Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 22 December 2013

Nëna e Shpëtimit: Atyre do t’ju jepen dekorata nderi në kishën e rinovuar të profetit të rremë

E Mërkurë, 11 Dhjetor 2013, ora 22:05

Bija ime, bota do të mashtrohet nga shumë akte që mendohen të jetë vepra bamirësie të mëdha. Bamirësia ndaj të tjerëve do të deklarohet të jetë veçoria më e madhe dhe më e dëshirueshme në Sytë e Hyjit.

Kur ata që kontrollojnë qeveritë, kishat dhe shtetet të bashkohen së bashku, ata do të fitojnë shumë kontroll mbi fëmijët e Hyjit. Kontrolli mbi më fatkeqët në shoqërinë tuaj mund të thotë dy gjëra. Mund të përdoret për qëllim të mirë ose për arsyen e gabuar.

Unë duhet t’ju kërkoj të gjithëve ju të qëndroni të përqëndruar, me gjithë vëmëndjen tuaj, ndaj dëshirës së Birit tim në këtë udhë të vështirë të shpëtimit. 

Shumë nga shërbëtorët besnikë të Hyjit, edhe pse me qëllime të mira, do të jenë tepër të dobët për të qëndruar në udhën e shpëtimit. Kaq i fortë do të jetë presioni mbi ata, prej atyre armiqve të Hyjit, për ta mohuar Birin tim, sa ata do të largohen nga e Vërteta.

Profeti i rremë do të paraqesi një besim të fuqish
ëm të përgjithshëm dhe kjo do të pëlqehet nga çdo heretik. Pjesa me e madhe e atyre në Kishën e Birit tim do të mashtrohen, por pothuajse një-gjysëm e shërbëtorëve të shenjtë të Birit tim do të refuzojnë të bëjnë betimin final, që do të deklarohet gabimisht si një betim ndaj Eukaristisë së Shenjtë. Eukaristia e Shenjtë dhe shkatërrimi i saj do të jenë në qëndër të të gjithë të pakënaqurve dhe disidentëve. 

Pastaj ndërsa mbrekullitë e rreme do t’i akordohen atij, shumë nga njerëzit e famshëm të botës do ta rrethojnë profetin e rremë duke kërkuar favore në oborrin e tij. 

Do të jetë atëherë kur ai do të ndërtoj një listë nderi dhe atyre do t’ju jepen dekorata nderi në kishën e rinovuar të profetit të rremë, e cila do të jetë vetëm një guackë e profetit të rremë. Të gjithë do të pranojnë çmimet e tyre për punët e mëdha bamirësie, që ata drejtojnë, nën drejtimin e mashtruesit. Secili do t’i këndoj lavde tjetrit, deri kur ata ta deklarojnë publikisht profetin e rremë të jetë një shenjtor i gjallë, për shkak të të ashtuquajturave mbrekulli që ata do të thonë se ai i krijoi si shërbëtor i Hyjit. 

Dhe pastaj, ai dhe antikrishti do të kontrollojnë shumë pjesë të botës, por Rusia dhe Azia nuk do të përfshihen, sepse këto dy perandori do të ngrihen kundër Babilonisë së Re deri kur Rroma të shkatërrohet.

Të gjitha këto ngjarje do të ndodhin dhe kur t’i shikoni ata të përdorin kishat si vëndet ku ata do të deklarojnë me krenari madhështinë e tyre, veprat e tyre të bamirësisë; atëherë ju do ta shikoni qartë se si krenaria e dikton qëllimin e tyre. Kur Rroma të ketë rënë, do të ketë më shumë trazira, por ato do të jenë jetë-shkurtër. Pastaj koha do të jetë gati për kthimin e Birit tim, Jezu Krishtit.

Ju nuk duhet t’i shpërfillni këto profeci. Kur ju të mbani anën e fesë së rreme, që së shpejti do të deklarohet, ju do të hiqni dorë nga Biri im, Jezu Krishti dhe ju do të largoheni nga Mëshira e Tij. Kurrë mos hiqni dorë nga e drejta juaj për Jetën e Përjetshme për këdo që përpiqet t’ju çoj drejt herezisë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit