Thursday, 2 June 2016

Hyji Atë: Premtim për Imunitet për ata që e refuzojnë Jezusin

E Diel, 11 Dhjetor 2011, në 15:30
Bija Ime e shtrenjtë, faleminderit që iu përgjigje kësaj thirrjeje të rëndësishme nga Mbretëria Qiellore kur Unë të kërkova ta pranoje Bashkimin Shpirtëror me Birin Tim të shtrenjtë, Jezu Krishtin.
Unë Jam i Pranishëm në Birin Tim, Jezusin, ashtu si Ai është në Mua, të bashkuar me Dashurinë e Shpirtit të Shenjtë. Shpirti yt, kështu, është tani i ndërthurur me Timin dhe çdo gjë do të bëhet shumë më e qartë për ty.
Fëmija Im, ti po brumosesh në atë krijesë që Unë e dëshiroj, që të bëhesh plotësisht e denjë për këtë Mision Hyjnor. Lotët e ndërhyrjes Hyjnore t’u dhanë në mënyrë që ti të arrije ta dalloje në çast këtë thirrje të re, të papritur. Tani që ti i ke derdhur lotët e tua, mos qaj më sepse vetëm lumturia do të mbretërojë në shpirtin tënd tani e tutje.
Bija Ime, Unë trishtohem që asnjëri nuk më njeh më Mua në botë. Shumë më kanë harruar Mua plotësisht. Unë nuk kam asnjë rëndësi për aq shumë prej fëmijëve të Mi.
Ti duhet të më ndihmosh Mua, bijë, kur Unë e shfaq Praninë Time, që Unë të njihem përmes lutjes.
Të lutem, lutu që i gjithë njerëzimi ta pranojë Dhuratën e Jetës së Re, e cila do t’i jepet tani atyre nga Biri Im i dashur, Jezu Krishti.  
Asnjëri nuk e kupton me të vërtetë shqetësimin Tim për ata shpirtra që më refuzojnë Mua apo Ekzistencën e Shpëtimtarit që Unë e dërgova në botë.
Këta shpirtra të gjorë, kaq të mbushur me shpjegime logjike të përdorura për ta hedhur poshtë me arrogancë Ekzistencën Time, janë të humbur për Mua në këtë kohë. Shpëtimi i tyre i vetëm – pasi shumë do ta refuzojnë ofertën e Mëshirës Hyjnore gjatë Paralajmërimit – do të jetë përmes lutjes së atyre fëmijëve që e duan Atin.
Kaq shumë, të cilët nuk më pranojnë Mua, dinë akoma fare pak rreth Meje. Unë Jam një Hyj i Dashurisë Atërore, një Atë qiellor që vëzhgoj përmbi secilin fëmijë Timin, të fortin, të dobëtin, të sëmurin, të mirin dhe të ligun. Asnjëri nuk është i përjashtuar nga Dashuria Ime e pafund, pavarësisht se sa i errët është shpirti i tyre.
Unë ju lutem, fëmijë, që të luteni tek Unë në Emër të Birit Tim, për shlyerjen e të gjitha mëkateve të njerëzimit.
Biri Im do ta mbështjelli të gjithë njerëzimin tani dhe kur Ndriçimi i Ndërgjegjes të ketë kaluar lutjet tuaja me të vërtetë nevojiten në atë fazë. Lutjet tuaja, fëmijë, do të ndihmojnë për t’i shpëtuar ata njerëz që me mosbindje do të vazhdojnë ta refuzojnë Mëshirën që Biri Im do t’iu tregojë atyre.
Premtimi im solemn, fëmijë, për të gjithë ata prej jush që më thërrasin Mua, në emër të Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja, është se atyre do t’u dhurohet imunitet i menjëhershëm. Hire të veçanta do t’i jepen secilit prej jush që kryen një muaj të plotë lutjesh për shpirtrat e tyre. Këtu është çfarë Unë ju kërkoj të thoni:(Lutja 13 e Kryqëzatës)
“O Ati Qiellor, përmes Dashurisë së Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, Vuajtja e të Cilit në Kryq na shpëtoi nga mëkati, të lutem shpëtoji të gjithë ata që akoma e refuzojnë Dorën e Tij të Mëshirës. Vërshoi shpirtrat e tyre, Atë i dashur, me shenjën Tënde të Dashurisë. Unë të lutem Ty, Ati Qiellor, dëgjoje lutjen time dhe shpëtoji këto shpirtra nga mallkimi i përjetshëm. Përmes Mëshirës Tënde lejoi ata të jenë të parët për të hyrë në Epokën e Re të Paqes në Tokë. Amen.”
Ati juaj qiellor
Hyji Më i Larti
(Sqarim: imuniteti do t’u dhurohet atyre për të cilët ju luteni.)
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/11/god-the-father-promise-of-immunity-for-those-who-reject-jesus/