Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 5 December 2013

Dhimbja, persekutimi, vuajta, përqeshja dhe tallja do të jenë gjithmonë pjesë e atyre shpirtrave të zgjedhur të Zotit

E Premte, 29 Nëntor 2013, ora 16:45

Bija Ime fort e dashur, kur ju pyesni përse Unë, Jezu Krishti, do ta lejoja vuajtjen në botë, atëhere ju duhet të kuptoni Vullnetin e Hyjit. Shumë  njerëz vuajnë në botë dhe gjithmonë e kanë patur këtë. Vuajtja shkaktohet për faktin se mëkati krijon përçarje mes njerëzve. Mëkati e ndan njeriun nga Hyji dhe prandaj njeriu do të mëkatoj kundër njeriut. Unë e lejoj vuajtjen sepse ajo i sjell shpirtrat më pranë Meje, përmes pastrimit që shpirtra të tillë durojnë. 

Unë nuk gjej kënaqësi në vuajtjen. Përkundrazi, Unë Jam i Pranishëm në çdo shpirt të vetëm që duhet të duroj dhimbje dhe ankth. Është Vullneti i Hyjit që disa shpirtra vuajnë më tepër se të tjerët, sepse do të jetë përmes viktimave të tilla që shpirtrat e të tjerëve, që e meritojnë më pak Mëshirën Time, mund të shpëtojnë.

Unë e pranova vuajtjen, gjatë Mundimeve të Mia por Dhimbja dhe Përulësia Ime e mposhti shumë fuqinë e Satanit. Satani kurrë nuk mund ta përuli veten, sepse kjo është e pamundur. Dhe prandaj do të jetë përmes përulësisë, e cila del prej dhimbjes së vuajtjes, që shpirtrat mund ta dobësojnë fuqinë e tij mbi të tjerët. Dhimbja, persekutimi, vuajtja, përqeshja dhe tallja do të jenë gjithmonë pjesë e atyre shpirtrave të zgjedhur të Hyjit. Shpirtra të tillë janë më pranë Meje dhe Unë do ta përdor këtë sakrificë të tyren për të tërhequr ata shpirtra të tjerë, që kanë më shumë nevojë për Mëshirën Time, në strehën e shpëtimit.

Ky mësim është shumë i vështirë për të gjithë ju që më doni Mua dhe mund të duket i padrejtë. Por dijeni se vuajtja ju sjell madje më pranë Meje dhe kjo do t’ju japi Jetën e Përjetshme me Mua në Parajsë. Kurrë mos e bëni Hyjin me faj për vuajtjen në botë, sepse ajo shkaktohet, së pari, nga rënia e racës njerëzore, kur fëmijët e Hyjit u dorëzuan ndaj mëkatit të krenarisë.

Krenaria është rrënja e gjithë mëkatit dhe ajo është shkaku i shumë prej vuajtjes në botë. Kranaria çon në çdo mëkat tjetër dhe më pas kjo krijon përçarjen në botë dhe mungesën e drejtësisë. Të jeni të sigurtë se shumë shpejt bota do ta kuptoj më në fund kuptimin e vërtetë të Vullnetit të Hyjit. Atëherë, vullneti i njeriut do të përkulet me nderim ndaj Vullnetit të Shenjtë të Atit Tim. Deri kur të vij kjo ditë, kur njeriu ta heqi qafe krenarinë dhe të përulet para Hyjit, Më Të Lartit, vuajtja nuk do të ketë fund.

Kur bota më në fund ta pranoj të Vërtetën, Premtimin e bërë nga Unë për të ardhur përsëri, Unë do të fshij çdo lot nga sytë tuaj. Unë do të ngre të gjallë e të vdekur në lavdi dhe ata do të mbretërojnë në mbrekulli të madhe në Qiellin e Ri dhe Tokën e Re, kur të dyja do të bëhen një në Mua. Kur ju e duroni vuajtjen, të jeni të qetë, pasi ajo do të marri fund shpejt.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/29/pain-persecution-suffering-ridicule-and-mockery-will-always-be-the-lot-of-those-chosen-souls-of-god/