Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 11 December 2013

Nëna e Shpëtimit: Biri im vdiq për t’i shpëtuar shpirtrat tuaj, jo për t’ju çliruar nga të këqijat e kësaj bote

E Enjte, 5 Dhjetor 2013, ora 14:00

Bija ime, bota do t’i dëshmoj profecitë e La Salette ndërsa armiqtë e Hyjit, të veshur si ujq
ër në lëkurë deleje, do të ngrihen tani me krenari nga brënda Kishës së Birit tim në Tokë dhe të fillojnë të deklarojnë herezitë për të cilat unë e paralajmërova botën. Ajo kohë ka ardhur.

Ashtu si është parath
ënë, errësira ka rënë tashmë mbi Kishën dhe ky plan për të gllabëruar shpirtrat e besimtarëve do të vazhdoj deri kur Trupi i Birit tim të shkatërrohet sipas planit të antikrishtit. Ajo që shumë njerëz nuk e dinë është se armiqtë e Hyjit, të udhëhequr nga antikrishti – që ka për t’u shfaqur – besojnë në Zot. Jo vetëm që ata besojnë në Zot, por për arsye se urrejnë gjithçka që ka të bëj me Zotin, ata do të komplomentojnë kundër Planeve të Tij për të pregatitur botën për Ardhjen e Dytë të Birit tim, Jezu Krishtin.

Për çdo Fjalë që Biri im deklaron, përmes këtyre Mesazheve, ata do ta kundërshtojnë Atë duke imituar çfarë Ai thotë. Nëse Biri im thotë, pregatituni tani me anë të Sakramenteve dhe lutjes, ata, armiqtë e Tij, do të bëjnë deklarata të ngjajshme, por ato do të jenë të ndryshme. Thirrja për të ndihmuar njerëzimin – të varfërit – të persekutuarit – do të jenë fokusi i tyre kryesor, jo shpallja e Fjalës. Ata nuk do t’ju bëjnë thirrje të luteni për shpirtrat tuaj apo për shpëtimin e shpirtrave të tjerë. Përkundrazi, do t’ju kërkohet të ndihmoni këta shpirtra nga një perspektivë humanitare.

Kur ju nuk e dëgjoni thirrjen për të shpëtuar shpirtrat tuaj, prej atyre që deklarojnë se përfaqësojnë Kishën e Birit tim, atëherë ju do ta dini, përbrënda zemrave tuaja, se diçka është tmerrësisht e gabuar.

Biri im vdiq për t’i shpëtuar shpirtrat tuaj, jo për t’ju çliruar nga të këqijat e kësaj bote, që gjithmonë do të ekzistojnë deri kur Biri im të deklaroj Fronin e Tij të Ligjshëm, të premtuar Atij nga Hyji Më i Larti. Ju kurrë nuk duhet ta harroni Fjalën e Hyjit. E gjitha që ka tani rëndësi është që të luteni për shpëtimin e të gjithë shpirtrave – pavarësisht nëse ata janë mbretër apo të varfër.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/12/05/mother-of-salvation-my-son-died-to-save-your-souls-not-to-free-you-from-the-ills-of-this-world/