Friday, 27 December 2013

Krenaria është një tipar i rrezikshëm sepse ajo e bind njeriun se ai është më i madh se Zoti

E Djelë, 15 Dhjetor 2013, ora 16:45

Bija Ime e dashur, njerëzimi është i paditur ndaj Ligjeve Hyjnore dhe Vullnetit Hyjnor të Atit Tim. Njeriu është një krijesë e Zotit dhe, si i tillë, nuk i është dhënë Dhurata e Dijes në lidhje me shumë sekrete të njohura vetëm nga ëngjëjt dhe shenjtorët në Qiell. Megjithatë, një njeri nuk mund të thotë se ai e di përse Ati Im i lejon disa ngjarje të ndodhin në botë, kurse një njeri tjetër pohon se është i mirë-informuar mbi origjinën e universit. Njeriu është thjesht një shërbëtor i Zotit, por Zoti, për arsyen se Ai donte ta krijonte njeriun në Imazhin e Tij të përkryer, i dhuroi atij shumë dhunti dhe talente. Ai kurrë nuk i dha njeriut Dijen e Pemës së Jetës dhe kjo ishte për një arsye. Njeriu e shkatërroi pozitën e tij në Sytë e Zotit, kur Adami dhe Eva u larguan prej Tij, për shkak të mëkatit të krenarisë. Mëkati i krenarisë vazhdon edhe sot dhe është shkaku i ndarjes nga Zoti. Krenaria është një tipar i rrezikshëm sepse ajo e bind njeriun se ai është më i madh se Zoti. Krenaria e tundon njeriun të ndërhyj në Ligjet e Hyjnisë së Zotit. Kjo përfshin besimin se njeriu e ka të drejtën të vendosi se kujt i jepet Dhurata e Jetës dhe kush e ka të drejtën ta heqi atë.

Kranaria gjithashtu e bind njeriun se ai e di se si u krijua universi, kur ai, në fakt, është i paditur ndaj një mbrekullie të tillë. Vetëm Zoti e ka Fuqinë të krijoj gjithçka. Vetëm Zoti mund të vendosi se sa shumë Ai do ta lejoj njeriun të bëj kërkime apo të ndërhyj në Krijimin e Tij. Prapë, njeriu beson se ai i di të gjitha përgjigjet. Kur njeriu beson se ai e kontrollon fatin e tij, dhe fatin e të tjerëve, ai bie në gabim të rëndë sepse kur ai e imiton mëkatin e Luciferrit, ai do të flaket tutje. Kur njeriu refuzon t’i përgjigjet Krijuesit të tij, Ai nuk do të jetë më atje për ta ngushëlluar atë në ditën e fundit.  

Ju kurrë nuk duhet ta lejoni krenarinë t’ju bindi se ju i dini të gjitha gjërat e kësaj bote dhe përtej saj, sepse kjo është e pamundur. Përkundrazi ju duhet të dëgjoni, të pranoni udhëzimet e dhëna në Ungjillin e Shenjtë, që të mund të jetoni në paqe dhe sipas Vullnetit të Atit Tim. Sepse kur ju e përulni veten para Atij, Ai do t’ju tregoj lavdi të madhe dhe pastaj ju do ta kuptoni misterin e madh të Mbretërisë së Tij të Lavdishme në ditën e fundit.


Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: