Kerko Mesazhet ketu

Monday, 9 December 2013

Unë kurrë nuk do të vij përsëri me trup

E Martë, 3 Dhjetor 2013, ora 19:45

Bija Ime fort e dashur, të gjithë ata që thonë se vijnë në Emrin Tim dhe deklarojnë se po pregatisin udhën për Zotin do ta b
ëjnë veten e tyre të dëgjohen në çdo pjesë të botës – shumë zëra, shumë profetë, shumë gënjeshtarë – të gjithë ata, pa Autoritetin e Hyjit.

Të jeni vigjëlentë, sidomos, kur të dëgjoni profetin t’ju thotë se ai e ka për detyrë t’ju pregatisi për Ardhjen Time të Dytë. Kur të dëgjoni për këto gjëra dhe kur t’ju tregohet se Unë do të shfaqem në botë, me trup dhe me shpirt, dijeni se kjo nuk është e Vërteta. Unë e përsëris prapë, Paralajmërimin Tim për botën. Unë kurrë nuk do të vij përsëri me trup. Unë erdha, herën e parë, me trup, por kur Unë të vij përsëri, Unë do të vij pikërisht në të njëjtën mënyrë si e lashë Tokën – mbi retë.

Së shpejti do t’ju tregohen vepra të mëdha, që do të besohen të jenë punë të mëdha në pregatitje për Ardhjen Time të Dytë. Një numër sh
ërimesh të mbrekullueshme të planifikuara me kujdes do t’i tregohen botës prej atyre armiqve të Hyjit të cilët do të thonë se janë prej Meje. Shumë do të befasohen aq sa do ta besojnë këtë mashtrim djallëzor. Sa shumë mbrekulli, vepra të mëdha – të gjitha të besuara të jenë nga Dora e Hyjit – do të bindin madje edhe skeptikët se mbrekullitë hyjnore kanë ndodhur. Tituj të mëdha do të hidhen mbi këta përfaqësues të rremë, të cilët thonë se e udhëheqin popullin Tim. Së shpejti bota do ta deklaroj hapur se këta mashtrues janë shenjtorë të gjallë dhe nuk do të jetë gjatë para se ata të prezantojnë antikrishtin.

E gjithë kjo pregatitje ka qënë e planifikuar për 7 vjet dhe shpejtësia me të cilën po futen ndryshime të tilla radikale nuk është rastësi. Ardhja Ime e Dytë do të bëhet një çështje e zakonshme diskutimi. Të gjithëve do t’ju kërkohet të pregatiten për këtë Ngjarje të Madhe, por gabimet në doktrinën e Krishtere do të jenë me bollëk. Vetëm ata me sytë e hapur, që mund ta shikojnë të Vërtetën dhe ata që nuk kanë frikë të përballen me të Vërtetën, do t’i kuptojnë këto gënjeshtra. Dhe për ata, kjo do të paraqesi një barrë shumë të rëndë. Mes gjithë të bërtiturave, lavdërimeve të shumta, që do të mbulojnë ata që i kanë vjedhur Fronet e Mënçurisë, do të flitet fare pak për Fjalën Time të Shenjtë. Gjithçka që do të flitet do të jetë mbi rëndësinë e punëve të mira. As edhe një fjalë për punën që duhet për të kërkuar shpëtim, sipas Fjalës së Hyjit.

Kur bota jobesimtare, më në fund të dorëzohet dhe të bashkoj forcat me mashtruesit, që do të marrin në kontroll Tempullin e Hyjit, koha do të vij shumë shpejt që paturpësia më e madhe t'ju d
ëshmohet. Kjo do të jetë kur Tempulli të jetë krijuar për t’u bërë froni i antikrishtit. Deri atëherë, ata që do ta adhurojnë antikrishtin do të numërohen me miliarda. Megjithatë, ata që e dinë të Vërtetën nuk do të kenë shumë kohë për të pritur, sepse sundimi i bishës do të jetë shumë i shkurtër. Dhe pastaj trumpeta do të dëgjohet. Në atë ditë këta armiq të Hyjit do të flaken në liqenin e zjarrit, ashtu si është profetizuar.

I kujtoni profecitë. 

Ato do të ndodhin ashtu si janë parashikuar – ata mashtrues, që thonë se vijnë në Emrin Tim, do të pëlqehen, duartrokiten dhe adhurohen. Ata që vijnë në Emrin Tim do të përbuzen dhe urrehen. 

Por prej gojëve të tyre do të dali Zjarri i Shpirtit të së Vërtetës dhe me anë të vuajtjeve të tyre shumë të tjerë do të shpëtohen që përndryshe nuk do të kishin shpëtuar.

Jezusi juaj