Bija ime, kur Kisha e Birit tim të rrëmbehet, seritë e ngjarjeve që do të shpalosen do të jenë pikërisht të njëjta si ato që ndodhën gjatë Kryqëzimit të Tij.
Zhurma do të jetë shurdhuese ndërsa armiqtë e Hyjit e pushtojnë Trupin e Tij dhe e poshtërojnë Atë. Ata do të gëzojnë dhe do të brohorasin fortë mes duartrokitjeve të shumta për mashtruesit, që do të dëgjohen ngado, sepse ky do të jetë një rast që do të fitoj shumë kundërshtarë kokfortë dhe armiq të mëparshëm të Kishës së Birit tim.
Çdo lloj deklarate e re mbi kuptimin e Fjalës së Shenjtë të Birit tim do të rrjedhi prej gojës së tyre. Çdo gënjeshtër, e zbukuruar me dinakëri, që të duket sikur ka kuptim, do të përdoret për t’i joshur fëmijët e Hyjit ndaj kësaj kishe të re të rinovuar. Çdo mëkat do të justifikohet, me qëllim që sa më shumë të huaj të jenë të mirëpritur në tempujt e Hyjit, deri kur gradualisht një rrëmujë e plotë të vihet re brënda mureve të saj. Ndërsa ata e rrëzojnë Kishën e Birit tim, gur pas guri, kisha e mbetur e Birit tim do të detyrohet të largohet.
Çdo argument, çdo veprim dhe çdo mbrojtje, që do të paraqesin ata që janë besnikë ndaj Kishës së Birit tim, do të shpërfillet. Ky do të jetë një Kryqëzim i heshtur, ashtu si ai që Biri im e duroi kur Ai pësoi vuajtje me më pak se një rënkim. Zërat e atyre që do të vazhdojnë të shpallin të Vërtetën nuk do të mbulohen nga media.
Asnjë vëmëndje. Madje edhe nëse ata arrijnë ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet, ata do të quhen të djallëzuar që e bëjnë këtë.
Unë ju bëj thirrje të gjithë atyre që e duan Birin tim dhe që e kuptojnë se këto shenja janë parathënë, se ata duhet të vazhdojnë t’i shërbejnë Birit tim. Shumë priftërinj, në vënd që të luftojnë për besimin e tyre dhe të qëndrojnë besnikë ndaj Birit tim, do të largohen. Të tjerët nuk do të dorëzohen dhe ata do të japin Ushqimin e Jetës tek të gjithë ata që e kërkojnë Praninë e Vërtetë të Birit tim.
Armiqtë e Hyjit do të kryejnë sakrilegje të tmerrshme, deri sa t’i kenë poshtëruar Tabernakullat. Kur ata ta kenë arritur këtë, do të pregatisin më pas fronin mbi të cilin do të ulet antikrishti.
Lutuni, lutuni, lutuni që ata prej jush që e dinë të Vërtetën të jenë në gjëndje të ofrojnë ngushëllim tek ata që do të vuajnë së tepërmi për shkak të braktisjes më të madhe që ka mbërthyer Kishën e Birit tim, Jezu Krishtit, kur të shpaloset para jush.
Hidhërimi im është i madh dhe Zemra ime është e rënduar, për shkak të mashtrimit djallëzor, që do të bier madje edhe mbi ata që e duan Birin tim shumë. Vuajtja e tyre do të jetë më e madhe nga të gjithë.