Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 9 June 2016

Ardhja e Dytë do të ndodhë menjëherë pas Paralajmërimit

E Mërkurë, 14 Dhjetor 2011, në 19:15

Bija Ime më e dashur, ti gjithmonë duhet të besosh tek Unë dhe dije se asnjë Mesazh i vetëm të dhënë ty nuk do të ndotet kurrë.

Ti je fort e ruajtur në Zemrën Time Më të Shenjtë dhe dora jote po udhëhiqet prej Dorës Sime.

Vetëm Fjala Ime e Shenjtë mund dhe do të shkruhet ndonjëherë prej teje për t’i përcjellë Mesazhet e Mia për të gjithë njerëzimin.

Ti nuk duhet të përpiqesh që ta përcaktosh datën për Paralajmërimin. Unë nuk mund ta zbuloj këtë datë, sepse kjo nuk është sipas Vullnetit të Atit Tim të Përjetshëm. 

Paralajmërimi do të ndodhë shumë papritur dhe kur njeriu të kapet në befasi.

Koha është shumë e shkurtër, prandaj kaloni sa më shumë kohë duke u lutur fort për të shpëtuar shpirtrat. Të gjithë shpirtrat.

Ndëshkimi është mbajtur dhe do të ndodhë vetëm nëse njeriu nuk arrin të pendohet dhe të kthehet në numër të madh nga udhët e tij të liga pas Paralajmërimit.

Ati Im e ka dhënë lejen për ta lajmëruar Ardhjen Time të Dytë brenda një kohe shumë të shkurtër në Tokë. Ajo do të ndodhë menjëherë pas Paralajmërimit. Të gjithë shpirtrat duhet të jenë plotësisht të përgatitur.

Lutja tjetër (14) e Kryqëzatës për të shpëtuar shpirtrat është si më poshtë:

Lutje Hyjit Atë për mbrojtje kundër Luftës Bërthamore dhe për të kërkuar Shpëtim. 

O Ati i Gjithëpushtetshëm, Hyji Më i Larti, të lutem ki Mëshirë mbi të gjithë mëkatarët. Hapi zemrat e tyre që ta pranojnë Shpëtimin dhe të marrin një bollëk me Hire. Dëgjoji lutjet e mia për familjen time dhe bëj të mundur që gjithsecili të gjejë hir në Zemrën Tënde të Dashur.

O Ati Hyjnor Qiellor, mbroji të gjithë fëmijët e Tu në Tokë nga ndonjë luftë bërthamore apo nga akte të tjera që po planifikohen për të shkatërruar fëmijët e Tu. Na ruaj nga çdo e keqe dhe na mbro. Na ndriço që t’i hapim sytë, ta dëgjojmë dhe ta pranojmë të Vërtetën e Shpëtimit tonë, pa asnjë frikë në shpirtrat tanë. Amen.

Shkoni në Paqe.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti