të cilët do të vijnë me një parrullë të re të paqes, dashurisë dhe përulësisë – do të shkelin mbi Kishën Time, para se ta kryqëzojnë atë. T
ë mënçurit në shpirt do ta njohin të Vërtetën. Lufta do të jetë e hidhur dhe çmimi i madh, i kërkuar nga ushtria e Satanit, do të jenë shpirtrat e të gjithë fëmijve të Hyjit.

Shpirtrat e besimtarëve do të jenë shënjestra e parë e Satanit dhe këtu do ta përqëndroj ai gjithë energjinë e tij. Strategjia e Satanit është që t’i gënjej dhe t’i mashtroj besimtarët në fillim, para se ai t’i shkatërroj ata. Jobesimtarët janë me pak interes për Satanin, sepse tashmë ai i ka fituar shpirtrat e tyre dhe ata përfaqësojnë fare pak vështirësi për atë. Ati Im nuk do të qëndroj në krah dhe të shikoj këtë tmerr, që ka q
ënë parathënë. Çdo mrekulli, çdo thirrje nga Qielli dhe çdo Ndërhyrje do të dëshmohet, ndërsa beteja përfundimtare – beteja më e madhe shpirtërore e të gjitha kohëve – do të shpaloset.

Ata që kanë lindur me inteligjencë nuk do të jenë më të mënçur ndaj të Vërtetës, sepse ata do të analizojnë realitetin e krijimit të tyre përmes llogjikës njerëzore. Ata të lindur me një dashuri të pastër në zemrat e tyre për Hyjin do ta pranojnë të Vërtetën, madje edhe kur ajo 
është e paqartë për ata, sepse zemrat e tyre i përkasin Hyjit dhe ata do të jenë të bekuar me Dhuratën e dijes. Ata që e luftojnë Fjalën e Hyjit dhe Ndërhyrjen e Atit Tim për të shpëtuar shpirtrat dhe që përpiqen ta pengojnë Atë të shpëtoj shpirtrat, do të gjykohen ashpër.

Ndërsa beteja për shpirtrat vazhdon, ju duhet të ktheheni gjithmonë tek Unë dhe të më kërkoni Mua t’ju ruaj, t’ju mbroj dhe t’ju ngushëlloj. Kur ju jeni me Mua, ju do ta duroni këtë dëshpërim të tmerrshëm me një qetësi që do t’ju habisi. Por nëse ju nuk mund të besoni tek Unë dhe të dorëzoheni tek Unë plotësisht, ju do t’i gjeni këto sprova, që shtrihen para jush në Kishën Time, pothuajse të pamundura për t’u zgjidhur, kaq të dhimbshme do të jenë ato.

Ju kurrë nuk duhet të harroni se Hyji është I Gjithpushtetshëm dhe se Satani nuk mund ta fitoj luftën e tij për shpirtrat. Për fat të keq, shumë nuk do të jenë mjaft të fortë në besimin e tyre apo të kenë aftësinë të dallojnë mashtruesin, që do t’ju duhet ta hasin në Emrin Tim dhe ata kurrë nuk do të jenë në gjëndje ta shpengojnë veten para Meje.

Këta janë shpirtrat, që më shkaktojnë Mua kaq dëshpërim të hidhur në këtë kohë.

Jezusi juaj