Wednesday, 1 October 2014

Nëna e Shpëtimit: Mëkati është një fakt. Ai egziston, dhe do të vazhdoj të egzistoj deri në Ardhjen e Dytë të Krishtit

E Shtunë, 27 Shtator 2014, në 19:20

Bijtë e mi të dashur, sa zemërthyej jam gjatë këtyre kohëve të tmerrshme, kur njeriu është ngritur për të kundërshtuar Zotin në sa shumë mënyra.

Ligjet e Zotit janë shpërfillur në mbarë botën sepse mëkati nuk njihet më të jetë i gabuar. Përkundrazi, ai justifikohet në çdo mundësi me qëllim që njeriu të mos bëj më dallim mes të drejtës dhe të gabuarës. Kur ju e mbështesni mëkatin, në të gjitha format e veta, dhe e daklaroni atë të jetë pa pasoja, atëherë ju kurrë nuk do të jeni të kënaqur. Mëkati, kur shihet thjesht si një gabim njerëzor, do të çoj në mëkat më të rëndë dhe më serioz deri kur përfundimisht, do të çoj në errësirën e shpirtit dhe ndarjen nga Zoti. Kjo do të lër një boshllëk në shpirtin tuaj, e cila do të sjelli një formë pakënaqësie, që nga e cila është e vështirë të shkëputeni.

Errësira vjen nga shpirti i keq. Drita vjen nga Zoti. Mëkati sjell errësirë dhe, nëse ju nuk e dalloni mëkatin, dhe të kërkoni falje, ai do të rritet dhe do të keqësohet deri sa ta mbysi shpirtin. Asgjë në këtë botë nuk do t’i sjellë shpirtit lehtësimin që ai kërkon, dhe as nuk do të mundet. Vetëm pajtimi mes shpirtit dhe Zotit mund ta çliroj atë nga ky mbërthim.

Mëkati është një fakt. Ai egziston, dhe do të vazhdoj të egzistoj deri në Ardhjen e Dytë të Krishtit. Fëmijët e Zotit, që i kuptojnë 10 Urdhërimet, të dhëna nga Ai, do ta dinë se njeriu duhet t’i kërkoj Zotit falje për çdo herë që ai mëkaton. Nuk ka rëndësi nëse ai e kërkon Zotin dhe i lyp Faljen e Tij vazhdimisht, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të qëndruar i bashkuar me Atë. Në këtë mnëyrë, ju do të merrni shumë Hire dhe ju do të rriteni dhe banoni në Dritën e Zotit.

Njeriu duhet ta pranoj dobësinë e tij për shkak të egzistencës së mëkatit. Ai duhet ta pranoj se si mëkati mund ta ndaj atë nga Zoti. Kur ai nuk e pranon këtë fakt atëherë ai po thotë se është i barabartë me Zotin. Pa besimin në egzistencën e mëkatit njeriu nuk mund t’i shërbej Zotit. Është pikërisht atëherë kur ndarja mes shpirtit dhe Krijuesit të tij bëhet më e madhe deri sa nuk do të ketë më komunikim mes njeriut dhe Zotit. 

Është dëshira e Satanait për të kapur shpirtrat dhe për të penguar shpëtimin e tyre. Nëse njeriu nuk e pranon rëndësinë e njohjes së Ligjeve të Zotit, ai do ta mohoj Atë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht: